Ka vijuar për të katërtën ditë radhazi protesta e qytetarëve kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe Nartë të Vlorës.
Edhe sot pati një numër të lartë të protestuesisht që mbushën Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Ashtu siç duket dhe nga pamjet me dron të siguruara nga Panorama Online mijëra në shesh brohorasin për largimin nga Kryeministria të Edi Ramës.
Duhet shënuar se sot pati dhe përplasje me policinë për shkak të një gardhi metalik, të vendosur nga policia te ura e Lanës, rrethim që u ça nga protestuesit për të shkuar drejt Kryeministrisë.


