Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi ishte sot në “Oponencë” teksa foli mbi nivelin ekonomik të vendit. Sipas tij jemi 70 vite larg mesatares ekonomike të vendeve të Bashkimit Evropian. Ndërkohë ai thekson se me këtë nivel varfërie nuk mund të pritet që vendi të ketë një nivel më të lartë demokracie. Zef Preçi: Në nivel varfërie që ka vendi mos mendoni se mund të jetë shumë lart demokracia. Kur shitet tjetri me thes mielli, kur zgjerohet administratat, po përdoret shteti për vazhdimin kësaj qeverisje. Kemi devijuar nga principe elementare që duhet të kishte vendi. Nuk besoj se klasa politike jonë qëllim…
Author: almakos
Disa orë pas takimit dhe pasi i analizoi deklaratat e liderëve, kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se ky takim nuk prodhoi asnjë zgjidhje për problemet kyçe me të cilat përballet shteti. Qeverisë, sipas tij, po i shpejtohet për zgjedhjet të reja. Kjo, për shkak se vendi po futet në borxhe të reja dhe me mungesa të mëdha buxhetore për paga dhe subvencione. Filipçe përsëriti se janë kundër shfuqizimit të Qeverisë teknike me arsyetimin se shtetit dhe shoqëria nuk është gati për një gjë të tillë. Megjithatë, ai paralajmëroi mbështetje vetëm për ligjet e agjendës reformuese. MARKETING
Pas arratisjes së Altin Ndocit mesditën e së martës (13 janar), shumë persona që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë po transferohen nga burgu i Durrësit drejt atij të Fierit. Ky vendim vjen pas kërkesës së ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari gjatë një takimi me drejtuesit e burgjeve, ku kërkoi masa të menjëhershme për forcimin e sigurisë në sistemin e burgjeve dhe transferimin e të burgosurve që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë. Burgu i Durrësit nuk është një burg me siguri të lartë, ndaj është parë e arsyeshme që personat me rrezikshmëri të lartë të mos qëndrojnë më në këtë burg. Bëhet…
“Për herë të parë pas 35 viteve u mbajt një takim i liderëve në të cilin u ofruan zgjidhje dhe nuk u gjeneruan konflikte”.Kështu e përshkroi kryeministri Hristijan Mickoski takimin e liderëve, të thirrur nga ai, që zgjati plotë 3 orë. Në takim përveç kryeministrit morën pjesë, koalicioni VLEN me BIlall Kasamin dhe Bekim Qokun, Aleanca Kombëtare për Integrim me Ali Ahmeti dhe Rina Ajdarin, ZNAM u përfaqësua nga sekretari i përgjithshëm i partisë Goran Minçev dhe Boban Karapejovski dhe partia Levica nga Dimitar Apasiev. Kryeministri Mickoski në prononcimin pas takimi tha se për shumë çështje kemi qëndrime të njëjta,…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme i konfirmoi emrat e Valbon Limanit dhe Isen Shabanit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Oner Jakullovskit nga koalicioni “Maqedonia Juaj” dhe Arian Ibrahimit nga Partia Demokratike e Turqve, për kryetarë të rinj të komunave Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë. Zëdhënësi i KSHZ-së, Abdush Demiri tha se Komisioni i obligon komisionet zgjedhore komunale të veprojnë sipas Kodit zgjedhor dhe menjëherë t’i publikojnë rezultatet përfundimtare nga votimi i mbajtur më 11 janar. Angellço Ristov nga KSHZ-ja u përqëndrua në vendvotimin në Gostivar, ku nuk u realizua votim. “Para se Komisioni të…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë një njoftim të rëndësishëm për cilësinë e ujit të pijshëm në Kosovë, duke theksuar se disa zona përballen me probleme serioze. Sipas raportit të fundit, uji nga Badoci nuk rekomandohet për pije për shkak të turbullirës së rritur. Kjo situatë ka ngritur shqetësime për shëndetin e qytetarëve, duke i bërë ata të pyesin për burimet e sigurta të ujit. Megjithatë, në fabrikat e trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Batllavë, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara. Kjo është një lajm i mirë për banorët e këtyre komunave, të cilët mund të…
Pas arratisjes së të burgosurit Altin Ndoci, ministri i Drejtësisë ka thirrur sot një takim të posaçëm me drejtuesit e të gjitha Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në vend, duke kërkuar masa të menjëhershme për forcimin e sigurisë në sistemin e burgjeve. Ministri bëri të ditur se, pas shkarkimit të drejtorit të IEVP Durrës dhe pezullimit të menjëhershëm të gjithë zinxhirit përgjegjës pas ngjarjes së rëndë, ka kërkuar ndërhyrje urgjente për rritjen e kontrollit, forcimin e masave të sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme në institucionet e vuajtjes së dënimit. Gjithashtu, ai i ka kërkuar…
Nata e mbrëmshme ka qenë tragjike për një familje në Tetovë, ku babai 76-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa djali i tij 51 vjeçar ka marrë lëndime të rënda. Ky është bilanci i tragjedisë, kur banesa e tyre ishte përfshirë nga flakët, e cila është përhapur me shpejtësi dhe….ka qenë fatale për 76-vjeçarin. Më pak pasoja ka pasur djali 51-vjeçar i viktimës. Ai ka pësuar djegie gjatë përpjekjeve për ta shuar zjarrin, ndëra me automjet të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Ekipet e zjarrfikësve kanë qenë në terren me tre automjete. Në…
Ministria e Ekonomisë dhe Punës momentalisht nuk e konsideron të nevojshme që të ndërhyjnë me masa qeveritare për uljen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore. Ministria ka bërë analizat e paralajmëruar dhe sipas tyre, çmimet kanë shënuar ulje për 0,4 përqind. Nisur nga këto rezultate, ministria do të pret që ky trend të vazhdojë, para se të vendosin që të ndërmarrin ndonjë masë. Besar Durmishi, Ministër i Ekonomisë dhe Punës “Tani për tani nuk shohim arsye që të ndërmarrin ndonjë kufizim të marzhës përfituese apo kufizim të çmimeve. E ndjekim situatën çdo ditë, jemi në komunikim me përfaqësues të Inspektoratin…
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka firmosur sot shkarkimin e drejtorit të IEVP Durrës, Indrit Cërloj. Vendimi vjen një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit. Veç shkarkimit të drejtorit, Lamallari ka kërkuar nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, një plan të ri të vlerësimit të sigurisë dhe rishpërndarjes mbi bazën e rrezikshmërisë së të dënuarve dhe paraburgosurve në IEVP Durrës, duke konsideruar edhe transferimin në burgje të tjera të sigurisë së lartë. Pas ngjarjes së arratisjes se Altin Ndocit, mësohet se Lamallari i ka kërkuar…
Bilall Kasami nga koalicioni VLEN, pas takimit të liderëve në Klubin e deputetëve, tha se koalicioni i tij mbështet largimin e qeverisë teknike. Ai shpjegoi se, nëse të gjitha partitë bien dakord, qeveria teknike mund të hiqet që nga zgjedhjet e ardhshme. Nëse nuk ka pajtim, qeveria teknike do të vazhdojë për zgjedhjet e ardhshme dhe pastaj do të shfuqizohet. “Propozimi ynë ishte që, nëse bien dakord të gjitha partitë, qeveria teknike të hiqet menjëherë. Nëse nuk ka marrëveshje, edhe këto zgjedhje të bëhen me qeveri teknike, por pas tyre të mos ketë më qeveri teknike,” tha Kasami. MARKETING
Ish-kryepolici Shemsi Prençi deklaron se asnjë standard dhe protokoll sigurie nuk është zbatuar në rastin e shoqërimit të të paraburgosurit Altin Ndoci në spitalin e Durrësit, ndaj zinxhiri komandues dhe përgjegjës për këtë rast duhet të ishte arrestuar i gjithi në flagrancë. Ai mendon se për planin dhe realizimin e arratisjes mund të jenë paguar deri në 1 milion euro, pasi nuk është zbatuar asnjë masë sigurie, deri tek mungesa e prangave tek i paraburgosuri Ndoci, që sipas pamjeve shihet se vrapon i lirë. “Ata duhet të ishin arrestuar në flagrancë të gjithë. Unë mendoj se ata janë të implikuar…

