“Edi Rama, të ka mbetur vetëm një vendim i fundit për të marrë, të japësh dorëheqjen”, kjo ishte thirrja e një prej qytetarëve në protestën masive që mbahet para kryeministrisë për të katërtën ditë me radhë kundër ndërtimeve në Zvërnec.
Ai e cilësoi kryeministrin si “kryehajdut dhe tradhtar i Shqipërisë”, dhe për këtë arsye i bëri thirrje të japë dorëheqjen nga detyra një orë e më parë.
“Pa hequr dorë ti nga kjo zyrë, ne nuk do të largohemi. Do të rrimë këtu deri sa të thuash: “Jam i mbaruar’”, paralajmëroi ai.
Qytetari: Edi Rama, të ka mbetur vetëm një vendim i fundit për të marrë, të japësh dorëheqjen. Koha jote e talljes me shqiptarët, me Kombinatin, Durrësin, Lezhën, Vlorën dhe e vjedhjes së Shqipërisë i erdhi fundi.
Ti je hajdut dhe kryehajdut, je tradhtar i Shqipërisë. Duhet të japësh dorëheqjen një orë e më parë.
Pa hequr dorë ti nga kjo zyrë, ne nuk do të largohemi. Do të rrimë këtu deri sa të thuash: “Jam i mbaruar”. Kam vetëm një fjalë për të gjithë shqiptarët e lodhur dhe të munduar nga Edi Rama, të qëndrojmë këtu deri sa të realizojmë dorëheqjen e Edi Ramës.


