Ministri i transformimit digjital, Stefan Andonovski gjatë emisionit Impakt ka komentuar frikën që është përhapur në opinion se, me zhvillimin e veglave të inteligjencës artificiale do të shuhen disa profesione. Ai tha se, është e vërtetë se profesione të caktuara do të pësojnë transformim, por pavarësisht kësaj punë do të ketë, megjithatë, shtoi ai, aftësitë që do të duhet t’i përvetësoni ndryshojnë dhe ky proces i transformimit kërkon më shumë aftësi dhe më shumë njohuri, nga ana e të gjithë të punësuarve.
“Dy profesionet që janë ndryshuar plotësisht, apo janë shuar, të themi ne tashmë nuk kemi daktilografë në administratën publike, nuk kemi llogaritar, ato më pas u bën kontabilistë, ndërsa tashmë janë kontabilistë të certifikuar, do të thotë punojnë me licenca. Kështu që, është e natyrshme që proceset dhe mënyra e punës së funksioneve të caktuara në administratën publike të ndryshohen. Për shembull, ne kishim zyrë shkrimi, tash kemi arkiv, ajo tashmë integrohet në një person, në vend që të jetë 10 persona dhe është plotësisht e digjitalizuar, të paktën në ministrinë time, që do të thotë nga nevoja që të keni 6 ose 7 arkivues dhe shkruesë, tash keni nevojë të keni 1 apo maksimum 2. Por, këto njerëz, me aftësitë e përvetësuara për digjitalizim tashmë ndihmojnë në arkiva dhe zyra shkrimi në ministri të tjera se si të digjitalizohen edhe ato”, theksoi Andonvski.


