Gjykata e Lartë ka publikuar arsyetimin e vendimit me të cilin anuloi aktgjykimin e Gjykatës së Apelit për aksidentin tragjik pranë Laskarci, ku humbën jetën 16 persona.
Sipas Gjykatës së Lartë, Apelacioni nuk ka dhënë arsyetim të mjaftueshëm për përgjegjësinë penale të të dënuarve dhe nuk ka shpjeguar qartë lidhjen mes veprimeve të tyre dhe aksidentit, si dhe provat mbi të cilat janë bazuar dënimet.
Ekspertizat kanë përcaktuar se shkak i aksidentit ishte lëshimi i shoferit Manoil Trifunovski, i dënuar me 14 vite burg, ndërsa është konstatuar edhe gjendje teknike e parregullt e autobusit. Megjithatë, Gjykata e Lartë vlerëson se nuk është sqaruar sa ka ndikuar kjo gjendje në aksident dhe as përgjegjësia e personave të tjerë të dënuar.
Në mesin e tyre është edhe pronari i “Durmo Turs”, Durmish Beluli, të cilit dënimi iu rrit nga katër në 10 vite burg. Gjykata ka kritikuar gjithashtu mënyrën e shqyrtimit të disa kërkesave gjatë procedurës gjyqësore.
Lënda tashmë është kthyer në Gjykatën e Apelit dhe i është caktuar një gjyqtar i ri referues. Beluli vazhdon të vuajë dënimin në “Idrizovo”, ndërsa shefi i parkut të automjeteve të “Durmo Turs”, Remzi Miftari, mbetet në arrati.
The post Gjykata Supreme e elaboroi pezullimin e aktivendimit për Llaskarcën appeared first on TV-SHENJA.



