Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër shokë që kishin hyrë në det, janë përballur me dallgët e forta.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se të rinjtë janë marrë nga rrymat dhe dallgët e detit, ndërsa dy prej tyre dyshohet se ka humbur jetën.
Ndërkohë, dy të tjerë mësohet se janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet lidhur me rrethanat e ngjarjes.


