Кryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për statusin e gjuhës shqipe në Maqedoni dhe Marrëveshjen e Ohrit. Ahmeti thotë se “dua të ndaj një shqetësim që mbrëmë kam përjetuar me shumë pezm: prononcimin e Albin Kurtit në televizionin e Kosovës rreth statusit të gjuhës shqipe këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo është një çështje që nuk duhet të më shqetësojë vetëm mua, por është një shqetësim kombëtar që të gjithë bashkë ta mendojmë dhe porosi të delegojmë jo vetëm tek Albin Kurti, por tek çdo institucion si në Shqipëri,…
Author: almakos
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e Konkursit Ndërkombëtar për Rikualifikimin e Pallati i Kongreseve, ku theksoi nevojën për një transformim të thellë të godinës, duke ruajtur identitetin e saj. Sipas Ramës, objekti përballet me probleme serioze që kërkojnë ndërhyrje, ndërsa projekti synon ta sjellë ndërtesën në standardet bashkëkohore të teknologjisë, funksionalitetit dhe cilësisë së hapësirave. Sipas kreut të qeverisë, qëllimi është që Pallati i Kongreseve të mos mbetet një hapësirë e izoluar që gjallërohet vetëm gjatë aktiviteteve të veçanta, por të shndërrohet në një destinacion të përhershëm për jetën kulturore dhe turistike të kryeqytetit. “Ndërtesa ka probleme serioze…
Një fenomen spektakolar ndriçues u kap nga kamerat e sigurisë dhe qytetarët në të gjithë Britaninë, kur një top zjarri i madh jeshil u shfaq në qiell pak pas mesnatës, duke shkaktuar habi dhe pyetje rreth origjines së tij, ndërsa fjalë për fjalë e ktheu natën në ditë.Një pamje e jashtëzakonshme u regjistrua në qiellin britanik të dielën në mbrëmje (13 prill), kur një top zjarri i madh jeshil u shfaq papritur, duke lënë qytetarët të shtangur dhe të habitur. Kjo ngjarje ka shkaktuar një valë diskutimesh dhe spekulimesh në rrjetet sociale. Kamerat e sigurisë në zona të ndryshme të…
Mbi 26,600 maturantë në të gjithë vendin kanë nisur provimet e Maturës Shtetërore, ku sot ata do të testohen në gjuhën e huaj. Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë maturantët, duke u uruar mbarësi dhe suksese në këtë proces të rëndësishëm. “Sot është një ditë e veçantë dhe plot emocione për mbi 26,600 maturantët tanë, të cilët nisin rrugëtimin e provimeve të Maturës Shtetërore. Dua t’i uroj me gjithë zemër secilit prej jush mbarësi dhe shumë suksese”, shkruan Kumbaro. Sipas saj, për të garantuar mbarëvajtjen dhe integritetin e procesit, në 144 qendra provimi…
Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se hetimet e SPAK për çështjen e Zvërnecit nuk janë të reja, por kanë nisur rreth një vit e gjysmë më parë dhe po vijojnë me intensitet. E ftuar në Studio24, Lala tha se Prokuroria e Posaçme ka grumbulluar materiale hetimore që, sipas saj, mund të çojnë në zhvillime të rëndësishme dhe të prekin figura të nivelit të lartë. “Jemi ende herët të dimë ç’po ndodh me Zvërnecin, por SPAK ka një dosje që mund të përvëlojë në nivele të lartaHetimi nga SPAK nuk ka nisur sot, vijon prej 1 viti e gjysmë. Sot janë ushtruar…
Gazetarja Klodiana Lala, teksa ka komentuar reagimet e kryeministrit Edi Rama për protestën e qytetarëve kundër ndërtimeve në zonën e Zvërnecit, është shprehur se kreu i qeverisë nuk i druhet këtyre tubimeve, por hetimeve nga Prokuroria e Posaçme. “Unë mendoj se zoti Rama më shumë se sa protesta dhe më shumë se sa çfarë po ndodh, trembet nga hetimi i SPAK”, tha ajo, pasi sot u bë me dije se Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar disa kontrolle në Tiranë dhe Vlorë në kuadër të hetimeve për dyshimet mbi tjetërsimin e pronave në zonën e Zvërnecit. Po ashtu, Lala tha se SPAK…
Me rastin e dorëheqjes së Arben Fetait nga posti i zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, VLEN ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë ushtrimit të detyrës. Në njoftimin për media, VLEN vlerëson se Fetai ka treguar korrektësi, seriozitet dhe profesionalizëm, si dhe përkushtim ndaj parimeve të qeverisjes së mirë, llogaridhënies dhe përgjegjësisë institucionale. Po ashtu, koalicioni thekson se e respekton vendimin e tij për t’u larguar nga funksioni dhe e falënderon për bashkëpunimin e deritanishëm. Në fund të njoftimit, VLEN i uron Fetait shëndet, suksese dhe mbarësi në angazhimet e ardhshme.
Deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, në emisionin “Debat në SHENJA”, kritikoi qasjen e zëvendëskryeministrit të parë, Bekim Sali, ndaj studentëve nga Shqipëria që kishin ardhur për të protestuar lidhur me provimin e jurisprudencës. Sipas Zendelit, deklaratat e tij ndaj studentëve kanë qenë të papërshtatshme dhe kanë tejkaluar një reagim institucional. “Më shqetësuese ishte fakti që zëvendëskryeministri i parë shkoi shumë më larg se vet kryeministri mori guximin edhe të ironizojë mos të them edhe të ofendojë studentët e Shqipërisë duke adresuar se nuk e dijnë se pse protestojnë. Në ndërkohë në kishim një solidarizim nga studentët e SHqipërisë që…
Deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, e ftuar sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, kritikoi qasjen e zyrtarëve të koalicionit VLEN, duke thënë se ata vazhdimisht ia atribuojnë përgjegjësinë BDI-së për procese dhe çështje për të cilat, sipas saj, nuk po arrijnë të gjejnë zgjidhje. Sipas Zendelit, proceset demokratike duhet të avancohen vazhdimisht dhe nuk duhet të pengohen nga ndryshimet e pushtetit. “Të gjitha proceset të cilat e cilësojnë dëmokracinë duhet të avancohen. Dhe asnjëherë unë nuk di ndonjë praktikë kështu siç ndodh në Maqedoninë e Veriut. Jo vetëm në RMV, por siç ndodh me koalicionin VLEN ndaj BDI-së. Unë…
Një prej protestuesve sot para Kryeministrisë u shpreh se Rama u përpoq të intimidonte protestuesit si të sponsorizuar prej grekut dhe serbit. Ajo u shpreh se të gjithë aty në shesh janë shqiptarë të cilët duan Zvërnecin zonë të mbrojtur. Sakaq, ajo bëri thirrje që kryeministri Rama të japë dorëheqjen dhe të shkojë para drejtësisë. Protestuesja: Sot u munduan të na intimidojnë duke na thënë si të shitur te greku të sponsorizuar nga serbi. Mendon se intimidon duke thënë myslimanë pa Kuran. Sot jemi të gjithë shqiptarë, për zonën e mbrojtur, për mos tu privatizuar prona publike. Jemi këtu. Sot Rama…
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, kishte paraqitje në hapjen e Forumit Energjetik të Maqedonisë ‘MEF 2026’, i cili këtë vit mbahet si ngjarje e organizuar në partneritet zyrtar me nismën “Road to COP31” Në fjalimin e tij, ministri Hoxha theksoi se siguria energjetike dhe qëndrueshmëria ndaj ndryshimeve klimatike janë sot sfida të lidhura ngushtë mes vete dhe nënvizoi se Forumi paraqet një platformë të rëndësishme për hapjen e çështjeve kyçe dhe për gjetjen e zgjidhjeve konkrete për tranzicionin energjetik. “Ndryshimet klimatike tashmë po i ndiejmë përmes thatësirave, zjarreve, valëve të të nxehtit dhe rritjes së pasigurisë…
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, ka reaguar ndaj propozimit që provimi i jurisprudencës të zhvillohet me pjesën teorike në gjuhën shqipe dhe pjesën praktike në gjuhën maqedonase, duke e cilësuar atë si një kthim pas në standardet e arritura për të drejtat gjuhësore. Në një reagim publik, Osmani tha se ky model i kujtoi vitin 1993, kur pas shumë përpjekjesh u hapën dy klasat e para në gjuhën shqipe në Shkolla e Mesme e Mjekësisë në Shkup, ku ai vetë ishte nxënës. Sipas tij, edhe në atë periudhë ishte ofruar…

