Mijëra qytetarë u mblodhën sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, anulimin e projektit në Zvërnec, si dhe shfuqizimin e një sërë nismash që, sipas tyre, cenojnë pronat e banorëve. Gjatë protestës, një qytetare nga Rrjolli mori fjalën para të pranishmëve, duke akuzuar qeverinë se po favorizon oligarkët në dëm të pronarëve të këtyre pronave. “Ne jemi mbledhur sot këtu për Zvërnecin, për Rrjollin dhe për të gjithë Shqipërinë. Unë jam nga Rrjolli dhe besoj se për katër muaj e keni parë të gjithë masakrën që na është bërë. Dhe kjo qeveri duhet t’i…
Author: almakos
Mijëra qytetarët kanë mbushur sot bulevardin para kryeministrisë për të protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec, një projekt që ka shkaktuar reagime të ashpra dhe debate të shumta publike. [embedded content] Protestuesit, të organizuar nga shoqëria civile dhe ambientalistë, fillimisht kanë rrethuar Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba, duke shprehur indinjatën e tyre pas incidentit të fundit në Zvërnec, ku një protestues u dhunua nga rojet e një kompanie sigurie private, i cili më pas u arrestua. Më pas ata marshuan drejt Kryeministrisë, ku dhe kërkuan një zëri duke brohoritur dorëheqjen e kreut të qeverisë. Qytetarët mbajnë në duar pankarta ku…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka pritur në një takim zyrtar nënkryetarin e Parlamentit të Tanzania, Mussa Azan Zungu. Përmes një njoftimi, Gashi bëri të ditur se ky ishte takimi i parë zyrtar ndërmjet dy parlamenteve, të cilin e vlerësoi si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërparlamentar. Sipas tij, gjatë takimit është biseduar për avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit më të ngushtë në kuadër të organizatave ndërkombëtare. “E vlerësova këtë takim të parë zyrtar ndërmjet dy parlamenteve si një hap të rëndësishëm për forcimin e…
Ish-administratori i shoqërisë koncesionare “Vlora International Airport”, Valon Lluka, ka thyer heshtjen duke publikuar komunikimet personale me Behgjet Pacollin, me anë te cilave dëshmojnë se ky i fundit miratoi shitjen e 47 për qind të aksioneve të Aeroportit tek, ortaku Valon Ademi. Përmes një letre publike, Valon Lluka i cili ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Behgjet Pacollit, ka publikuar edhe e-mailet nga administrata e kompanisë Mabco në Zvicër, të cilat kanë diktuar çdo hap të shitjes së aksioneve. I akuzuar nga Behgjet Pacolli si pjesë e një komploti për t’i marrë aksionet e aeroportit, Lluka i…
Zëvendëskryeministri përgjegjës për Qeverisjen e Mirë, Arben Fetai, ka njoftuar se i ka dorëzuar kryeministrit Hristijan Mickoski dorëheqjen nga funksioni që ushtronte. Në një reagim publik, ai tha se vendimi është i mirëmenduar dhe i marrë me bindjen se në rrethanat aktuale është veprimi më i drejtë dhe më dinjitoz. Fetai vlerësoi se gjatë mandatit të tij ka kontribuar në reforma për forcimin e llogaridhënies, transparencës dhe shtetit të së drejtës. “Sot i dorëzova Kryeministrit dorëheqjen time nga detyra e Zëvendëskryeministrit përgjegjës për Qeverisjen e Mirë. Gjatë këtyre dy viteve kam pasur nderin dhe privilegjin t’i shërbej vendit, duke kontribuar…
Qytetarë dhe aktivistë do të mblidhen sërish sot në orën 18:00 në Sheshin Skënderbej për të protestuar kundër projektit të parashikuar në zonën e Zvërnecit, një çështje që ka nxitur debate të forta dhe reagime publike gjatë ditëve të fundit. Nën moton “Shqipëria nuk është në shitje”, pjesëmarrësit pritet të zhvillojnë një marshim në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke shprehur kundërshtinë ndaj projektit që, sipas tyre, cenon zonat e mbrojtura natyrore dhe interesin publik. Organizatorët thonë se protesta vjen pas zhvillimeve të fundit në Zvërnec, ku janë shënuar tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe autoriteteve. Në të njëjtën orë, në…
“A doni që kështu të jetë fundi”, ky ishte mesazhi që e dhanë nxënësit e shkollës së mesme Josip Broz Tito dhe nxënësit e Gjimnazit të Gostivarit të cilët bashkërisht improvizuan një orë mësimi dhe një nxënëse e cila në vazhdimësi bullizohet nga shokët dhe shoqet e saja. Pas shfaqjes fëmijët kishin edhe porosi të tjera për bashkëmoshatarët e tyre. Nxënës Porosia ime që unë dua ta them është që shumë njerëz e parandalojnë dhunën nëse e shohin, por jo nëse personi që bullizon të tjerët është njeri që ata e duan. Shembull, maqedonasit nuk do të parandalonin dhunë kundrejtë…
Komuna e Prishtinës ka nxjerrë në konsultim publik draft-rregulloren për tarifat komunale, e cila parasheh vendosjen e tarifave të reja për një numër të konsiderueshëm kategorish biznesore që operojnë në kryeqytet.Sipas dokumentit të publikuar për diskutim publik, në listën e aktiviteteve që do t’i nënshtroheshin tarifave përfshihen kategori të ndryshme biznesesh, duke filluar nga ndërtimtaria, tregtia, transporti, shërbimet profesionale, arsimi privat, shëndetësia private e deri te aktivitetet sportive dhe rekreative. Tarifat do të variojnë nga 100 euro deri në 3,000 euro në vit, varësisht nga lloji i veprimtarisë që ushtrohet. Në mesin e kategorive me tarifat më të larta janë…
Analisti Fatos Lubonja kritikoi gjithashtu edhe heshtjen e Partisë Demokratike në lidhje me përplasjen dhe dhunën ndaj një qytetari ndaj protestës më 30 maj në Zvërnec. Në intervistën për News24, Lubonja tha se kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk ka reaguar për këtë çështje pasi mbetet i lidhur me oligarkinë. Sipas Lubonjës, një tjetër arsye e mungesës së reagimit lidhet me pritshmëritë e Berishës ndaj administratës së presidentit amerikan Donald Trump dhe shpresën për heqjen e statusit “non grata”. “Berisha nuk reagon për arsye se deri dje ka qenë i lidhur me oligarkinë që siç duket ka dorë në Zvërnec.…
MPB Maqedoni njofton se gjatë muajit të kaluar, si rezultat i kontrolleve të rregullta rrugore të realizuara nga nëpunësit policorë të të gjithë sektorëve për punë të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 16.885 urdhërpagesa të lëshuara, 4.473 shkelje kanë të bëjnë me shoferë të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes, 3.851 për parkim të parregullt dhe 920 për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit. Sa i përket kundërvajtjeve sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, janë sanksionuar 70 shoferë për vozitje nën ndikimin e alkoolit,…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 3,84 % në raport me vendimin e datës 26.5.2026.Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 6,50 denarë/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 3,238 den/kg…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dënuar atë se çfarë ndodhi në protestën e zhvilluar në Zvërnec dy ditë më parë, ku një qytetar u dhunua dhe u tërhoq zvarrë nga dy persona, pjesë e kompanisë private të sigurimit. [embedded content] Në një konferencë për mediat nga qyteti i Vlorës, Hita tha se e gjithë përgjegjësia ishte e drejtorisë vendore, duke theksuar se ajo trupë policore “në turpëron të gjithëve”. Hita deklaroi më tej se është ngritur një grup i posaçëm hetimor si dhe ka nisur një hetim disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të Policisë…

