“A doni që kështu të jetë fundi”, ky ishte mesazhi që e dhanë nxënësit e shkollës së mesme Josip Broz Tito dhe nxënësit e Gjimnazit të Gostivarit të cilët bashkërisht improvizuan një orë mësimi dhe një nxënëse e cila në vazhdimësi bullizohet nga shokët dhe shoqet e saja.
Pas shfaqjes fëmijët kishin edhe porosi të tjera për bashkëmoshatarët e tyre.
Nxënës
Porosia ime që unë dua ta them është që shumë njerëz e parandalojnë dhunën nëse e shohin, por jo nëse personi që bullizon të tjerët është njeri që ata e duan. Shembull, maqedonasit nuk do të parandalonin dhunë kundrejtë një shqiptari. Posaçërisht për komunitetin rom, mendoj që sjellja jonë kundrejt tyre është e tmerrshme në Maqedoni. Bullizmi kohën e fundit është më shumë psiqik se sa fizik.
NXËNËSE
Mendoj se porosia jonë ishte e qartë dhe mund të them se të gjithë fëmijët, jemi të njejtë, të gjithë kanë të drejtat e tyre dhe meriton të jetojë të lirë.
NXËNËS
Është shumë e rëndësishme që fëmijët të rriten në ambiente të shëndosha. Fatkeqësisht personalisht kam qenë dëshmitarë i shumë rasteve bullizuese, Mundohem të kuptoj se për cila është arsyeja, mundohem ta zgjidh vet, nëse jo e paraqes rastin tek psikologu ose përgjegjësi i shkollës.
Profesorët e dy shkollave të përfshira në këtë projekt thanë se parandalimi është shumë i rëndësishëm dhe se profesorët për të dalluar këto raste duhet të jenë të përgatitur. Sipas profesorëve, rol të rëndësishëm në këtë pjesë luan edhe familja dhe prindërit. Jo më pak të rëndësishme sipas profesorëve janë edhe institucionet.
VALENTINA SHTERIOVSKA – PROFESORESHË
Nxënësit tanë meritojnë ambient të sigurtë shkollorë, atë mund ta arrijmë në rast se veprojmë së bashku, prindërit, mësimdhënësit dhe institucionet. Të krijojmë ambient të qetë, të mbushur me dashuri dhe respekt.
Ndryshe, Ministria e Arsimit së fundmi ka paralajmëruar masa shtrënguese dhe dënime për prindërit, fëmijët e të cilëve inicojnë dhunë dhe bëhen pjesë e sajë në shkolla dhe institucione arsimore. Shfaqja dhe paralajmërimet për masa ndëshkuese vijnë pas raportimeve se është rritur përqindja e denoncimeve për dhunë në shkolla.
Mevludin Imeri /SHENJA/


