Author: almakos

Kuvendi Qendror i VLEN-it sot mbajti mbledhjen e parë pas themelimit të partisë, kanë njoftuar nga kjo parti. Sipas tyre, në këtë mbledhje, janë diskutuar zhvillimet politike, prioritetet e periudhës së ardhshme, si dhe hapat për forcimin e mëtejshëm të organizimit partiak. “Një nga temat e diskutimit ishte edhe rikonstruimi i Qeverisë. Në këtë drejtim u hap debat për performancën e bartësve të funksioneve, me qëllim që çdo ndryshim eventual të shërbejë për rritjen e efikasitetit, përgjegjësisë dhe realizimin më të shpejtë të zotimeve të dhëna para qytetarëve. Kuvendi Qendror bëri gjithashtu një analizë të punës së deritanishme të VLEN-it.…

Lexo më Shumë

Aktivistë të mjedisit, protestues të shoqërisë civile dhe qytetarë të ndryshëm u mblodhën këtë të diel pasdite për të protestuar në kryeqytet përpara Ministrisë së Brendshme për të kundërshtuar ndërtimet në Zvërnec të Vlorës. Protesta erdhi një ditë pas përplasjeve të aktivistëve në Zvërnec aty ku u përplasën me rojet e sigurisë private të kompanisë që ka nisur ndërtimet në Zvërnec. Një prej qytetarëve që protestonte u mor zvarrë nga rojet private dhe u dhunua. Sakaq, në protestën e sotme, një prej aktivistëve, Taulant Binaj u shpreh sot se Shqipëria nuk shitet, dhe se kjo nuk është një betejë vertëm…

Lexo më Shumë

“Sot nuk përfundon, sot nis gjithçka”, kështu tha Ziadin Sela në Kongresin e pestë të partisë e cila tani do të quhet Lidhja Shqiptare. Ziadin Sela e ribrendoi partinë e tij me emrin Lidhja Shqiptare. Pasi u rizgjodh për kryetarë me 713 vota, Sela tha se ky vendim u mor për të mos qenë peng i vulave dhe vendimeve gjyqësore. Ai po ashtu theksoi se Lidha Shqiptare do të jetë një parti që mbron interesat kombëtare të shqiptarëve, duke u angazhuar që gjuha shqipe të jetë me kushtetutë e barabartë me maqedonishtën. Sela tha se nuk do të qëndrojnë duarkryq…

Lexo më Shumë

Në Departamentin për çështje administrative – Shkup, leje për udhëtim jashtë vendit për të miturit, përveç ditëve të punës, mund të nxirret edhe ditën e shtunë. Si edhe vitet e kaluara, MPB pret interesim të shtuar të kërkesave në periudhën e ardhshme. “Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton qytetarët, veçanërisht prindërit se si në vitin e kaluar, ashtu edhe këtë vit për shkak të vëllimit të shtuar të kërkesave të cilat priten në periudhën e ardhshme, sporteli në Departamentin për çështje administrative – Shkup (ndërtesën e RTVM-së) për dhënien e “Lejes për udhëtim jashtë shtetit për fëmijë të mitur”…

Lexo më Shumë

Qeveria mori vendim për zgjatjen e masës për uljen e akcizave për derivatet e naftës deri më 15 qershor. Në komunikatën e Qeverisë dërguar mediave pas seancës së mbajtur online, njoftuan se së bashku edhe me diskutimet që i kanë bërë me OKTA-n, presin që dizeli nga nesër të shitet për 6.5 denarë më lirë, kurse benzina për 1.5 denarë më lirë. Qeveria e RMV-së “Njëkohësisht, si rezultat i bisedimeve që Qeveria zhvilloi me furnizuesin më të madh vendas të derivateve të naftës, kompaninë ‘OKTA’, është siguruar një zbritje shtesë prej 2 denarësh për litër, e cila do të fillojë…

Lexo më Shumë

Përdorimi i masave të posaçme hetimore, si përgjimet telefonike, ndjekja e personave dhe incizimet e fshehta, është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025. Sipas raportit më të ri të kryeprokurorit  Nenad Saveski, prokurorët publikë kanë urdhëruar zbatimin e këtyre masave në 44 raste të reja hetimore, ndërsa ato janë vazhduar edhe në katër raste të nisura gjatë vitit paraprak. Raporti tregon se bëhet fjalë për një rritje prej më shumë se 25 për qind krahasuar me vitin 2024, kur masa të tilla janë përdorur në 35 raste. Megjithatë, numri mbetet më i ulët se në vitin 2023, kur ishin regjistruar 87…

Lexo më Shumë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka zbuluar parregullsi të shumta te një pjesë e produkteve të qumështit që tregtohen në vend. Sipas gjetjeve të deritanishme, nga 45 mostra të qumështit dhe produkteve të qumështit të analizuara, te 10 operatorë është konstatuar mospërputhje mes përbërjes reale të produkteve dhe asaj që ishte deklaruar në etiketë. Nga Agjencia bëjnë të ditur se analizat kanë treguar se në disa raste produktet përmbanin përqindje më të ulët të yndyrës së qumështit sesa ajo e deklaruar, gjë që bie ndesh me dispozitat e Rregullores për cilësinë e produkteve bujqësore. AGJENCIA E USHQIMIT DHE VETERINARISË “Rasti…

Lexo më Shumë

Në Kongresin e parë të partisë, e cila tashmë do të veprojë me emrin e ri Lidhja Shqiptare, kryetari Ziadin Sela u dërgoi një mesazh të qartë aktivistëve dhe mbështetësve, duke theksuar se ky nuk është fundi i një etape politike, por fillimi i një rrugëtimi të ri. “Sot nuk përfundon, sot nis gjithçka”, deklaroi Sela para delegatëve të kongresit, duke shtuar se përpara partisë qëndrojnë shumë sfida dhe angazhime që kërkojnë punë të vazhdueshme në terren dhe organizim më të fuqishëm. Ai njoftoi gjithashtu për zgjerimin e strukturave organizative të partisë përmes krijimit të nëndegëve të reja, me synimin…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut deri më 16 qershor pritet të zgjatë masa për zvogëlimin e akcizës së naftës, si një masë për zbutjen e rritjes së çmimeve te derivatet e naftës.Në bisedimet e zhvilluara ndërmjet Qeverisë dhe kompanisë “OKTA”, u vendos që çmimi i naftës të zvogëlohet për 2 denar prej nesër.Me ndryshimet e fundit, pritet që nesër çmimi i naftës të ulet te dizeli për 6.5 denarë, ndërsa te benzina për 1.5 denarë.Ndryshe, kryeministri Hristijan Mickoski dje paralajmëroi ulje të çmimeve për 6.5 denarë. MARKETING

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe vlerëson se a do t’i vazhdojmë bisedimet me Bashkimin Evropian varet vetëm nga pushteti, i cili siç thotë, dukshëm nuk e do këtë. Mbetet në qëndrimin se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë në kurrfarë mënyre nuk do ta rrezikojë identitetin maqedonas. “Nëse do t’i vazhdojmë negociatat varet nga pushteti, ndërsa pushteti padyshim nuk dëshiron. I frikëson qytetarët që gjuha, identiteti dhe nuk e di se cili përcaktues tjetër i identitetit të popullit maqedonas është i kërcënuar, në mënyrë që të mos ndërmerret hapi që nuk mbart asnjë rrezik, që janë ndryshimet kushtetuese. Kështu që, çështjet…

Lexo më Shumë

Veterinerët zyrtarë të Agjencia për Ushqim dhe Veterinari kanë kryer kontrolle të jashtëzakonshme ndaj qumështit, produkteve të qumështit dhe produkteve të mishit të përpunuar, me qëllim verifikimin nëse cilësia reale e produkteve përputhet me të dhënat e deklaruara në etiketat e tyre. Sipas rezultateve të deritanishme, nga 45 mostra të qumështit dhe produkteve të qumështit të analizuara në laborator, te 10 operatorë është konstatuar se produktet nuk përputheshin me rregulloren për cilësinë e produkteve bujqësore. Analizat kanë treguar se produktet përmbanin përqindje më të ulët të yndyrës së qumështit sesa ajo e deklaruar në ambalazh. Njërit prej operatorëve i është…

Lexo më Shumë