Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme ndaj tyre. Vendimi është marrë në dhomë këshillimi nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genti Shala. Mario Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Suel Çela, u arrestua në Belgjikë me urdhër të SPAK dhe më pas u ekstradua në Shqipëri. Ai përballet me akuza për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe korrupsion aktiv në sektorin privat. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Mario Çela ka pasur rol…
Author: almakos
Propozim-ligji për mbrojtjen nga përdorimi i produkteve të duhanit ose produkteve të ngjashme është rezultat i një procesi të gjerë institucional, që ka për qëllim të sigurojë një zgjidhje ligjore moderne, të qartë dhe të zbatueshme në interes të shëndetit të qytetarëve, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot në Qeveri, në takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, përfaqësues të industrisë së duhanit dhe përfaqësues të sektorit të gastronomisë. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sqaroi se projektligji pasqyron nevojën që kuadri ligjor të harmonizohet me realitetin bashkëkohor, ku përveç cigareve klasike përdoren gjithnjë e më shumë cigaret elektronike, produktet e duhanit…
Kolona me kilometra, dhjetëra autobusë turistikë, vonesa dhe pritje me orë të tëra për hyrje në Greqi është situata sot paradite në vendkalimin kufitar Evzoni/Bogorodicë, sipas mediave në Selanik, të cilat shkruajnë se turistët po përballen me shqetësime dhe vonesa për shkak të kontrolleve biometrike, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sot në mëngjes, sipas mediave, pritja për automobilat me udhëtarë ishte rreth dy orë, ndërsa për autobusët me turistë madje edhe më shumë se pesë orë, duke shkaktuar “shqetësime dhe lodhje të mëdha te shoferët dhe udhëtarët të cilët po bëjnë përpjekje ta kalojnë kufirin drejt Greqisë”. “Fotografia e…
Aktivistët e Shoqërisë Civile dhe qytetarë të ndryshëm te Zverneciat dhe Nartës kanë protestuar ditën e sotme kundër ndërtime turistike ne kete zonë. Aktivistët janë përplasur ditën e sotme me disa roje private, ndërkohë që kantieri është rrethuar nga forcat të shumta të policisë. Gjatë këtij tubimi kundër ndërtimeve në bregdet, një incident ka ndodhur mes protestuesve, të cilët kanë kërkuar të heqin hekurat rrethues, ndërkohë që njëri prej tyre është shoqëruar nga persona të veshur civilë. Në videon e shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, shihet teksa protestuesi tërhiqet zvarrë brenda perimetrit të rrethuar nga dy persona me maska dhe…
Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në prill 2026 u rritën me 0,6 për qind krahasuar me muajin paraprak dhe 5,1 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Çmimet e shitjes së prodhuesve industrialë në tregjet vendore dhe të jashtme në prill 2026, krahasuar me muajin e kaluar, u rritën në sektorin e Industrisë përpunuese me 0,7% dhe në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 0,8%, ndërsa u ulën në sektorin e Minierave dhe gurores me 2,5%. Në sektorin e Furnizimit me…
Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, ka deklaruar se Maqedonia po largohet nga Bashkimi Evropian dhe për këtë, sipas saj, përgjegjëse janë politikat e qeverisë së kryeministrit Hristijan Mickoski. Ajo tha në emisionin “Noqno Studio” në 4TV se qeveria po e bllokon procesin e integrimit evropian dhe po dëmton qytetarët me mungesën e reformave dhe përplasjet politike. Kuzeska kritikoi edhe refuzimin e propozimeve për referendum, duke thënë se vendi mund të mbetet për shumë vite jashtë BE-së. Ajo përmendi se qytetarët po përballen me rritje çmimesh dhe paga të ulëta, ndërsa sipas saj, të rinjtë po largohen nga vendi për të…
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, të cilët do të hyjnë në fuqi në orën 13:00, dhe do të vijojnë deri në mbledhjen e ardhshme. Sipas vendimit, çmimi i naftës do të jetë 185 lekë për litër, një ulje me dy lekë nga 187 që ishte më herët. Ndërkohë benzina është ulur me një lekë. Do të shitet me 173 lekë për litër nga 174 lekë për litër që ishte më parë. “Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 30 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e…
Aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në kryqëzimin mes bulevardit „Nikola Karev“ dhe rrugës „Prohor Pçinski“, në zonën e njohur si Rruga e Plastikave në Shkup, ka përfunduar tragjikisht për një 19-vjeçar. Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti është raportuar në ora 22:21 dhe në të janë përfshirë një veturë „Audi A4“ dhe dy motoçikleta. Nga përplasja, lëndime të rënda ka pësuar ngasësi i motoçikletës „BMW“, M.F. (19) nga Shkupi. Ai është transportuar për trajtim mjekësor, por pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Vdekja e tij është…
KEDS ka njoftuar ku do të ketë ndërprerje të energjisë për shkak të punimeve në rrjet. 30.05.2026 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1. NS 220/10[kV] Drenas Nga Dalja 10[kV] J34 Drenas Qendra do të ndërpritet: TS 10/0.4[kV] TS Posta me kod: 16100001002 nga ora 10:30 deri 15:30 Vendet: TS Posta rr. Bedri Shala Arsyeja: Vendosja dhe premontimi i shtyllave të betonit. Punime në projektin M.26.01.024 – TS Posta. Gjilan 1. Nga NS 35/10 kV Kllokot do të ndërpritet: Dalja 10kV J03 Stacionari (kodi: 61065003) nga ora 10:00 deri 15:00 Vendet: Kllokot Kulla, Banja, fab. e Ujit, Nëna…
Ministria e Shëndetësisë vazhdon me realizimin intensiv të projekteve strategjike kapitale, të cilat siç informoi, do ta transformojnë infrastrukturën shëndetësore në të gjithë vendin. Këto aktivitete u prezantuan në detaje në takimin e 10-të të grupit sektorial të punës për shëndetësinë. “Vizioni ynë është shumë i qartë, e ai është shëndetësi e qasshme dhe cilësore për të gjithë qytetarët, sistem i ndërlidhur digjitalisht dhe mbrojtje e fuqishme primare shëndetësore. Investimi në infrastrukturë nuk është vetëm ndërtim muresh, por investim te njerëzit, te sistemi dhe te e ardhmja e vendit tonë. Së bashku po ndërtojmë shëndetësi moderne dhe humane”, thotë ministri…
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore të vendit po zhvillohet pa pengesa dhe në kushte të mira për qarkullim, pasi rrugët janë të thata, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM). Sipas informacionit të fundit, intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga ana maqedonase nuk janë regjistruar pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga vendi. LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë shpejtësinë e lejuar, sinjalistikën rrugore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, veçanërisht në akset rrugore që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe rajone malore, ku ekziston rreziku i…
Një objekti i dyshimtë në rrugë ka alarmuar mëngjesin e sotëm banorët në zonë e Rrugës së Elbasanit, pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, një kovë ishte konstatuar në mes të rrugës, çka ka ngritur dyshime për bombë. Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë kryer verifikimet për të përcaktuar nëse objekti përbënte rrezik. Pas kontrollit, rezultoi se në kovë ndodheshin fasule, duke eliminuar çdo dyshim për rrezik.

