Author: almakos

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me 82.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.1 lekë dhe do shitet me 95.7 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.9 lekë dhe do shitet me 104.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.2 lekë dhe do shitet me 110.2 lekë.

Lexo më Shumë

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi shiste lëndë narkotike në llojit kokainë te disa persona të tjerë. Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale K. C., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në rrugën “Skënderbej”. Nga hetimet dyshohet se 37-vjeçari ushtronte aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës. Gjatë kontrollit fizik, 37-vjeçarit iu gjet mbi 200 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua. Njoftimi i policisë Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i…

Lexo më Shumë

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar lidhur me urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”, që hap për herë të parë mundësinë e kryerjes së kësaj terapie në shërbimin publik shëndetësor në vend. Në një deklaratë publike, Këshilli Ndërfetar thekson se çështjet e tilla, për shkak të ndikimit të tyre shoqëror, etik, mjekësor dhe antropologjik, kërkojnë transparencë institucionale, konsultim profesional dhe debat publik të informuar. Këshilli kërkon që institucionet përgjegjëse të publikojnë bazën shkencore dhe mjekësore të udhëzuesit, arsyetimin shkencor, mjekësor dhe etik për miratimin e tij me procedurë të përshpejtuar, bazën juridike dhe kompetencat ligjore…

Lexo më Shumë

Vendi ynë këtë të shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet shtim i përkohshëm i vranësirave në zonat malore të jugut dhe në relievet malore të lindjes. Në jug të vendit, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, kryesisht nga mesdita deri në orët e pasdites. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me një shpejtësi mesatare prej rreth 7 m/s. Herë pas here, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat…

Lexo më Shumë

Rreth orës 22:40, në rrugën e Plastikave në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e Ndihmës së Shpejtë, të cilat të lënduarin e kanë transportuar në Spitalin e Qytetit për trajtim mjekësor. Ekipet policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë bllokuar përkohësisht segmentin rrugor, ndërsa po kryejnë hetimet për zbardhjen e rrethanave që çuan në aksident. MARKETING

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, ka deklaruar se partia e tij mbetet e prerë në qëndrimin se ndryshimet kushtetuese nuk duhet të ndërmerren nëse ato sjellin pasiguri të reja për shtetin dhe nuk ofrojnë garanci të qarta për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Sipas tij, çdo proces i tillë duhet të bazohet në kushte të forta dhe të verifikueshme, përndryshe do të ishte një hap i gabuar për vendin. Ai theksoi se VMRO-DPMNE nuk e mbështet ndryshimin e Kushtetutës në mungesë të sigurisë për ruajtjen e identitetit kombëtar, gjuhës dhe veçorive historike të popullit maqedonas. VMRO-DPMNE kujton gjithashtu, përmes…

Lexo më Shumë

Gjyqi ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj shprehet se gjyqi ndaj tij duhet të bëhet i hapur për publikun pasi nuk ka asnjë sekret, teksa pretendoi se dosja nuk ka prova por aludime. Plarent Ndreca deklaroi në emisionin “Kjo Javë” në Neës24 se Veliaj po mbahet i izoluar në qeli prej 15 muajsh me qëllimin që të mos shkojë në zyrë për të ushtruar detyrën e tij. “Gjyqi bëhet me palë dhe në sy të opinionit publik që të dëgjojë edhe opinioni publik dhe të shohë se ka drejtësi. Çdo deklarues ka bërë deklaratë me vullnet të tij në prokurori, nuk ka…

Lexo më Shumë

Subjekti politik Lidhja Shqiptare, i udhëhequr nga Ziadin Sela, ka paralajmëruar mbajtjen e Kongresit të V-të të partisë më 31 maj në Tetovë. Nën sloganin “Lidhja është gjallë”, partia ka njoftuar organizimin e një ngjarjeje të rëndësishme politike, e cila pritet të shënojë një fazë të re në funksionimin dhe konsolidimin e saj në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Sipas njoftimit zyrtar, kongresi do të mbahet në Qendra për Kulturë Tetovë, me fillim në ora 12:00. Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë delegatë, struktura partiake dhe mbështetës nga të gjitha degët e subjektit. Nga partia theksojnë se…

Lexo më Shumë

Dhjetëra banorë vendas dhe aktivistë u mblodhën të shtunën, më 23 maj, në lagunën e Nartës për të protestuar kundër rrethimit me tela me gjemba të plazhit të Pishë Poros – pjesë e peizazhit të mbrojtur natyror Vjosë-Nartë – nga një kompani ndërtimi, e cila ka siguruar leje nga qeveria shqiptare për zhvillimin e një resorti masiv turistik në zonë. Protestuesit mbanin në duar banderola në mbrojtje të natyrës dhe kundër oligarkisë – biznesmenëve vendorë të lidhur me qeverinë, të cilët ata i akuzojnë se po ua rrëmbejnë në mënyrë të paligjshme pronat. “Vlora e Shqipërisë! Jo e mafies, jo…

Lexo më Shumë

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në tarracën e një ndërtese në Rrugën e Kavajës në Tiranë. Burime bëjnë me dije se forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që hetimet e Policisë pritet të nxjerrin më shumë detaje.

Lexo më Shumë

“Jemi kuriozë të mësojmë më shumë rreth idesë”, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, në lidhje me propozimin e kancelarit gjerman Friedrich Merz për integrim gradual në Bashkimin Evropian. Kryeministri u shpreh se i kanë dëgjuar këto ide për një kohë të gjatë dhe nuk mund të thotë asgjë derisa të bëhen zyrtare. Kancelari Merz shtoi ai, njoftoi për këtë zhvillim të ngjarjeve në Procesin e Berlinit vitin e kaluar, në vjeshtë. Hristijan Mickoski, kryeministër “Unë e kam komentuar edhe atëherë se do të ketë propozime të reja, mundësi të reja në rajon.Kështu që ajo që mund të them në këtë pikë…

Lexo më Shumë

Kanë vijuar përplasje të reja për ndryshimet kushtetuese dhe rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Europian, ndërmjet partive të bllokut maqedonas. Nga LSDM-ja opozitare kanë përsëritur qëndrimin e tyre se pa ndryshimet kushtetuese, vendi nuk do të lëvizë në rrugën drejt BE-së. Ata thonë se kanë mbetur vetëm 2 ditë deri më 1 qershor, kur siç theksojnë, Hristijan Mickoski ka premtuar publikisht qytetarëve se do t’i përmbushë plotësisht të gjitha pikat e Agjendës së Reformave dhe detyrimet për të vazhduar rrugën evropiane. LSDM ”Në dy vjet, ai ka përfunduar në mënyrë të paplotë 2 pika nga 10, dhe ajo…

Lexo më Shumë