Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme. Sipas vendimit, nafta do të shitet me çmim maksimal prej 1.55 eurosh-litri, ndërsa benzina është caktuar në 1.49 euro-litri. Po ashtu, çmimi maksimal i gazit është vendosur në 0.74 euro-litri.
Author: almakos
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në prezantimin e themelimit të një kompanie në fushën e teknologjisë “Albanian Digital Solution”. Në fjalën e tij Rama iu përgjigj dhe zërave që thonë se shteti shqiptar ka falur investitorëve tokën në Zvërnec të Vlorës. Rama e quajti një lajm të rremë, pasi shteti nuk ka pjesë aty sipas tij, duke thënë se është një pronë private denbabaden dhe investitorët që e kanë marrë përsipër janë tejet serioz. Rama: Një qasje e re e qeverisë, e kalimit të Shqipërisë në një fazë të re. Qeveria e ka parë të udhës për ti…
Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, Organizata Kulturore Humanitare Merhamet në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Vizioni M realizuan një aktivitet festiv dhe solidarizues, duke shpërndarë 7.000 pako “Dhurata Bajrami” për fëmijë në shumë qytete dhe vendbanime të Maqedonisë së Veriut. Ky aktivitet u organizua me qëllim që gëzimi i Bajramit të arrijë tek çdo fëmijë, pa dallim etnie, feje apo statusi social. Përmes këtij aksioni, buzëqeshja e festës u shpërnda në çerdhe, shkolla, spitale, qendra për fëmijë me nevoja të veçanta, jetimore, mektebe dhe zona rurale. Shpërndarja u realizua në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Likovë, Prilep, Veles dhe Manastir.…
MPB Maqedoni njofton se sot (29.05.2026) rreth orës 05:00, oficerët e policisë nga Qendra Rajonale Perëndimore ndaluan katër persona nga Republika e Shqipërisë të cilët u kapën duke peshkuar ilegalisht në ujërat e Liqenit të Prespës, gjatë një periudhe kur është në fuqi ndalim aktiv i peshkimit. “Kontrollet e kryera përcaktuan se personat kishin kaluar ilegalisht kufirin shtetëror. Në vendngjarje u gjet një karp me peshë totale prej rreth 60 kilogramësh”. “Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personave do të ngrihet një padi përkatëse”, thonë nga MPB Maqedoni. MARKETING
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se më 28.05.2026, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria dy persona të moshës 58 and 37 vjeçare, të dy nga fshatra të rrethinës së Tetovës. Paraprakisht, po atë ditë në orën 16:45, në SPB Tetovë, një person i moshës 62 vjeçare po ashtu nga një fshat i Tetovës ka denoncuar veprën penale “ngacmim seksual” me elemente të marrëdhënies seksuale të kryer ndaj mbesës së saj të mitur nga ana e personit 58 vjeçar. “Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2024, kur e mitura e cila atëher…
Pushtuesit ia vunë flakën Borovës tre herë. Shkatërruan, dogjën dhe terrorizuan Shqipërinë. Por edhe në kohë lufte, Birra Korça vazhdoi të punonte. Nuk u mbyll asnjëherë. Sot, në kohë paqeje, një nga kompanitë më historike shqiptare po përballet prej 5 vitesh me kontrolle të pafundme, gjoba absurde, presion administrativ dhe sulme të vazhdueshme nga administrata tatimore. Një biznes që paguan taksa, paga dhe çdo detyrim përmes bankës, trajtohet si armik dhe jo si kontribues i ekonomisë shqiptare. Çdo ditë kontrolle. Çdo ditë presion. Çdo ditë tentativa për ta gjunjëzuar. As pushtuesit nuk arritën ta ndalin Birra Korçën. Por sot po…
Nga LSDM thonë se kanë mbetur vetëm 2 ditë deri më 1 qershor, kur Hristijan Mickoski u premtoi publikisht qytetarëve se do t’i përmbushë plotësisht të gjitha pikat e Agjendës së Reformave dhe detyrimet për të vazhduar rrugën evropiane. “2 ditë deri në një tjetër premtim të pambajtur nga Mickoski dhe një tjetër gënjeshtër. Nuk ka reforma, nuk ka dokumente për ekstradimin e Gruevskit dhe kthimin e tij në burg, ka vetëm Stoilkovic dhe Kina, e cila po punon strategjikisht kundër partnerit strategjik, Shteteve të Bashkuara. Mickoski gënjeu për kthimin e emrit, gënjeu për anulimin e Marrëveshjes së Prespës, gënjeu…
Është hapur aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit privat, ndërsa afati për aplikim është deri më 5 qershor 2026. Të drejtë aplikimi kanë punëtorët e sektorit privat, OJQ-ve dhe entiteteve publike që nuk paguhen nga lista e pagave të buxhetit. Përfituesit duhet të kenë pagë bruto deri në 1,000 euro dhe të jenë të deklaruar në ATK për muajin prill. Aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen. Pra, kujdesuni që të mos keni gabime gjatë aplikimit sepse kjo do të bëj që të refuzohet kërkesa.
Policia ka njoftuar se një person ka vdekur të enjten rreth orës 17:46, në Kamenicë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i njëjti ishte duke punuar ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë. Viktima është dërguar në QKMF ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë. Viktima është dërguar në QKMF ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Kompanitë e naftës kanë paralajmëruar qeverinë se do ta hedhin në gjyq dhe do të kërkojnë dëmshpërblim për llogaritjen nën kosto të çmimit të naftës. Që nga 26 marsi, qeveria riaktivizoi Bordin e Transparencës për Hidrokarburet, që llogarit çmimet në bazë të formulës të miratuar që në krizën e vitit 2022, kur nafta u shtrenjtua pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Që nga riaktivizimi në fund të marsit të këtij viti deri në 28 maj, Bordi ka ndërhyrë rreth 30 herë në treg, shpesh edhe tre ditë radhazi Që në fillim, operatorët u ankuan se përllogaritja bëhet në bazë të…
Profesori universitar Mersim Maksuti tha se Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat duhet të përmbajë sanksione dhe mekanizma të qartë garantues për të siguruar zbatim real në praktikë. Në emisionin “Debat në TV Shenja”, Maksuti krahasoi këtë çështje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, duke theksuar se edhe ai ligj përmban gjoba dhe institucione mbikëqyrëse, por sërish përballet me probleme në zbatim. “Pse ky ligj duhet patjetër të ketë sanksion. Ligji i përdorimit të gjuhëve ka edhe sanksione, ka gjoba të cilat i përmendi profesori, ka edhe inspektoriat të veçantë për zbatimin e ligjit të përdorimit të gjuhëve. Merre…
Lidhur me akuzat e Arbër Ademit se Ligji për përfaqësim të drejtë, është ligj i Tanja Karakamishevës, profesori universitar Jeton Shasivari në Debat në Shenja tha se Ligji i përfaqësimit adekuat dhe drejtë merr dispozitën e ligjit përdorimit të gjuhëve, lifdhur me dokumentet personale, si kriter objektiv për të parandaluar abuzimin nga deklarimi arbitrar i përkatësisë “Nëse kolegu Ademi i kujtohet, unë kam qenë i vetmi profesor universitar i drejtës kushtetuese që jam përgjigjur ftesës së Gjykatës Kushtetuese në mars të vitit 2021, në seancë përgatitore. I vetmi kam qenë që jam përgjigjur ka qenë të thirrur 5 profesorë. Të…

