Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për producentin Petri Bozo. Vendimi është dhënë pas shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës, ndërsa producenti do të vijojë të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve. Burime nga seanca për gazetarin Fatmir Popja, bëjnë me dije se prokuroria ka paraqitur provat dhe argumentet mbi bazën e të cilave ka kërkuar masën më të rëndë të sigurisë, kërkesë që është pranuar nga gjykata. Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, seanca u zhvillua këtë të mërkurë, më 28 maj 2026, ku kërkesa e Prokurorisë së Elbasanit u shqyrtua nga…
Author: almakos
Gjysmëhëna e Kuqe Turke në bashkëpunim me organizatën Merhamet dhe Kryqin e Kuq edhe këtë vit kanë vazhduar traditën humanitare të Kurban Bajramit, duke realizuar prerjen e kurbanëve për familjet në nevojë. Kryetari i organizatës Merhamet, hoxhë Ridvan Xhaferi deklaroi se qëllimi është që përmes kurbanëve t’u dilet në ndihmë familjeve me nevojë dhe njoftoi se këtë vit, në vendin tonë janë prerë 50 kurbanë. RIDVAN XHAFERI – KRYETAR I ORGANIZATËS MERHAMET Do të realizohet në disa qytete të Maqedonisë së Veriut, do të fillojmë me Shkupin, Komunën e Çairit, Butelit, Sarajit, Studeniçanit, Haraçinës, Gazi Babës. Pastaj, Kumanova me Komunën…
Pas largimit të drejtoreshës së Drejtorisë së Mbledhjes së Borxhit Brunilda, e cila sipas burimeve refuzoi të vazhdonte bllokimin e llogarive të Birra Korçës pa respektuar procedurat ligjore, në krye të sektorit u vendos një drejtues i ri, Arbëri Ametbejasi, që sipas shumë punonjësve të administratës, nuk po demonstron as aftësinë minimale profesionale për të kuptuar një dosje financiare të përmasave të tilla. Burimet pranë kompanisë dhe administratës bëjnë të ditur se shoqëria ka një korrespondencë të tërë me email, mandate pagesash dhe dokumente që provojnë pagesat e kryera. Por në vend të një ballafaqimi profesional të shifrave, përgjigjja që kthehet…
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme (28 maj) në rrugën e re drejt Darëzezës në Fier. Një automjet pasi ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara, ka përfunduar i përmbysur ne kanalin anësor të rrugës, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të drejtuesit. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupit nga automjeti i shkatërruar totalisht. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Tiranë ka zhvilluar takim me kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Kasami shkruan se me Berishën kanë biseduar për bashkëpunimit ndërshqiptar, për çështjet aktuale politike dhe për të ardhmen evropiane të përbashkët në BE. “Biseduam rreth nevojës për përmirësimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, për çështjet aktuale politike dhe për të ardhmen tonë të përbashkët në BE. E përgëzova për rizgjedhjen në krye të PD-së dhe i dëshirova sukses në sfidat e ardhshme politike. Do ta vazhdojmë komunikimin me synimin e bashkëpunimit më të mirë politik mes faktorit shqiptar në rajon!”, ka…
Policia italiane ka shkatërruar një tjetër organizatë ekstrakomunitare të narkotrafikut në aksin Spanjë-Shqipëri-Itali, duke kryer 9 arrestime, sekuestruar 110 kg kokainë dhe hashash. Trafiku i droge bëhej midis Spanjës, Shqipërisë dhe rajonit të Salentos. Gurdia di Finanza e Leçes lëshoi sot një njoftim për përfundimin e hetimeve paraprake kundër nëntë individëve, dy me origjinë nga Salento dhe shtatë me kombësi marokene, që banonin përkatësisht në provincat e Leçes, Bolonjës dhe Modenës. Hetimet nga GICO dhe njësia PEF e Lecce-s kishin të bënin me aktivitetet e një grupi të dyshuar kriminal të përfshirë në trafikun dhe shpërndarjen ndërkombëtare të drogës, me…
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, lidhur me kryebashkiakun Erion Veliaj, duke mbajtur në fuqi “Arrestin në burg”. Me këtë vendim, Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në qelitë e paraburgimit të Durrësit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, pas hetimeve të SPAK për një dosje të gjerë korrupsioni. Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij 13 akuza, mes tyre korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre. Sipas SPAK, Veliaj dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme para dhe pasuri…
Me rastin e Ditës Botërore pa Duhan, Ministria e Shëndetësisë, së bashku me ISHP-në dhe OBSH-në, i bashkohet shënimit të fushatës globale të OBSH-së me temën “Zbulimi i tërheqjes, kundërshtimi i varësisë nga nikotina dhe duhani”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, theksoi se në bashkëpunim me OBSH-në, Institutin e Shëndetit Publik, si dhe Qendrat e Shëndetit Publik, vetëqeverisjen lokale dhe shtëpitë lokale të shëndetit, kanë nisur aktivitete të koordinuara për forcimin e shërbimeve për ndërprerjen e duhanpirjes në nivel lokal. “Dua të kujtoj edhe një risi tjetër të rëndësishme që e kemi vendosur,…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Kryeministri i Hristijan Mickoski deklaroi se në Ligjin për Përfaqësim të Drejtë nuk do të jenë të rëndësishme përqindjet etnike, por cilësia, duke kërkuar mbështetje nga të gjithë deputetët në Kuvend. Gjatë seancës për pyetje deputetësh, Mickoski theksoi se secili qytetar ka të drejtë ta përdorë gjuhën e tij amtare, por sipas tij, dikush po tenton të krijojë konflikt etnik aty ku nuk ekziston. “Sa i përket provimit të jurisprudencës, nëse e lexoni ligjin do ta shihni se nuk është e përcaktuar me ligj në cilën gjuhë zhvillohet provimi, por këtë e rregullon ministri. Sa ministra të drejtësisë ka pasur…
Zbulohet fotografia e Klodian Kallos, i dyshuari kryesor për plagosjen me armë zjarri një ditë më parë të Juxhin Hamajezit, në zonën e Kinostudios. Klodian Kallo Gazetarja Xhensila Kodroa bën me dije se efektivë të komisariatit nr.4 kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 persona, një si autor i dyshuar dhe dy të tjerët si bashkëpunëtorë. I dyshuari në kërkim është Klodian Kallo, ndërsa bashkëpunëtorë Gjergji Lleshi dhe Lulzim Mejdani. Sherri mes të plagosurit dhe autorit të dyshuar ishte i hershëm pasi Hamajezi i kishte marrë një automjet Kallos me vlerë rreth 30 mijë euro dhe paratë nuk ia kishte…
Deputeti i Frontit Evropian Zejd Rexhepi në foltoren e Kuvendit, gjatë pyetjeve të deputetëve ia ka kujtuar kryeministrit Hristijan Mickoski, deklaratën e dhënë në vitin 2020 se një popull nuk duhet të cilësohet me përqindje dhe duhet të ketë ndryshime kushtetuese për këtë.“Bile në vitin 2022 të njëjtë e ka konfirmuar, kam kopje të deklaratave që i ka dhënë dhe thotë që unë jam dakord që 20% të shndërrohet në gjuhën shqipe në kuadër të kushtetutës. Është për tu përshëndetur kjo. Kjo është një hap i guximshëm i një opozitar i cili është paraqitur në gjendje të krijojë mirëbesimin ndëretnike.…

