Gjysmëhëna e Kuqe Turke në bashkëpunim me organizatën Merhamet dhe Kryqin e Kuq edhe këtë vit kanë vazhduar traditën humanitare të Kurban Bajramit, duke realizuar prerjen e kurbanëve për familjet në nevojë.
RIDVAN XHAFERI – KRYETAR I ORGANIZATËS MERHAMET
Do të realizohet në disa qytete të Maqedonisë së Veriut, do të fillojmë me Shkupin, Komunën e Çairit, Butelit, Sarajit, Studeniçanit, Haraçinës, Gazi Babës. Pastaj, Kumanova me Komunën e Likovës. Gjithashtu, qyteti i Velesit po edhe në Maqedoninë Lindore. Me këtë ndihmë ne do të mundohemi të përfshijmë diku mbi 1500 familje skamnorësh të cilët do tu vijnë në ndihmë.
Prerja dhe shpërndarja e kurbanëve nga Gjysmē Hëna e Kuqe Turke, organizata Merhamet dhe Kryqi i Kuq, vazhdon prej vitesh, duke u kthyer në një traditë të rëndësishme humanitare gjatë festës së Kurban Bajramit.
Mevludin Imeri /SHENJA/


