Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave gjatë ditës së sotme pritet një mot i qëndrueshëm, reshje lokalisht të dobëta në territorin e vendit. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: Në bregdet: 19 / 31°C Në vendet e ulëta: 17 / 32°C Në zonat malore: 14 / 26°C Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa herë pas here pritet të jetë deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.
Author: almakos
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka njoftuar se së bashku me kryetarin e ASH-së, Ziadin Sela dhe nëkryetarin e BDI-së, Bujar Osmani, kanë takuar kongresmenin Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Kongresin Amerikan.“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të rëndësishëm me Congressman Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Kongresin Amerikan, së bashku me Zijadin Selën dhe Bujar Osmanin.Diskutuam për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, për sfidat që lidhen me ruajtjen e karakterit multietnik të shtetit dhe për nevojën e respektimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit si garanci e paqes, stabilitetit dhe orientimit euro-atlantik…
Ish-Komandanti i Flotës Detare, Vladimir Beja, u shpreh në studion e emisionit “Oponencë” të News24 se Shqipëria po shfaqet inferiore ndaj Greqisë në lidhje me diskutimet për një marrëveshje në ndarjen e detit apo çështjes së ishujve. Duke sjellë si shembull rastin e Italisë, një tjetër vend fqinj me tonin, ai shpjegoi se Athina dhe Roma e bënë ndarjen e detit që në vitin 1977 dhe në mënyrë të barabartë, kur ende nuk kishin dalë konventat aktuale. Gjithashtu ai shtoi se Greqia pavarësisht ndasive politike të brendshme, për çështjen e detit me Shqipërinë bëhen bashkë në interes për të përfituar…
Lëvizja Studentore Shqiptare ka zhvilluar sot një takim me kongresmenin amerikan Keith Self, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë shqetësimet e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut lidhur me, siç u tha, përpjekjet për cenimin e të drejtave të fituara me Marrëveshjen e Ohrit. Përmes një njoftimi publik, përfaqësuesi i lëvizjes studentore, Mevlan Ademi, bëri të ditur se gjatë takimit studentët kanë paraqitur drejtpërdrejt para kongresmenit amerikan shqetësimet e tyre për zhvillimet politike dhe institucionale që, sipas tyre, rrezikojnë të drejtat kushtetuese dhe ligjore të shqiptarëve. Njoftimi i plotë i Mevlan Ademit:Lëvizja jonë studentore sot pati nderin të takohet…
Të shtëna me armë zjarri u regjistruan pasditen e së mërkurën në Patisia të Athinës në Greqi, ku një shqiptar plagosi pronarin e një dyqani celularësh. Sipas mediave vendase, ngjarja u shënua në orën 18:30 të pasdites së të mërkurës, ku një person hyri në një dyqan telefonash celularë dhe qëlloi pronarin e dyqanit, me origjinë pakistaneze, një herë në këmbë. Autori i krimit hipi më pas në një BMW gri që po e priste jashtë dhe në të cilën ndodheshin tre persona të tjerë, të gjithë me origjinë shqiptare, ndërsa i plagosuri u dërgua menjëherë në spital për të…
Pas denoncimit të bërë në emisionin investigativ “Tak Fak” nga qytetari Arben Ziu, i cili ngriti alarmin për një ndërtesë pa leje mbi një bunker në qendër të Durrësit që po i shkatërron banesën nga lagështira, gazetarët kanë zbritur në terren për të kërkuar llogari pranë institucioneve përgjegjëse. Rrugëtimi për të gjetur drejtësi ka nisur në Drejtorinë e Policisë së Durrësit. Së bashku me denoncuesin, “TakFak” ka kërkuar informacion zyrtar mbi hapat e ndërmarrë për këtë rast. Pas disa minutash pritjeje, kryeinspektori i zonës, Gëzim Bahja, ka komunikuar në telefon duke e shmangur përgjegjësinë dhe duke u shprehur se për…
Kryetari i Lëvizjes Antibixhoz Xhemal Abdiu në emisionin Impakt, ka ndarë të dhëna shqetësuese sa i përket numrit të qytetarëve të cilët luajnë bixhoz. Ai tha se krahasur me numrin e mëhershëm, me rritjen e numrit të objekteve të kazinove dhe bastoreve, është rritur dukshëm edhe numri i qytetarëve që luajnë bixhoz. Ndërsa, ai shtoi se, shqetësuese është edhe vlera e parave që harxhohen për bixhoz. “Sipas tyre, ky shtet ekziston nga ato 280 milionë euro që i japin këto. Çka dua të them me këtë, në qoftë se dikur është harxhuar 500 milionë euro, tash flitet për afërsisht 3…
Një vatër zjarri ka rënë pasditen e sotme (27 maj) në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Situata emergjente është regjistruar pak më parë dhe ka alarmuar autoritetet policore, teksa u vunë re lëvizje të efektivëve. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë djegia e disa kabujve elektrikë në ambientet e katit të parë të drejtorisë. Por fatmirësisht raportohet se nuk ka persona të lënduar apo të bllokuar. Kanë nisur edhe hetimet për rrethanat dhe shkaqet e vatrës së zjarrit. Vatra ka nisur fillimisht në katin e poshtëm të godinës. Flakët kanë filluar fillimisht në dysheme, ku janë djegur…
Kryetari i Lëvizjes Antibixhoz Xhemal Abdiu ka përshëndetur propozim ligjin e ri për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse me të cilin, mes tjerash, parashihet që objektet e lojërave të fatit të largohen më së paku 500 metra nga shkollat. Ai gjatë emisionit Impakt në TV Shenja, tha se me këtë nuk zgjidhet plotësisht problemi i bixhozit në vend, megjithatë mund ë konsiderohet si një fillim i mbarë drejt zgjidhjes së plotë. Por, ai ka shprehur rezervat e tij në lidhje me propozim ligjin, pasi ai nuk precizon nëse distanca duhet të jetë në vijë ajrore apo tokësore. “Në vijë…
Eurojust ka reaguar në lidhje me operacionin e përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe italiane që çoi në goditjen e grupit të Igli Kamberit, që merrej me trafik droge dhe pastrim parash. Operacioni i zhvilluar një ditë më parë çoi në arrestimin e 12 personave dhe lëshimin e urdhër-arresteve për tre të tjerë, si pjesë e një hetimi të gjerë ndërkufitar të koordinuar me mbështetjen e agjencisë së BE-së për bashkëpunim gjyqësor. Njoftimi i plote i Eurojust: Me ndihmën aktive të Eurojustit, autoritetet në Itali dhe Shqipëri i kanë dhënë një goditje të madhe grupeve të krimit të organizuar (OCG) të…
Nga sot, qytetarët që posedojnë leje drejtimi të kategorisë “B” për automobil, kanë të drejtë të drejtojnë motoçikleta me ndërrues automatik të kategorisë “A1”, me vëllim të motorit deri në 125 cm3 dhe fuqi të motorit që nuk kalon 11 kW. Kjo pason pasi kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor. Ndryshimet ligjore u përgatitën dhe u dorëzuan nga grupi parlamentar i Lëvizjes ZNAM me mbështetjen e deputetëve të shumicës, ndërsa më 8 prill të këtij viti u votuan me shumicë të madhe në Kuvend. Ndërkohë, kanë zgjatur procedurat administrative për Rregulloren e përgatitur nga…
Me lutje për paqe, mirësi dhe solidaritet, besimtarët myslimanë në vend pritën sot festën e Kurban Bajramit. Që në orët e hershme të mëngjesit, xhamitë u mbushën me besimtarë të cilët u mblodhën për të shënuar një nga festat më të rëndësishme islame, që simbolizon sakrificën, solidaritetin dhe afrimin mes njerëzve. Atmosferë festive pati edhe në Xhaminë Mustafë Pasha në Shkup, ku u mbajt ceremonia qendrore e organizuar nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut. Nga kjo xhami u përcollën urime dhe mesazhe për paqe, unitet e mirësi, ndërsa kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu foli për rëndësinë dhe vlerat…

