Author: almakos

Maqedonia e Veriut është renditur në vendin e 79-të në botë sipas Indeksit të Kujdesit Shëndetësor të platformës Numbeo, duke u përfshirë gjithashtu në mesin e 25 vendeve me vlerësimet më të ulëta nga përdoruesit për shërbimet shëndetësore. Ky indeks nuk është matje zyrtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por bazohet në përvojat dhe opinionet e përdoruesve për cilësinë e shërbimeve shëndetësore, pajisjet, stafin mjekësor, shpejtësinë e shërbimeve, qasjen dhe kostot. Sipas të dhënave të Numbeo-s për vitin 2026, Maqedonia e Veriut ka një indeks prej 55.4 dhe një indeks të përvojës së kujdesit shëndetësor prej 99.3. Në renditje, vendi…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku ka humbur jetën një puonjësi i Gardës së Republikës, pasi qëlloi veten me armën e shërbimit. Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:05, nëzonën e rrugës së Dibrës, ku në banesën e tij gardisti Albert Gadica, 42 vjeç u vetëvra. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po kryen hetimet lidhur me ngjarjen. Njoftimi i policisë: -Më datë 27.05.2026, rreth orës 07:05, në banesën e tij, në Rrugën e Dibrës, është konstatuar pa shenja jete shtetasi A. G., rreth 42 vjeç, punonjës i Gardës.…

Lexo më Shumë

Një person është gjetur i pajetë pranë rrugës që lidh fshatrat Radostinë dhe Vadhiz të Fierit. Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se është gjetur i mbytur, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore në vendngjarje, trupi i pajetë është transportuar drejt morgut, ku pritet të kryhen procedurat përkatëse dhe ekspertiza mjeko-ligjore. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Pritet që policia të japë informacion zyrtar në vijim.

Lexo më Shumë

17% e punonjësve shqiptarë kanë deklaruar se ndihen “gjithmonë” ose “shumicën e kohës” të lodhur emocionalisht nga puna e tyre. Kjo përqindje është ndër më dhjetë të lartat në Europë dhe mbi mesataren e Bashkimit Europian prej 13%. Megjithatë, në rajon, rekordin e mban Kosova, me 29% që janë të lodhur emocionalisht gjithmonë ose shumicën e Kohës, e dyta më e lartë në Europë, pas Qipros, Mali i Zi (26%), Maqedonia e veriut (21%). Serbia është në të njëjtat nivele me Shqipërinë, ndërsa nivelin më të ulët të lodhjes emocionale në punë e ka Bosnjë Hercegovina (13%). Të dhënat janë…

Lexo më Shumë

Mijëra besimtarë u mblodhën sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për faljen e namazit të Kurban Bajramit. Kreu i KMSH-së ka përcjellë edhe një mesazh urimi para besimtarëve, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, respektit dhe bashkëjetesës mes njerëzve. Në fjalën e tij, ai u shpreh se Kurban Bajrami është një festë që i fton besimtarët të largohen nga egoizmi, urrejtja, padrejtësia dhe indiferenca ndaj njëri-tjetrit. “Kurban Bajrami është festa që na mëson të largohemi nga egoizmi, urrejtja, padrejtësia dhe indiferenca ndaj njëri-tjetrit. Në këtë ditë të shenjtë, Allahu na kujton në Kuranin Famëlartë: ‘O ju njerëz, ne ju krijuam prej një…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, ku u riafirmua bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve dhe mbështetja e vazhdueshme që Bashkimi Evropian i jep Ministrisë së Punëve të Brendshme në zbatimin e reformave dhe forcimin e kapaciteteve institucionale. Sipas njoftimit të MPB-së, Toshkovski shprehu falënderim për ndihmën e deritanishme të BE-së, veçanërisht në procesin e përmbushjes së kritereve për integrimin evropian të vendit. Ai theksoi rëndësinë e projekteve të realizuara përmes instrumentit IPA për ndihmë para-anëtarësuese dhe aktiviteteve të parapara në kuadër të Agjendës së…

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë zbuluar nga emisioni “Në Shënjestër” në News24 lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e 7 majit në Qafë Gjashtë të Sarandës, ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili dhe u plagos Konstandin Vogli. [embedded content] Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni, përplasja e armatosur dyshohet se lidhet me konfliktet për kontrollin e zonave bregdetare dhe interesat në turizëm. Ngjarja ndodhi në lokalin në pronësi të vëllezërve Ismaili, ku në tavolinë ndodheshin Rexhep Ismaili, vëllai i tij Shahin Ismaili, Klodian Kroi, Armand Kanushi dhe Viktor Ruçi, i njohur si Tori Ruçi. Hetimet tregojnë se në…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot ligjin për huamarrje në vlerë prej 260 milionë eurosh për nevojat e buxhetit të përgjithshëm, me 65 vota “pro”, 14 “kundër” dhe asnjë “abstenim”. Zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski, deklaroi se mjetet nga kredia do të përdoren për financimin e projekteve infrastrukturore kapitale, mbulimin e nevojave buxhetore dhe shlyerjen e detyrimeve të vjetra, përfshirë eurobondin prej 700 milionë eurosh të marrë në vitin 2020. Sipas marrëveshjes, norma e interesit do të jetë e ndryshueshme, e bazuar në EURIBOR gjashtëmujor plus 2.1 për qind. Huaja do të sigurohet nga bankat “KfW IPEX Bank…

Lexo më Shumë

Studentë shqiptarë kanë organizuar një protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët po kërkojnë të drejtën për t’i zhvilluar provimet në gjuhën shqipe. Protesta u mbajt në sheshin Sheshi Skënderbej, ku studentët u mblodhën me pankarta dhe mesazhe solidarizuese, si: “Jemi të gjithë bashkë” dhe “Një gjuhë na bashkon përtej kufijve”. Me moton “Shqiptaria është me Shkupin”, protestuesit paralajmëruan marshim drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë, duke kërkuar respektimin e të drejtave të studentëve shqiptarë dhe përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet arsimore. Një nga folësit në protestë ishte studenti Jon…

Lexo më Shumë

Qindra studentë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova u mblodhën sot në Tiranë, në një tubim në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV, ndërsa mbajtën edhe fjalime para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë, ku kërkuan sërish zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Gjatë protestës, studentët theksuan se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e kërkesave të tyre dhe se kërkojnë respekt për identitetin dhe për kombin shqiptar. “Vëllezër dhe motra shqiptarë, nuk e keni idenë se sa krenari është t’ju shoh të gjithëve këtu të bashkuar. Sot nuk jemi mbledhur këtu thjesht për një protestë, por për…

Lexo më Shumë

Protesta e studentëve të Maqedonisë së Veriut për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është zhvendosur nga Shkupi në Tiranë. Qindra studentë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të vijuar protestën në mbështetje të studentëve të RMV-së. Me flamuj shqiptarë në duar, pankarta, plisa në kokë dhe një banderolë të madhe me mbishkrimin: “Ne jemi bashkë”, ata kanë nisur marshimin drejt ambasadës së RMV-së në Tiranë. “Shqiptaria është me Shkupin”, “Gjuha shqipe, gjuha jonë” dhe “O sa mirë me qen shqiptar!” , janë dëgjuar të brohorisin studentët gjatë marshimit të tyre drejt Rrugës së…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore njofton qytetarët se duke filluar nga data 15.06.2026 do të hyjnë në fuqi ndryshime të reja në funksionimin e sistemit të pagesës në stacionet e taksave rrugore. Sipas njoftimit, korsitë e shënuara për MTAG do të përdoren ekskluzivisht vetëm nga automjetet që posedojnë etiketë elektronike për pagesë automatike. Me këtë ndryshim, pagesa me MCard nuk do të lejohet më në këto korsi. Përdoruesit e MCard do të duhet të përdorin korsitë e tjera të disponueshme në stacionet e pagesës, sipas mënyrës përkatëse të pagesës. Nga NP “Rrugët Shtetërore” apelojnë që shoferët të respektojnë sinjalistikën vertikale…

Lexo më Shumë