Author: almakos

Me shënimin e festës së Kurban Bajramit krerët e shtetit të Maqedonisë së Veriut shprehin urimet e tyre ndaj besimtarëve myslimanë. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi uron festën në emër të Kuvendit dhe në emrin e tij personal, ndërsa mes urimit të tij shprehet se në këtë ditë të Kurban Bajramit, festës së sakrificës, humanizmit dhe afërsisë mes njerëzve, përtërihen vlerat më të larta të solidaritetit, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit “Kjo festë e shenjtë na rikujton rëndësinë e kujdesit për njëri-tjetrin, të ndarjes së mirësisë me familjen, fqinjët dhe të gjithë ata që kanë…

Lexo më Shumë

Këshilltari ekonomik i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht anëtari i këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, dënoi sjelljen e administratës tatimore dhe qeverisë ndaj biznesit dhe veçanërisht goditjen që po i bëhet aktivitetit të “Birra Korça” së fundmi. I ftuar në studion e News24 ditën e sotme (27 maj), Teliti iu referua rastit të sulmit ndaj “Birra Korça”, birra historike dhe marka më e vjetër e birrës vendase, duke vënë në dukje se në vend që shteti t’i ndihmojë këto sipërmarrje që kanë qindra të punësuar, i sulmon. Drejtoria e Tatimeve goditi përmes bllokimit të llogarive bankare shoqërinë më të vjetër të…

Lexo më Shumë

Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Lartë për dosjen e grabitjes së bujshme në aeroportin e Rinasit. Kërkesa është depozituar nga avokatët e tyre, Evjola Shehu dhe Neshat Fana, të cilët kërkojnë shfuqizimin e vendimit aktual dhe rikthimin e çështjes për shqyrtim të ri. Sipas mbrojtjes, gjatë procesit gjyqësor janë cenuar standardet e procesit të rregullt ligjor dhe të drejtat kushtetuese të të dënuarve. Gjykata e Lartë kishte lënë më herët në fuqi dënimet për grupin e akuzuar për grabitjen e ndodhur në prill të vitit 2019 në pistën e…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, u kërkoi qytetarëve të vendosin në një referendum nëse duan të paguajnë çmimin për politikat kriminale të Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së, të cilat po e mbajnë vendin jashtë BE-së. “Dje dëgjuam Hristijan Mickoskin të thoshte: ‘Nuk ka më lëshime për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ne jemi të gatshëm të paguajmë çmimin’. Lindin dy pyetje: cilat janë ato lëshime dhe kush do ta paguajë çmimin? Deri tani kemi dëgjuar për lëshimet. Gjithçka që tha ai ishte, në fakt, një gënjeshtër e madhe. Ai do ta kthente emrin, do ta anulonte Marrëveshjen e Prespës, gjuha, identiteti e…

Lexo më Shumë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,, ka vizituar në Spitalin e Traumës efektivin e Policisë së Korçës, i cili u plagos gjatë një operacioni për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Efektivi, së bashku me kolegun e tij, u dëmtuan pasi automjeti i tyre u përplas qëllimisht nga një prej personave të dyshuar, gjatë një tentative për t’i shpëtuar arrestimit. Fatmirësisht, kolegu tjetër ka marrë lëndime më të lehta dhe është larguar në banesë. Gjatë vizitës, drejtori i Policisë u shpreh se punonjësit kanë treguar profesionalizëm në kryerjen e detyrës dhe u uroi shërim të shpejtë. Ai theksoi se…

Lexo më Shumë

Të enjten dhe të premten në shtatë komuna të Rajonit Juglindor do të realizohet dezinsektim larvicid, përkatësisht spërkatje kundër mushkonjave, njoftuan nga Qendra për Zhvillim të Rajonit Juglindor. Sipas planit të publikuar, të enjten aktivitetet do të zhvillohen në Radovish nga ora 09:00, në Konçe nga ora 12:00 dhe në Strumicë duke filluar nga ora 12:00. Ndërsa të premten spërkatja do të vazhdojë në Vallandovë nga ora 09:00, në Vasilevë nga ora 12:00, në Bosillovë nga ora 09:00 dhe në Novo Sellë duke filluar nga ora 12:00. Nga Qendra për Zhvillim të Rajonit Juglindor u bëhet apel bletarëve që me…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq një avokate dhe një përkthyese, të cilat akuzohen për falsifikim dokumentesh. Sipas hetimeve, ato dyshohet se kanë falsifikuar një vendim gjykate shqiptare dhe një vendim gjykate nga Greqia. Së pari, është përgatitur dhe dorëzuar në Gjendjen Civile në Fier një vendim gjykate që paraqitej si vendim i Gjykatës së Apelit në Tiranë. Ky vendim, sipas hetimeve, ishte i falsifikuar dhe kishte si qëllim të dukej sikur po njihte dhe i jepte fuqi në Shqipëri një vendimi divorci të dhënë nga një gjykatë në Greqi për shtetasin F.H. Pra, në dokumente është krijuar një…

Lexo më Shumë

Dy shtetas të Kosovës janë arrestuar nga autoritetet maqedonase në pikën pagesore Demir Kapi, nën dyshimin për kontrabandim emigrantësh. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ndaj tyre është ngritur kallëzim penal dhe gjykata u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Ngjarja ka ndodhur më 26 maj 2026, rreth orës 06:30, në autostradën Gjevgjeli–Negotinë, ku zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare “Mihajllovë” ndaluan dy automjete me targa të Kosovës. Bëhet fjalë për një “Volkswagen Transporter”, të drejtuar nga A.G. (42), dhe një “Skoda Octavia”, të drejtuar nga G.G. (39). Gjatë kontrollit, në automjetin “Volkswagen” janë gjetur…

Lexo më Shumë

Në një mbrëmje gala në pallatin e Brigadave në Tiranë kushtuar turizmit, inovacionit dhe promovimit të destinacioneve shqiptare, Festa e Birrës Korça u nderua me çmim në “TEA Awards 2026”, event i organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit në bashkëpunim me Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.  [embedded content] Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Zana Çela tha gjatë ceremonisë së dhënies së çmimit se “Eventi më i mirë i festave lokale është Birra Korça. Ky është çmimi nga juria e aplikacionit TEA që kanë klikuar më së shumti pikërisht festën e Birrës Korça ndër festat lokale”. Ky vlerësim erdhi…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka uruar qytetarët e besimit islam me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazh paqeje, mirëqenieje dhe bashkimi. Në urimin e tij, Mickoski u shpreh se kjo festë e madhe kujton vlerat e solidaritetit, humanitetit, respektit të ndërsjellë dhe kujdesit për të afërmit. Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie të bazuar në mirëkuptim, unitet dhe respekt, ku dallimet mes njerëzve shihen si forcë dhe bashkimi si e ardhmja e përbashkët. Kryeministri uroi që ditët e festës të sjellin gëzim, ngrohtësi dhe shpresë në çdo familje, duke dëshiruar shëndet, paqe…

Lexo më Shumë

Bordi i Transparencës në datë 27 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen…

Lexo më Shumë

Me kërkesë të Prokurorisë së Sarandës, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin francez me inicialet Z.K., i akuzuar për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”. Sipas hetimeve i dyshuari, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka përvetësuar të dhëna bankare të qytetarëve shqiptarë përmes mesazheve mashtruese në telefon. Autorët përdornin karta SIM të regjistruara me identitete të tjera dhe dërgonin mesazhe në emër të “Posta Shqiptare”, ku qytetarëve u kërkohej të paguanin tarifa doganore për një paketë të pretenduar. Mesazhi mashtrues kishte këtë përmbajtje:“POSTA SHQIPTARE: Paketa juaj AL91359200 i nënshtrohet tarifave doganore (55 ALL). Ju…

Lexo më Shumë