Me kërkesë të Prokurorisë së Sarandës, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin francez me inicialet Z.K., i akuzuar për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.
Sipas hetimeve i dyshuari, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka përvetësuar të dhëna bankare të qytetarëve shqiptarë përmes mesazheve mashtruese në telefon.
Autorët përdornin karta SIM të regjistruara me identitete të tjera dhe dërgonin mesazhe në emër të “Posta Shqiptare”, ku qytetarëve u kërkohej të paguanin tarifa doganore për një paketë të pretenduar.
Mesazhi mashtrues kishte këtë përmbajtje:
“POSTA SHQIPTARE: Paketa juaj AL91359200 i nënshtrohet tarifave doganore (55 ALL). Ju lutemi, konfirmoni dorëzimin në: https://aktivpostalb.com”.
Përmes linkut të dërguar, dyshohet se autorët merrnin të dhënat bankare të viktimave.


