Author: almakos

Ortakët e kompanisë FINMAN SH.P.K. janë konfliktuar rëndë ditën e sotme pas mbledhjes së Asamblesë së Shoqërisë, që zotëron aksionet e firmave Alb Star SHPK, Manastiri Resort, Arena Center SHPK dhe disa kompani të tjera. Mësohet se ortaku kryesor i FINMAN SHPK, Idajet Ismailaj, dhe djali i tij, Florid Ismailaj, së bashku me bodyguard-ët, kanë dhunuar fizikisht me grushte dhe kanë kërcënuar me jetë djalin e ortakut tjetër të shoqërisë, Sokol Agalliun. Raportohet se përplasja mes ortakëve ka lindur pasi Sokol Agalliu i ka akuzuar Idajet Ismailajn dhe djalin e tij për vjedhjen e 500 milionë lekëve të tjera nga…

Lexo më Shumë

Në vitin 2025, koha reale e punës për punonjësit me orar të plotë dhe të pjesshëm në BE, të moshës 20 deri në 64 vjeç, ka qenë mesatarisht 35,9 orë në javë, që paraqet një ulje prej një ore krahasuar me vitin 2015, njoftoi Eurostat. Në Maqedoni, ndërkohë, koha reale javore e punës ka qenë 39,5 orë. Nga vendet e rajonit tonë, sipas të dhënave të disponueshme të Eurostat-it, javë më të gjata pune kanë Serbia me 41,3 orë dhe Bosnja e Hercegovina me 41,1 orë, ndërsa më e shkurtër është në Kroaci me 37,8 orë. Në BE, javët më…

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska kërkon nga Qeveria të thirr një referendum në të cilët qytetarët do të vendosi vetë për të ardhmen evropiane të tyre. “Thirrni një referendum, le të vendosin qytetarët nëse duan që fëmijët e tyre ta paguajnë çmimin për Mickoskin. Qeveria e Mickoskit pranoi se nuk ka para as për organizimin e një referendumi në të cilin qytetarët duhet të vendosin vetë për të ardhmen e tyre. Ka para vetëm për grupin kriminal të OBRM-PDUKM-së dhe tenderët e tyre kriminalë”, tha Kuzeska.Ajo tha se për Mickoskin dhe grupin kriminal përreth tij, qytetarët duhet të paguajnë çmimin.…

Lexo më Shumë

Në administratën tatimore po qarkullon një pyetje që askush nuk po jep guximin ta sqarojë publikisht: Përse u largua nga detyra drejtoresha e mbledhjes së borxhit për tatimpaguesit e mëdhenj menjëherë pasi zhbllokoi llogaritë e “Birra Korça”? Sipas burimeve brenda administratës, konflikti nisi pas urdhrit për bllokimin e llogarive të kompanisë historike “Birra Korça”, një nga bizneset më të rëndësishme prodhuese në juglindje dhe ndër kontribuuesit më të mëdhenj në ekonomi e taksa. Pretendimet janë se kompania nuk kishte detyrime të konsoliduara që justifikonin masa ekstreme bllokuese. Burime pranë tatimeve pretendojnë se drejtoresha Brunilda refuzoi të vazhdonte me veprime që…

Lexo më Shumë

Në gjykatën penale ka nisur gjykimi kundër gjykatësit të suspenduar të Apelit, Gjoko Ristov, pasi në shtëpinë e prindërve të tij në Negotino u gjetën 350 mijë euro të fshehura në mur. Në fillim të procesit, Ristov deklaroi se nuk ndihet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë. “Nuk ndihem fajtor as për veprën e parë dhe as për të dytën, duke pasur parasysh kualifikimin juridik”, deklaroi Ristov para gjykatës. Kundër tij është ngritur aktakuzë për 350 mijë euro të padeklaruara dhe të paevidentuara, të cilat ishin gjetur të fshehura në kuzhinën e shtëpisë familjare në Negotinë. Paratë…

Lexo më Shumë

Ndërsa SHBA-të janë të preokupuara me Iranin dhe lufta në Ukrainë vazhdon, Evropa po fillon të pyesë veten nëse ka ardhur koha për të folur me Moskën. Por së pari duhet të bjerë dakord për çështjet që do të diskutohen dhe kush do të flasë. Çështja është në rendin e ditës të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së që zhvillohet sot dhe nesër, të premten, në Qipro. “Para se të flasim me rusët, së pari duhet të biem dakord mes nesh për çështjet për të cilat duam të flasim me ta”, theksoi shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kalas. Ajo paralajmëroi…

Lexo më Shumë

Shporta e konsumatorit është gati, i është dhënë Këshillit Ekonomik dhe Social (KES), presim sinjale pozitive nga të gjithë dhe do të fillojmë llogaritjen e saj, tha sot zëvendësministri i Ekonomisë, Marjan Risteski. “Shporta e konsumatorit nuk është një homolog i shportës minimale të sindikatës, ajo thjesht do të bazohet në tregues përkatës, jo vetëm nga Enti Shtetëror i Statistikave, por edhe nga të gjitha institucionet e tjera në vend – nga marketet, tregjet, … do të na duhet kur të kemi kriza ekonomike ose politika të caktuara ekonomike, për të na dhënë udhëzime në krijimin e zgjidhjeve të reja…

Lexo më Shumë

 Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka vlerësuar progresin e vendit në procesin e integrimit evropian, duke e cilësuar atë si një nga hapat më të rëndësishëm deri tani në rrugën drejt BE-së. Me anë të një postimi në Facebook, zyra e BE në Tiranë, teksa citon Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, shprehet se Shqipëria është bërë vendi i dytë kandidat, pas Malit të Zi, që ka përmbushur standardet e ndërmjetme në fushën e shtetit të së drejtës. Komisionerja Kos thekson se ky është një moment për t’u festuar, por edhe një moment për të thelluar reformat, për të përfshirë…

Lexo më Shumë

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për producentin Petri Bozo. Vendimi është dhënë pas shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës, ndërsa producenti do të vijojë të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve. Burime nga seanca për gazetarin Fatmir Popja, bëjnë me dije se prokuroria ka paraqitur provat dhe argumentet mbi bazën e të cilave ka kërkuar masën më të rëndë të sigurisë, kërkesë që është pranuar nga gjykata. Avokatët mbrojtës të Petri Bozos kanë kundërshtuar masën, duke kërkuar një masë më të lehtë sigurie, por trupa gjykuese vendosi lënien e tij në…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sërish sanksione ndaj Francesca Albaneses, raportueses speciale të OKB-së për të drejtat e njeriut në territoret palestineze, e cila prej kohësh ka qenë kritike e ashpër ndaj Izraelit për trajtimin e popullit të Gazës dhe Bregut Perëndimor. Përmes një njoftimi, Departamenti i Thesarit tha se ekspertja italiane ishte rikthyer në një listë të zezë globale që e pengon atë të kryejë transaksione bankare ose të përdorë kartat kryesore të kreditit. Vendimi erdhi pasi një gjykatë apeli në SHBA të premten e kaluar rrëzoi një vendim të mëparshëm që bllokonte sanksionet, duke lëshuar një pezullim administrativ…

Lexo më Shumë

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me thi.kë në Mitrovicë të Jugut, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, kur policia ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ndodhej një person i lënduar me mjet të mprehtë. Mjeku kujdestar ka konfirmuar se viktima, mashkull 37-vjeçar, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Në këtë rast është lënduar edhe një person tjetër nga i njëjti i dyshuar. Pas trajtimit në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, ai është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën…

Lexo më Shumë

Ndonëse në të gjitha raportet ndërkombëtare, Shqipëria renditet ndër vendet që ka produktiviteti më të ulët në Europë, sidomos për sipërmarrjet e mëdha, punonjësit shqiptarë rezultojnë që kanë orë shumë më të gjatë të punës në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe në nivele të ngjashme me Ballkanin e Turqinë. Sipas të dhënave të INSTAT, që janë të disponueshme deri në vitin 2024, një punonjës shqiptar punonte 41.3 orë në javë, nga 41.6 orë vitin e mëparshëm. (Për të punësuarit me pagë, orët totale të punës janë më të larta, duke arritur në 43.6). Të dhënat e tjera të…

Lexo më Shumë