Një vatër zjarri ka rënë pasditen e sotme (27 maj) në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Situata emergjente është regjistruar pak më parë dhe ka alarmuar autoritetet policore, teksa u vunë re lëvizje të efektivëve.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë djegia e disa kabujve elektrikë në ambientet e katit të parë të drejtorisë.
Por fatmirësisht raportohet se nuk ka persona të lënduar apo të bllokuar.
Kanë nisur edhe hetimet për rrethanat dhe shkaqet e vatrës së zjarrit.
Vatra ka nisur fillimisht në katin e poshtëm të godinës. Flakët kanë filluar fillimisht në dysheme, ku janë djegur disa kabuj elektrikë.
Reagimi i vetë punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm dhe parandaloi përhapjen e zjarrit më tej, duke e shuar me fikëset e dorës që ndodheshin në institucion. Nga zjarri ka vetëm dëme të vogla materiale.
Dyshohet se shkak për këtë incident ka qenë një mbingarkesë në rrjetin elektrik.


