Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme (28 maj) në rrugën e re drejt Darëzezës në Fier.
Një automjet pasi ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara, ka përfunduar i përmbysur ne kanalin anësor të rrugës, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të drejtuesit.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupit nga automjeti i shkatërruar totalisht.
Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.


