Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në tarracën e një ndërtese në Rrugën e Kavajës në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që hetimet e Policisë pritet të nxjerrin më shumë detaje.


