Një objekti i dyshimtë në rrugë ka alarmuar mëngjesin e sotëm banorët në zonë e Rrugës së Elbasanit, pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një kovë ishte konstatuar në mes të rrugës, çka ka ngritur dyshime për bombë.
Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë kryer verifikimet për të përcaktuar nëse objekti përbënte rrezik.
Pas kontrollit, rezultoi se në kovë ndodheshin fasule, duke eliminuar çdo dyshim për rrezik.


