Mijëra qytetarët kanë mbushur sot bulevardin para kryeministrisë për të protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec, një projekt që ka shkaktuar reagime të ashpra dhe debate të shumta publike.
Protestuesit, të organizuar nga shoqëria civile dhe ambientalistë, fillimisht kanë rrethuar Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba, duke shprehur indinjatën e tyre pas incidentit të fundit në Zvërnec, ku një protestues u dhunua nga rojet e një kompanie sigurie private, i cili më pas u arrestua.
Më pas ata marshuan drejt Kryeministrisë, ku dhe kërkuan një zëri duke brohoritur dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Qytetarët mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Shqipëria nuk është në shitje”, “Anulo projektin” apo edhe slogane të drejtpërdrejta politike si ““Rama në burg, Berisha në burg”; “Ik në katund”; “Hajde protestoi, ka kafe falas, çohu nga kafja”.


