Analisti Fatos Lubonja kritikoi gjithashtu edhe heshtjen e Partisë Demokratike në lidhje me përplasjen dhe dhunën ndaj një qytetari ndaj protestës më 30 maj në Zvërnec.
Në intervistën për News24, Lubonja tha se kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk ka reaguar për këtë çështje pasi mbetet i lidhur me oligarkinë.
Sipas Lubonjës, një tjetër arsye e mungesës së reagimit lidhet me pritshmëritë e Berishës ndaj administratës së presidentit amerikan Donald Trump dhe shpresën për heqjen e statusit “non grata”.
“Berisha nuk reagon për arsye se deri dje ka qenë i lidhur me oligarkinë që siç duket ka dorë në Zvërnec. Një nga lëvizjet që ka bërë Rama më të suksesshme, t’i marrë Berishës ato oligarkët që kishte dikur kur ishte kryeministër. Sikur të kishin qenë të ndarë dy partitë me oligarkët e vet do të kishte pak më shumë demokraci në Shqipëri. Por ky i mori të gjithë. Por favoret që këta i kanë bërë e mbajnë peng.
I dyti është se ky nuk do, kanë iluzionin se me ikjen e administratës Biden, administrata Trump do të jetë në mbështetje të tij, ndoshta deri tek do të vijnë të heqin Ramën si Maduron dhe deri te ideja se do t’i heqin non gratën. Nuk reagon se nuk do të prishet me amerikanët dhe me oligarkët. Opozita nuk duhet të mjaftohet vetëm duke sulmuar Ramën si person, por edhe oligarkinë.”, theksoi ai.


