Deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, e ftuar sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, kritikoi qasjen e zyrtarëve të koalicionit VLEN, duke thënë se ata vazhdimisht ia atribuojnë përgjegjësinë BDI-së për procese dhe çështje për të cilat, sipas saj, nuk po arrijnë të gjejnë zgjidhje.
Sipas Zendelit, proceset demokratike duhet të avancohen vazhdimisht dhe nuk duhet të pengohen nga ndryshimet e pushtetit.
“Të gjitha proceset të cilat e cilësojnë dëmokracinë duhet të avancohen. Dhe asnjëherë unë nuk di ndonjë praktikë kështu siç ndodh në Maqedoninë e Veriut. Jo vetëm në RMV, por siç ndodh me koalicionin VLEN ndaj BDI-së. Unë nuk kam dëgjuar ndonjëherë VMRO të ketë thënë pse se bëri LSDM së bën VMRO-ja. Ky fenomën po paraqitet vetëm nga diskursi zyrtarëve të VLEN-it. Pse ta bëjmë ne kur së bëri BDI-ja. Sepse në momentin kur ndërrohet pushteti ke procese që duhët të zhvillohen jmë tutje. Demokraciia nuk është një process që i vendoset shenja e pikësimit deri në fund edhe tash mbaroj dhe ne nuk do të bëjmë kurgjë”, deklaroi Zendeli. /SHENJA/


