Në protestën përpara godinës së Kryeministrisë, banorja e Rrjollit, nëna e një fëmije 2-vjeçar, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj qeverisë dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, të cilën e akuzoi se ka firmosur për t’i marrë tokën e të birit duke e dhënë për ndërtim e një resorti në Rrjoll.
“Rrjolli nuk do të ishte në këtë gjendje nëse ajo leje ndërtimi nuk do të ishte firmosur nga Balluku për t’i bërë nderin e jetës Bashkim Ulajt”, tha ajo ndërsa shtoi se “më 16 janar, duhet të kishte qenë e shkarkuar dhe jo të firmoste për të marrë tokën e tim biri”.
““Arresto Ballukun, arresto Ramën. Rama në burg, Balluku në burg, Rama në burg, Balluku në burg”, ishte thirrja e saj, ndërsa iu bashkuan njëzëri edhe mijëra protestues të pranishëm.
Ajo e cilësoi qeverinë “mafie e gjallë”, ndërsa shtoi se qytetarët nuk duhet të lejojnë që shteti të drejtohet nga mafia dhe pasuritë tona të përdoren për interesat e tyre.
Banorja e Rrjollit: Besoj që për katër muaj e keni parë se çfarë ka ndodhur në Rrjoll. Unë jam nëna e një fëmije 2-vjeçar dhe kam katër muaj që protestoj çdo ditë para Policisë së Shtetit, e cila mbron oligarkët që po ndërtojnë në tokën e tim biri.
Dua t’ju sqaroj edhe një gjë tjetër, Rrjolli nuk do të ishte në këtë gjendje nëse ajo leje ndërtimi nuk do të ishte firmosur nga Balluku për t’i bërë nderin e jetës Bashkim Ulajt.
Ndaj sot, të gjithë bashkë duhet të thërrasim në kor: “Arresto Ballukun, arresto Ramën”. SPAK duhet të përgjigjet për këto gjëra. Balluku, më 16 janar, duhet të kishte qenë e shkarkuar dhe jo të firmoste për të marrë tokën e tim biri. Balluku duhet të jetë në burg…
Rama në burg, Balluku në burg, Rama në burg, Balluku në burg, Rama në burg, Balluku në burg, Rama në burg, Balluku në burg. Këta nuk janë qeveri, por një mafie e gjallë. Ne nuk duhet të lejojmë që shteti të drejtohet nga mafia dhe pasuritë tona të përdoren për interesat e tyre.


