Një bankë e nivelit të dytë pranë stadiumit “Dinamo” është grabitur.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se një person me armë zjarri është futur brenda bankës dhe ka marrë një shumë parash.
Sipas informacioneve, paratë ka arritur t’ia marrë një qytetari që sapo po i depozitonte.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.


