Dalin në dritë të tjera detaje nga grabitja e pikës valutore te Rruga e Kavajës në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se autorët e maskuar e kanë kërcënuar punonjësin e Exchange me sqepar, 55-vjeçarin Qani Zili, e kanë dhunuar dhe i kanë grabitur shumën e parave të pikës valutore. Dyshohet që punonjësi 55-vjeçar të ketë qenë duke transportuar drejt bankës një shumë prej 10 milionë lekësh të vjetra. Siç shihet në foto, motori gri është përdorur nga autorët, ndërsa vetë punonjësi ka qenë duke transportuar shumën e parave me motorin e zi.
Author: almakos
Zbardhen detaje të reja nga grabitja e ndodhur këtë mëngjes te “Rruga e Kavajës”, në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se autorët dyshohet të kenë marrë një shumë prej 10 milionë lekësh të vjetra. Pre e grabitjes ka rënë punonjësi 55-vjeçar i një rrjeti “Exchange”, që mblidhte cashin e tyre dhe e dorëzonte në bankë. Kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët kanë dhunuar 55-vjeçarin dhe i kanë grabitur vlerën monetare të një pike valute, të cilën ka qenë duke e transportuar me motor. Siç raporton gazetarja Bezat, pasi kanë dhunuar punonjësin dhe i kanë marrë paratë, janë larguar…
Nga ora 21:00 e ditës së djeshme deri në ora 05:00 të ditës së sotme, Ministria për Punë të Brendshme në të gjithë territorin e vendit ka regjistruar 53 shkelje të orës policore. Në ndërkohë në gjithë territorin e vendit janë regjistruar edhe 384 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. – Advertisements –
Ka nisur në Durrës stërvitja më e madhe ushtarake e 30 viteve të fundit në vendin tonë, Defender 21. Forcat tona të Armatosura, përveç pjesëmarrjes me rreth 1000 trupa, kanë përgatitur edhe infrastrukturën ndihmëse për pritjen e kolegëve të tyre nga vendet aleate, përfshirë edhe Amerikën. Stërvitja “Defender Europe 2021” do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë dhe në këtë stërvitje do të angazhohen 3.100 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake. Stërvitja e NATO-s në…
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të të lartë atmofserik me qëndër të pozicionuar në verilindje e cila do të kushtëzojë mot të qëndrueshëm në vendin tonë. Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0, 5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të me rënie. Temperaturat: Zona malore 9/21°C Zona e ulët 10/24°C Zona bregdetare 11/25 °C
Moti sot do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare dhe do të fryjë erë e matur nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri 15 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 19 deri 26 gradë Celsius. – Advertisements –
Akademiku Artan Fuga, një zë kritik nga qeverisjes parashtron 5 pyetje që sipas tij duhet të bëjnë mediat dhe gazetarët pas deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha të bëra mbrëmjen e sotme në takimin me drejtuesit e degëve. Fuga i cilëson interesante këto deklarata dhe, një ndër pyetjet është nëse do të digjen prapë mandatet? POSTIMI I PLOTËInteresante deklarata e zotit Lulzim Basha sot me kryetarët e rretheve!Pesë pyetje lindin që mediat dhe gazetarët duhet të bëjnë për të na sqaruar ne të tjerëve: Po atje ku i ka fituar mandatet a i njeh zgjedhjet? Apo nuk njeh vetëm…
Edvin Kulluri, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së deklaroi se kreu i demokratëve, Lulzim Basha duhet të hapë dorëheqje, pasi humbi zgjedhjet e 25 prillit. I ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ Kulluri e cilësoi Bashën si një lider aventurier, duke shtuar se kreu i PD-së i ka ezauruar të gjitha rrugët për të gjetur fajtorin e humbjes së zgjedhjeve. “Pashë një meme në internet, për një ushtar japonez që në vitin 1974 kuptoi se kishte mbaruar lufta.Ky dhe Lulëzim Basha e kuptojnë të fundit se pas luftës kanë humbur luftën, shumë ditë e vite mbrapa. Komisionerët e PD-së kanë…
“Procesi i administrimit të zgjedhjeve të vazhdojë deri në fund”. Kështu është shprehur zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Blushi pohoi se transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe Demokracia. REAGIMI I BLUSHIT Është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund, në respekt të Kodit Zgjedhor.Transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe Demokracia.Kjo është çështje e interesit…
Nënkryetarja e LSI Erisa Xhixho ka publikuar sot një video që sipas saj është filmuar në KZAZ numër 31, dhe tregon qartë për shkeljen e ligjit. Ndërsa flet për një masakër elektorale, Xhixho thekson se asnjë numërues nuk duhet të përdorë stilolapsin për të cenuar vullnetin e qytetarëve. “LSI më 29 prill ka depozituar në organet e drejtësisë një kallëzim penal për një nga drejtoreshat e Rilindjes njëkohësisht dhe pjesë e shtabit elektoral të Partisë Socialiste në njësinë numër një. Zonja në fjalë ka konsumuar veprat penale 326 të Kodit Penal ‘Falsifikim i dokumenteve, rezultateve të zgjedhjeve’ dhe 326/A ‘Dëmtimi…
Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes në Elbasan, ku në bodrumin e një pallati 12 katësh ka rënë zjarr. Siç shihet edhe nga videot e siguruara nga BalkanWeb në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shërbimit të zjarrfikëses si dhe të policisë, të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë që është bërë e mundur evakuimi i banorëve të këtij pallati, për të parandaluar çdo situatë të mundshme, të cilët kanë lënë banesat me shpejtësi të frikësuar. Mësohet se në bodrumin e këtij pallati pranë Parkut Rinia në Elbasan ndodhen edhe automjete, ndërsa thuhet se nga…
Lulzim Basha, kreu i PD-së, ka takuar sekretarët dhe kryetarët e degëve në selinë e PD. Gazetari Osman Stafa raporton për “Balkanweb” se në mbledhje po bëhet analiza e zgjedhjeve. Ky takim vjen pas zgjedhjeve parlamentare të datës 26 prill. Gjithashtu, në takim pritet të diskutohet edhe për zërat kritikë ndaj liderit Basha, pas fitores së zgjedhjeve nga ana e Partisë Demokratike. Një sërë eksponentësh brenda PD-së kanë kërkuar që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha të japë dorëheqjen nga posti, pasi ka humbur zgjedhjet. Ndërsa, degët e rretheve të PD-së kanë mbajtur qëndrim, duke u shprehur se Basha arriti…

