Dalin në dritë të tjera detaje nga grabitja e pikës valutore te Rruga e Kavajës në Tiranë.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se autorët e maskuar e kanë kërcënuar punonjësin e Exchange me sqepar, 55-vjeçarin Qani Zili, e kanë dhunuar dhe i kanë grabitur shumën e parave të pikës valutore.
Dyshohet që punonjësi 55-vjeçar të ketë qenë duke transportuar drejt bankës një shumë prej 10 milionë lekësh të vjetra.
Siç shihet në foto, motori gri është përdorur nga autorët, ndërsa vetë punonjësi ka qenë duke transportuar shumën e parave me motorin e zi.