Një protestues, duke folur nga protesta para Kryeministrisë, ka hedhur akuza ndaj drejtuesve të lartë të shtetit, duke ngritur pretendime për pasuri të fshehura jashtë vendit dhe privilegje të zyrtarëve.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos kenë frikë dhe të vijojnë të denoncojnë atë që e konsiderojnë të padrejtë. Protestusi u ndal dhe te lajmi mbi heqjen dorë nga shtetësia shqiptare e vajzës së Beqajt.
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur ka firmosur heqjen e shtetësisë për vajzën e kryehajdutit Beqaj. Kjo bëhet për të fshehur pasuritë jashtë vendit. Këtë gjoja që bëjnë propagandë për shkolla, fëmijët e tyre i shkollojnë në universitete më prestigjioze të botës. Kjo jo me anë të financave të veta, por me vjedhjet që u bëjnë shqiptarëve. 6 mln lekë të vjetra i janë dhënë me vendim të Këshillit të Ministrave, Begajt për të rregulluar dhëmbët. Mbytni frikën, nxirrni zërin, ruajeni nderin dhe moralin. Fytyrën mund t’ia marrësh vetëm ti vetes. Ndaj erdhi koha që t’ia zbardhësh fytyrën vetes, duke u bashkuar me popullin dhe për popullin.”, tha ai.



