Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e martë, datë 4 Maj 2021, ora 08:00 në mëngjes, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të vijojnë të realizohen punime në rrugë për riparimin e shtresave asfaltike, në: QAFË KASHAR-URA E DAJLANIT DURRËS Dita e parë e punimeve në segmentin Maminas–Sukth. Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut. Dita e dytë e punimeve në segmentin Maminas-Kryqëzimin…
Author: almakos
Gjermania garanton mbështetje për Maqedonine e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo u tha në takimin e ministrave të jashtëm Heiko Maas e Bujar Osmani në Berlin. Maas i cilësoi si “fake news” “non-paper” për Ballkanin. Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas nuk është për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit në BE. Në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, shefi i diplomacisë gjermane tha të hënën (03.05.2021), në Berlin: “Ky është një diskutim që e kemi bërë edhe më parë, por anasjelltas. Në të kaluarën…
Komuna e Çairit njofton se gjatë gjithë muajit maj do të realizohet procesi i regjistrimit të nxënësve të klasave të para në shkollat fillore të Komunës së Çairit, në përputhje me protokollet e definuara për mbrojtje nga virusi Covid-19. – Advertisements – Nga Komuna gjithashtu theksojnë se aplikimi për regjistrim dhe dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm k;t; vit mund të bëhet online përmes web faqes https://uslugi.gov.mk/service-details.nspx?serviceId=5228 ku më pas shërbimet e shkollës përkatëse në numrin tuaj të telefonit të dhënë në aplikim do t’ju lajmërojnë për caktimin e terminit për realizimin e intervistës me fëmijën në ambientet e shkollës., kjo…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër vaksinimin masiv në sheshin “Skënderbej”, ku tha se ritmi i vaksinimit nuk do të ndalet, ndërkohë që ka bërë me dije kalendarin e mbërritjes së vaksinave në vend. “Janë mbi 736 mijë doza vaksine tashmë të mbërritura në vend. Ndërkohë që presim përgjatë kësaj jave 11,700 doza vaksine, të cilat vijnë nga kontrata që ne kemi me Pfizer si dhe një pjesë e tyre, nga kontrata që kemi lidhur me Bashkimin Europian, si pjesë e instrumentit që Bashkimi Europian ka ndërtuar për mbështetjen për vendet e Ballkanit”, tha…
Drejtori i përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj tha se pas fushatës dhe procesit zgjedhor situata është nën kontroll dhe në nivelet më të ulëta të infektimit, që ka pasur Shqipëria që prej fillimit të pandemisë. Në një intervistë për Euroneës Skënder Brataj ka folur për situatën e COVID në vend, duke thënë se ka një tendencë të vogël rritje dhe për këtë duhet pritur deri nga mesi i muajit maj për të parë nëse grumbullimet gjatë fushatës elektorale kanë lënë pasoja. “Sidoqoftë, është një rritje shumë e ulët, nuk mund të krahasohet me atë të dy…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar të hënën në Kosovë katër viktima me koronavirus. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (78 vjeç)”, është thënë në njoftim. Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 101 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 2,052 mostrave. IKSHPK-ja ka njoftuar se më 3 maj janë shëruar 421 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 7,983. autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 105,636 pacientë me këtë…
Për katër ditë me radhë pikat e vaksinimit nuk kanë qenë të hapura për qytetarët të cilët janë në listën e imunizimit kundër Covid19. Të premten disa ekipe kanë qenë të angazhuara në terren për të vaksinuar të moshuarit nëpër shtëpitë e pleqve. ALSAT kërkoi përgjigje nga ministri i Shëndetësisë përse ishte e nevojshme që imunizimi të ndërpritet për kaq shumë ditë, përgjigje nuk morëm. – Advertisements – ”Pas ndërprerjes disa ditore të procesit të vaksinimit për shkak të festave, nesër pritet të fillojë imunizimi masiv i popullatës. Pos kryeqytetit vaksinimi masiv do të zhvillohet në gjashtë qytete të tjera…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka nxitur gazetarët që të hulumtojnë, të sigurojë prova të vërteta duke i cilësuar këto si kauza të të gjithëve. Osmani shkruan se liria është atribut i gjendjes së natyrshme, siç duhet të jetë edhe liria e shtypit. Postimi i plotë: “Liria është atribut i gjendjes së natyrshme, siç duhet të jetë edhe Liria e Shtypit. Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, dua ta shprehë konsideratën time për mediat profesionale e të guximshme. Dua t’i inkurajoj ta vazhdojnë përpjekjen e tyre për raportim të drejtë…
Orë ankthi, me një pikëpyetje që i gërryen zemrën, ka përjetuar prej 12 ditësh 72-vjeçarja Tefta Shabanaj. Me lot në sy dhe e pa shpresë, ajo ka vetëm një lutje, që djali i saj të jetë gjallë dhe ta kontaktojë. Pasditen e 21 prillit ajo së bashku me të birin, Arjanin, dolën nga shtëpia për të ndjekur një miting politik të organizuar nga Partia Demokratike dhe prej aty nuk e pa më. Ajo e telefonoi, por pas disa zilesh, telefonata u mbyll. E moshuara shkoi edhe në polici, por as uniformat blu s’kanë asnjë pistë për zhdukjen e 50-vjeçarit. I…
Ministria e Shëndetësisë propozoi lehtësim të masave kufizuese nga e mërkura. Në seancën qeveritare të së martës duhet të vendoset që lëvizja të kufizohet nga ora 23 dhe jo 21 siç ishte deri më tani. Sipas njoftimit të ministrit Venko Filipç kafenetë do të mund të punojnë deri në orën 22 e 30, por vetëm ne ambientet e jashtme. – Advertisements – Në bazë të propozimit tonë, Shtabi i Krizës i pranoi që në Qeveri të miratohen masat e ndalesës së lëvizjes me fillim nga ora 23 deri në ora 5 të mëngjesit. Objektet gastronomike të punojnë vetëm në pjesët…
Komiteti i ekspertëve në Tiranë ka marr vendim që të heq plotësisht masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve me karantinë 14 ditore për qytetarët nga Maqedonia dhe Greqia. Nga sonte në mesnatë, hyrja në territorin shqiptar është pa kushte preventive të pandemisë së shkaktuar nga CoVid-19. Duke parë situatën në rajon, kjo masë shtrënguese vetëm për dy shtet fqinje të Shqipërisë zgjati plotësisht dy javë, me vendim të Komitetit të ekspertëve në Tiranë. – Advertisements – Adnan Qaili
Një sherr i nisur për motive të dobëta ka përfunduar me një të plagosur me thikë në Shkozë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur shtetasi O. M., 30 vjeç, i cili u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sakaq është shoqëruar në komisariat shtetasi me inicialet S. K. Njoftimi i policisë: Me datë 03.05.2021, rreth orës 11:45, në Shkozë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi S. K., ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e…

