Author: almakos

Spartak Ngjela ka kaluar disa vite të jetës së tij në burgun e Burrelit dhe te Ola rrëfeu për këtë periudhë të vështirë. Teksa ai tregonte ra në sy karakteri i fortë që avokati ka, aq sa për një periudhë kaq të errët foli si për diçka normale, madje dhe me nota humori. Për rreth 5 vite ka qenë në të njëjtën dhomë burgu me të atin. Ai tha se në fillim Kiço Ngjela ka qenë 3 vite në burgun e Tiranës, dhe pasi vdiq Mehmet Shehu e transferuan në Burrel ku ndodhej avokati. Babai i tij ishte moshë e…

Lexo më Shumë

Në vendin tonë janë regjistruar 105 raste të reja nga 946 testime të realizuara. – Advertisements – Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë shëruar 403 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 45 persona. Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 724.668 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 152.685 persona. Nga personat e infektuar, 133.473 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.936 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 14.276

Lexo më Shumë

Një propozim-ligj i Ministrisë së Arsimit për libra digjitalë, ka thelluar kundërshtimet në Maqedoninë e Veriut, në kohën kur ky vend tani një vit ka mbyllur të gjitha shkollat fillore, të mesme edhe ato universitare. – Advertisements – Ekspertët thonë se arsimi kërkon zgjidhjen e shumë problemeve tjera para se të kalohet në digjitalizimin e librave. Psikologja Edlira Destani, thotë se librat digjitalë do të dëmtojnë shëndetin mental të nxënësve në kohën kur po përballemi me probleme të shumta me mësimin online. Sociologu Ilija Acevski, shprehet që gjendja epidemiologjike është shqetësuese, por që duhet patur kujdes edhe me izolimin që…

Lexo më Shumë

32 mijë e 163 turistë nga Kosova vizituar Shqipërinë vetëm gjatë kësaj fundjave. Pandemia nuk i ndali për të vizituar Shqipërinë në këtë nisje të nxehtë të majit me temperatura të larta. Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi për mediat e Kosovës ka bërë me dije shifrën, ndërkohë ka theksuar se vetëm të dielën kanë ardhur 5 mijë qytetarë. Duket se edhe këtë sezon turistik, Shqipëria do të presë mijëra turistë nga Kosova, ashtu si vitin e kaluar kur pandemia nuk i pengoi për të ardhur.

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku 41-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në zonën e Imathia. Ditën e premte në mesditë, ai po drejtonte automjetin në rrugën provinciale Alexandria – Giannitsa, kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga, raportojnë mediat greke. Makina u përmbys dhe i shkaktoi plagosje të rëndë e më pas vdekje 41-vjeçarit shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Hetimi paraprak për shkaqet e sakta të aksidentit kryhet nga Departamenti i Policisë së Aleksandrisë.

Lexo më Shumë

Një 32-vjeçar grek, i cili fshihej në Shqipëri ka rënë në prangat e policisë, pasi kishte kryer një vrasje dhjetorin e vitit 2020. Sipas mediave greke, 32-vjeçari kishte ekzekutuar një 60-vjeçar i cili ishte punonjës në një qendër shëndetësore në Kalivia. Ai më pas fshihej në Shqipëri për t’i shpëtuar autoriteteve greke, por u kap dhe u dërgua në Atika. Menjëherë pas vrasjes ai ishte arratisur drejt Shqipërisë, teksa gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën armë gjahu dhe 31 plumba. Mësohet se autori dhe viktima banonin në të njëjtën ndërtesë, dhe kishin mosmarrëveshje për banesat.

Lexo më Shumë

Aktivistët civil kërkojnë sanksione të rënda për ata që janë drejtpërdrejt përgjegjës, për djegien e kallamishteve në bregun e Strugës. Ata i bëjnë thirrje shtetit të mos lejojë uzurpim të mëtejshëm, për qëllime private. Kjo vjen pasi disa ditë më parë në dalje të Strugës për në fshatin Kalishtë, u dogj një sipërfaqe e madhe me kallamishte. – Advertisements – “Dhe kjo më jep të drejtën të dyshoj për ndonjë lidhje të orkestruar midis shtetit, komunës dhe pushtetarëve lokal, të cilët gjithmonë na servohen si autorë të panjohur. Kjo është e zgjidhshme në Strugë. Por kështu, si sherifë, eja uzurpo…

Lexo më Shumë

Janë ulur shifrat e infektimeve me COVID-19 në Kosovë. Autoritetet shëndetësore, njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 160 persona të infektuar. Nga krahu tjetër, nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin 5 qytetarë, 2 prej të cilëve në Prizren, një në Pejë, një në Prishtinë dhe një në Skënderaj. Lajmi i mirë, është se janë shpallur të shëruar 415 qytetarë. Njoftimi i plotë: Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.002 mostra të…

Lexo më Shumë

Moti në ditët në vijim do të jetë kryesisht i kthjellët, tipik i stinës. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vetëm në mesjavë do të ketë reshje kryesisht në jug dhe më pas mesditën e së enjtes, këto reshje do të transferohen në veri. Parashikimi i SHMU: Kjo javë e parë e Majit parashikohet të jetë me tiparet e një pranvere të vërtetë. Deri në mesjavë parashikohet mot me diell dhe alternime vranësirash. Më tej qendrueshmëria do të ndërpritet pasi drejt vendit do të vijë një front me kohëzgjatje të shkurtër prej pasdites së të mërkurës e deri mesditen e së enjtes.…

Lexo më Shumë

Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë së tij Bindja Demokratike. Kjo pasi nuk arriti të marrë dot mandat deputeti në zgjedhjet e 25 prillit. Ka qenë vetë Patozi, i cili ka dhënë lajmin e dorëheqjes në rrjetin social “Facebook”, teksa shkruan: “Dorëheqja ime është një akt moral përgjegjësie, por kurrërrësesi dorëzim. E kemi shpallur që në ditën e parë të themelimit se Bindja Demokratike nuk është një njeri, as një grup personash, e aq më pak pronë apo ndërmarrje biznesi e dikujt”. Mesazhi i Patozit: MARR PËRGJEGJËSINË DHE DORËHIQEM NGA DREJTIMI I BINDJES DEMOKRATIKEDuke falenderuar edhe një…

Lexo më Shumë

Sapo ka përfunduar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë seanca gjyqësore për Martin Kapllanaj, djalin minoren i cili grabiti me armë argjendarinë në Vlorë pak ditë më parë. Gjykata vendosi arrest me burg për Martin Kapllanaj. Kapllanaj i ditëlindjes 23 12 2003 është 17-vjeç momentalisht për këtë arsye seanca gjyqësore është gjykuar nga gjyqtarja Vjola Canaj, që merret me çështjet e minorenëve. Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura. Në fillim të prillit rreth datës 7, sipas burimeve, familjarët kanë bërë denoncimin në polici pasi djali sipas tyre ka qenë i pleksur në shoqëri të keqe. Ata…

Lexo më Shumë

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar në koronavirus të cilët trajtohen në repartet infektive të kryeqytetit dhe spitalet e vendit është 1102 dhe ka rreth 740 shtretër të lirë në kovid qendrat, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë (MSH). – Advertisements – Në repartet infektive të vendit trajtohen gjithsej 637 pacientë, derisa në kovid qendrat në Shkup 465 të sëmurë, të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19.“Në 24 orët e kaluara në kovid qendrat në spitalet në mbarë vendin është raportuar se trajtohen 637 pacientë pozitivë dhe të dyshuar në koronavirus. Pas raporteve të spitaleve që arrijnë në…

Lexo më Shumë