Author: almakos

Një person është plagosur me armë zjarri këtë mbrëmje në Fushë-Krujë. Gazetari Julian Shota raporton për “Balkanweb” se i plagosuri është shtetasi Arben Dedja, pronar i një fasonerie në qytet. Dedja është paraqitur i plagosur tek Qendra Shëndetësore në Fushë Krujë e më pas është dërguar tek Trauma.Mësohet se Dedja ka një plumb në këmbë. Njoftimi i policisë: Krujë/Informacion paraprak Më datë 01.05.2021, rreth orës 18:50, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore  shtetasi A. D., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe  ndodhet nën kujdesin…

Lexo më Shumë

Në vendin tonë janë regjistruar 214 raste të reja nga 2.276 testime të realizuara. – Advertisements – Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë shëruar 305 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 36 persona. Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 723.722 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 152.581 persona. Nga personat e infektuar, 133.070 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.891 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 14.620

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 100 raste të reja me koronavirus në vend nga 2962 testime të kryera për të dyshuar si të prekur. Ministria e Shëndetësisë bën me dije gjithashtu  se dy qytetarë e kanë hunbur betejën me virusi. NJOFTIMI I MSHMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë  kanë humbur jetën 5 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 187 raste të reja. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 105.375, nga të cilët 94.630 pacientë janë shëruar, 8567 qytetarë janë aktivë me Covid-19 dhe 2178 persona fatkeqësisht nuk ia kanë dalë përballë virusit të rrezikshëm. Njoftimi i plotë: 456 TË SHËRUAR DHE 187 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.944 mostra…

Lexo më Shumë

“Edhe pesë vite pas vërshimeve në Lagjen Hasanbeg të Shkupit, shumica e rrugëve nuk janë riparuar. Madje duken edhe si në mesjetë. Por ka edhe rrugë që me dekada qëndrojnë në gjendje të tillë, pa kanalizim, pa asfalt e të mbuluara nga balta” – Advertisements – Në gjendje të këtillë është edhe rruga numër 15, e cila siç thonë banorët, për 60 vite gjithçka kanë ndërtuar me vet kontribut, ndërsa nga komuna vetëm kanë bërë premtime dhe e kanë shkatërruar atë që është ndërtuar nga vetë banorët. Madje vetëm duke sjellë makineritë para zgjedhjeve, e duke i larguar menjëherë pas…

Lexo më Shumë

Solidaritetit ndaj Serbisë që na dhanë vaksinat si donacion, do t’i kushtojnë shumë taksapaguesve tanë. Madje nuk ka as kornizë ligjore për lirimin e turistëve nga pagesa rrugore, thonë nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”. Drejtori Ejup Rrustemi tha se nuk ka marrë një shkresë nga Qeveria, por mjetet në llogarinë e ndërmarrjes patjetër të kompensohen nga ekzekutivi, të cilët, do të shpërndajnë kartela elektronike me mbushje parash për një vajtje-ardhje të turistëve serb. Në praktikë jo në të gjitha pikat pagesore mundet të paguhet me kartelë, por vetëm në Korridorin 10 nga TabanocI deri në Bogorodicë. – Advertisements –  “Në…

Lexo më Shumë

“Njëjtë sikurse para ca vitesh në Tetovë, tani këtu në fshatin Gllogj të komunës së Tearcës, është duke u zmadhuar gjithnjë e më shumë, një bombë e vërtetë ekologjike, një deponi e krijuar në të hapur, e cila, gjithnjë e më tepër rrezikon jetët e banorëve që jetojnë për rreth” – Advertisements – Nga komuna e Tearcës thonë se disa herë e kanë pastruar ndërsa fajësojnë qytetarët për hedhjen e mbeturinave. Kreu i Komunës kërkon mjete nga Ministria e Ekologjisë për largimin e deponisë. “Vitin e shkuar dy herë komuna e Tearcës e ka pastruar por urdhëroni sot shiheni si…

Lexo më Shumë

Dhjetëra milionë dollarë dolën para zgjedhjeve nga arka e buxhetit të shtetit, drejt llogarive e mijëra familjeve në Durrës, Shijak, Kamzë, Vorë, Rrogozhinë, Kavajë, Mirditë, Lezhë dhe në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti. Fondet ishin pjesë e të ashtëquajturit program rindërtimi. Përdoruesja më e madhe e fondeve rezulton bashkia e Durrësit me rreth 13,7 milionë dollarë, ndërkohë që përmes disa mbledhjeve seri të këshillit bashkiak janë përpiluar listat e përfiuesve. Kështu sipas dokumenteve zyrtare: Në datën 4 shkurt, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako dhe këshilli bashkiak i këtij qyteti miratuan me urgjencë listën e…

Lexo më Shumë

Kufiri në Tabanoc, që e lidh Maqedoninë e Veriut me Serbinë janë raportuar pritje të gjata të udhëtarëve. – Advertisements – Raportohet se pritjet në këtë pikë kufitare janë më të gjata edhe se një orë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 thonë, se kolonat e gjata të veturave janë si pasojë se ka probleme teknike në kontrollimin e udhëtarëve. “Po, ka problem teknik i cili po tejkalohet dhe së shpejti do të normalizohet situata”, thanë nga MPB-ja. Ndërkaq, mbrëmë pritje të gjata të udhëtarëve janë raportuar edhe në vendkalimet në Bllacë, Bellanoc dhe në Aeroport. Shkak ishte rënia…

Lexo më Shumë

Investitori i Emirateve të Bashkuara, Mohamed Alabbar, ka dhënë një intervistë për televizionin botëror të lajmeve CNN, lidhur me investimi që Alabbar dhe kompania e tij do të kryejnë në Shqipëri. Gjatë intervsitës ai ka shojeguar arsyen përse ka vendosur të investojë në Shqiëri dhe në vende të tjer të Ballkanit. Biznesmeni është shprehur se e sheh vendin tonë dhe rajonin e Ballkanit , si ‘Europën e Re” Emiratet e Bashkuara po kryejnë një investim masiv prej 2.5 miliardë dollarësh në portin e Durrësit, si pjesë e asaj që Alabbar e konsideron si “Europa e re”. “’Europa e Re’ është…

Lexo më Shumë

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1147 dhe ka rreth 740 shtretër të lirë spitalorë në kovid qendrën, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë. – Advertisements – Më 24 orët e kaluara në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 24 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi, me ç’rast në repartet infektive në kryeqytet gjithsej mjekohen 473 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid-19. Pjesa më e madhe e tye janë në mbështetje oksigjeni. “Në 24 orët e fundit,…

Lexo më Shumë

Një automjet është djegur paraditen e sotme në Vlorë. Policia ka bërë me dije se makina në pronësi të E.B. ka qenë i parkuar në lagjen “Osman Haxhiu”, në momentin kur është përfshirë nga flakët. “Sot, rreth orës 10:30, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i parkuar, i markës “Renault”,  në pronësi të shtetasit E. B. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Lexo më Shumë