Author: almakos

Policia e Durrësit ka mundur të zbardhë një sërë vjedhjesh të ndodhura në tre qytete, Durrës, Krujë dhe Lezhë. Policia, ka arritur që të vendosë në pranga autorët e dyshuar. Këta të fundit akuzohen më së shumti për vjedhje banesash, në qytetet e lartpërmendura, ndërsa një rast, ka të bëjë me grabitjen e 5 biçikletave. Njoftimi i plotë i Policisë: Zbardhen dhe dokumentohen disa vjedhje të ndodhura më parë në Durrës, Krujë dhe Lezhë. Arrestohen nga Policia autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Lezhë,…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar besimtarët i ka uruar Pashkën besimtarëve Ortodoksë. Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadorja Kim shkruan se urimi vjen nga e gjithë Ambasada e SHBA në Tiranë. Ajo thotë ndër të tjera, se urimi i tyre përqendrohet tek shpresa në këto ditë të bukura pranvere. “Gëzuar Pashkën Ortodokse nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA në Tiranë! Ju urojmë shpresë në këto ditë të bukura pranvere”, shkruan Kim.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës që lamë pas (01/02.05.2021) në territorin e Maqedonisë së Veriut, sa i përket masës së mbajtjes së pajisjes mbrojtëse personale – maskës, janë regjistruar 436 shkelje. – Advertisements – Ministria e Punëve të Brendshme ka apeluar deri te qytetarët, t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të përballjes së Covid-19.

Lexo më Shumë

Greqia njoftoi shtrirjen e masave kufizuese me Shqipërinë nga 3 maji deri më 14 maj ku parashikohet karantinë prej 14 ditësh për ata shtetas që udhëtojnë nga kufiri shqiptar drejt Greqisë duke përjashtuar drejtuesit e kamionëve. Sipas njoftimit në gazetën qeveritare greke mbetet në fuqi kufizimi me 400, i numrit të personave që lejohen të hyjnë në ditë në Greqi nga Kakavia ndërkohë që pikat e tjera kufitare me Shqipërinë do të vijojnë të jenë të mbyllura. Gati një javë më parë edhe Shqipëria vendosi karantinën 14 ditore për të gjithë shtetasit që hynin nga Greqia në Shqipëri. Greqia vijon…

Lexo më Shumë

Pas ndërprerjes së mbrëmjes që lamë pas, sot në Maqedoninë e Veriut sërish do të vlejë ndalesa e lëvizjes – ora policore. – Advertisements – Sonte, ora policore do të fillojë në ora 21:00 dhe do të mbarojë në ora 05:00 të ditës së nesërme. Në këtë kohëzgjatje, ndalesa e lëvizjes do të vlejë deri në festën fetare, Bajramit të Ramazanit. Sipas vendimit të Qeverisë, ndalesë të lëvizjes nuk do të ketë në mbrëmjen mes datave 12 dhe 13 maj.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka refuzuar me të drejtë takimin e paralajmëruar për 11 maj me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sepse palët duhet të jenë të përgatitura para secilit takim, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Engjellushe Morina, anëtare e lartë për politika në programin “Wider Europe” të Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR), me seli në Berlin. Megjithatë, ajo vlerëson se zvarritja eventuale e dialogut, “shkon në favor të lidershipit aktual në Serbi”. Ndryshimet politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dhe në Kosovë, sipas saj ofrojnë një moment të ri…

Lexo më Shumë

Kreu i një grupi të krimit të organizuar shqiptaro-italian i kërkuar nga Interpoli për 17 vitet e fundit është arrestuar në Bruksel. Ilir Meto, 56 vjeç, i njohur si “Il Dottore” ose ‘mjeku’ në qarqet kriminale, u dënua me 14 vjet burg në mungesë në vitin 2004, dhe ka qenë në arrati që prej asaj kohe. Në 2012, ai u dënua, përsëri në mungesë, me 15 vjet të tjera, në të dyja rastet për trafik droge. Sipas shtypit italian, ai u arrestua në Saint-Josse, ku jetonte me gruan dhe fëmijët e tij, në fillim të marsit. Sipas burimeve italiane, ai…

Lexo më Shumë

Sot, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve. – Advertisements – Festa e Pashkëve Ortodokse shoqërohet me vezën e kuqe, bukën e ëmbël, flakën e shenjtë dhe mishin e qengjit. Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj. Ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Pjesë tjetër e traditës së Pashkës Ortodokse është buka e pashkës, ku vendoset veza e kuqe në…

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, uron besimtarët ortodoksë për Pashkët. Në një mesazh në “Facebook”, Basha uron që drita e ringjalljes të mbushë me shpresë zemrat dhe vatrat e çdo familjeje shqiptare. “Të gjithë besimtarëve ortodoksë ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët! Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Basha.

Lexo më Shumë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin, por që në zonat malore do të ketë edhe intervale të shkurtra me reshje të izoluara. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11°C në 18°C, në zonat e ulëta nga 16ºC në 25°C dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 26°C. Era do të jetë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Lexo më Shumë

Policia e Korçës ka arrestuar katër persona, autorë të dyshuar të goditjes për shkak të detyrës të dy infermierëve në Spitalin Rajonal të këtij qyteti. Sipas policisë, dhuna ndaj infermierëve ka ndodhur me pretendimin se nuk po merrnin shërbimin e duhur. Njoftimi i policisë: Goditën për shkak të detyrës dy infermierë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë, vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të ngjarjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. Ç., 43 vjeç; S. M., 45 vjeç; T. M., 23 vjeç dhe R. Xh., 18 vjeç, banues…

Lexo më Shumë