Një 41-vjeçari është arrestuar nga uniformat blu, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale ‘Vjedhja’. Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 18.03.2021, e ka dënuar shtetasin me inicialet A.M., me 8 muaj burg e 10 ditë, për veprën penale ‘’Vjedhja”. Njoftimi i policisë/ Sarandë Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim bënë ndalimin e shtetasit A. M., 41 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, pasi Gjykata e Apelit…
Author: almakos
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos iu ka uruar Pashkët me një mesazh besimtarëve ortodoksë që ka si mesazh çlirimin nga urrejtja dhe variantet e saj. Ai thotë se në atmosferën e turbullt të krijuar nga pandemia, nëpër mjedise të ndryshme shfaqet shpesh një urrejtje e veçantë në shumë variante, që nga simptomat e thjeshta, si nervozizmi, antipatitë, agresiviteti e deri tek ato më seriozet, si polarizimet, dhuna dhe përçarjet. Por se vaksinën e efektshme për të përballuar urrejtjen dhe format e saj na e zbuloi Krishti i kryqëzuar dhe i ngjallur: vaksina është ofrimi i…
Policia e Lezhës ka arrestuar katër persona, pasi kanë dhunuar dhe kërcënuar me jetë shtetasin me inicialet Ylli Kacolin, 38-vjeç, për të bërë deklarim të rremë në lidhje me një vide të publikuar. Burime zyrtare nga Policia e Lezhës bënë me dije se janë ndaluar shtetasit Mirash Paplekaj, 46 vjeç, banues në Torovicë; Gëzim Paplekaj, 50 vjeç, banues në lagjen ‘Besёlidhja’ Lezhё; Donald Paplekaj, 22 vjeç, banues në lagjen ‘Besёlidhja’ Lezhё dhe Jetmir Palekaj, 29 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodёr. Sipas burimeve arsyeja ka qenë shpërndarja në rrjete sociale e një videoje ku jepet dëshmia e një banori se është…
Ora policore në Maqedoninë e Veriut nuk do të vlejë sot, kjo për shkak të Pashkëve ortodokse. – Advertisements – Me vendimin e Qeverisë që u miratua ditë më parë, u vendos që ora policore të mos vlejë gjatë mbrëmjes mes datave 1 dhe 2 maj. Ndërkaq, nga nesër e diel 3 maj, ora policore do të vazhdojë sikurse ditët paraprake. Do të fillojë në ora 21:00 dhe do të mbarojë në ora 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme. Ora policore nuk do të vlejë as gjatë mbrëmjes mes datave 13 dhe 14 maj, për shkak të festës së Bajramit…
Një 55-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Beratit, pasi ka kundërshtuar dhe më pas ka goditur me mjet prerës punonjësin e policisë bashkiake, shtetasin G.C. Nga specialistët e Seksionit për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.K., 55 vjeç, banues në lagjen Kushtrim, Berat. Në lidhje me këtë ngjarje materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. “Nga specialistët e Seksionit për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.K., 55 vjeç, banues në lagjen Kushtrim, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë ekzekutimit të një vendimi nga…
Në përputhje me Ligjin për festat në Maqedoninë e Veriut, 1 Maj 2021 (e shtunë), Dita e punëtorëve është ditë jopune për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. – Advertisements – Ditë jo pune për të gjithë qytetarët është edhe edhe dita e hënë (3 maj), dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks.
Përhapja masive e të dhënave sensitive të rreth 910 mijë qytetarëve të Qarkut të Tiranës, në kundërshtim me të gjithë kornizën ligjore që garanton mbrojtjen e të dhënave personale, i ka vënë ata përballë rrezikut të përjetshëm për të qenë viktima të sulmeve kibernetike. Të dhënat që dolën nga një databazë të krijuar nga Partia Socialiste për qëllim të zgjedhjeve të përgjithshme, përfshijnë informacione të rëndësishme për popullsinë mbi 18 vjeç, si emri, atësia, numri i telefonit, kodi postar dhe më e rëndësishmja numri i kartës së identitetit (e dhënë kjo e pandryshueshme për të gjithë jetën). Komisioni për Mbrojtjen…
Nuk ka asnjë rast tjetër të ndërlikimeve pas marrjes së vaksinës së prodhuesit Astra Zeneka në vend, informoi në emisionin “360 Gradë” në Alsat, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai shtoi se vajza, te e cila u konstatua ky fenomen në zonën e njërit sy, nuk ka komplikime shtesë. – Advertisements – Mbaroi mirë, vajza po ndjehet mirë, nuk kishte asnjë ndërlikim shtesë si rezultat i kësaj, por shumë lehtë mund të ndodhë kur bëhet fjalë për atë rajon, kështu që ky është rasti i vetëm deri më tani,” tha Filipçe.
Ashtu sikurse u kishin premtuar, Elvis Naçi e bëri realitet ëndrrën të fëmijëve të vegjël të familjes Peshku në fshatin Thanasaj të Lushnjës. Fëmijët e vegjël i thanë se donin një shtëpi dhe jo lodra e asgjë tjetër. Vetëm një shtëpi dëshironin dhe sot ja ku po e gëzojnë. Banesa e re e ndërtuar në themelet e shtëpisë së vjetër është një barrë e lehtësuar për nënë Hajrien dhe bashkëshortin e saj Islamin. Një lehtësi e madhe është edhe për nënën e dy jetimeve. Elvisi dhe Fatma morën sërish rrugën për të parë nga afër shtëpinë e re të sapo…
Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, ka publikuar një video në rrjetet sociale, nga Astiri. Balliu thekson se Veliaj dhe PS kanë vjedhur votat, duke shtuar se llumi i Rilindjes nuk bën dot pis heronjtë e Unazës. Postimi i Klevis Balliut: Veliaj dhe PS e kishin të nevojshme për të mashtruar për Unazën sepse e dinë se nuk i kanë fituar zgjedhjet por i kanë VJEDHUR zgjedhjet në 25 Prill. Kjo është PROVA dhe këto janë FAKTET. Llumi i Rilindjes nuk bën dot pis HERONJTË E UNAZËS. I falenderoj nga zemra të gjithë këta herojnë të demokracisë. Zoti i bekoftë të gjithë…
Gjykata Speciale refuzon të lirojë parakohe ish-liderat e UÇK, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin. Katër të akuzuarit për krime lufte që qëndrojnë prej muajsh tashmë në paraburgimin e Hagës kanë kërkuar sërish lirim parakohe. Gjykata e Apelit në Hagë ia ka refuar të katërve kërkesat. “Të premten më 30 prill 2021, paneli i Gjykatës së Apelit nxori katër vendime me të cilat hodhi poshtë apelet e parashtruara nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kundër katër vendimeve përkatëse të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilat ai refuzoi kërkesat e tyre fillestare për…
Këshilli Atlantikut nëpërmjet zv/presidentit të saj, Damon Wilson ka përcjellë një urim për Edi Ramën dhe PS për fitimin e mandatit të tretë. Ëilson thotë se Këshili i Atlantikut mezi pret të punojë me qevrinë e opozitë për të thelluar aleancën, demokracinë dhe për të çuar para integrimin në BE. Ai uron veçanërisht edhe Lulzim Bashën për fushatën e fortë elektorale duke frymëzuar shumëkënd për shpresë. ‘’Urime për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama për fitimin e një mandati të tretë të paprecedentë. Ekipi i ACEurope dhe BalkansForward mezi pret që të punojë me qeverinë dhe opozitën për të thelluar aleancën…

