Author: almakos

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë kritikuar Bashkimin Demokratik për Integrim duke thënë se për shkak të keqpërdorimeve të IPA-fondeve nga ish funksionari i tyre në Ministrinë e Informatikë dhe Administratës Jahi Jahiu, qytetarët do të duhet t’i paguajnë BE-së 1.2 milion euro. – Advertisements – “Për një hajn të BDI-së, i quajtur Jahi Jahiu, i cili ka marrë 38 mijë euro ryshfet në një tender evropian, qytetarët tanë duhet t’i kthejnë BE-së 1.2 milion eurot e kontratës korruptive”, deklaroi Bujare Abazi nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë shkollës “Sabaudin Gabrani”. “News24” siguron pamjet e rënda nga vendngjarja, që tregojnë momentin kur makina përplas të renë, teksa po kalonte te vizat e bardha. Dëshmitarë nga vendngjarja thonë se përplasja ka qenë shumë e fortë dhe vajza ndodhet në gjendje të rëndë. Siç raporton gazetarja Dorjana Bezat, drejtuesi i mjetit nuk është larguar nga vendngjarja, por ka qëndruar për t’i dhënë ndihmë të plagosurës, ku dhe është shoqëruar nga policia.

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska përgëzoi ushtarët e Armatës për efikasitetin dhe organizimin gjatë shkarkimit të vaksinave kineze kundër Covid-19, të cilat arritën mëngjesin e sotëm në Shkup, transmeton Alsat. – Advertisements – “Ushtarët nga baza e logjistikës me mekanizimin e ushtrisë bënë shkarkimin, ndihmuan në transportimin dhe ruajtjen e dy kamionëve të vaksinave që arritën në vend këtë mëngjes. Kam dëgjuar vetëm lavdërime për organizimin dhe efikasitetin e tyre. Urime, ju keni treguar edhe një herë se qytetarët mund të mbështeten në Armatën e tyre”, ka shkruar Shekeriska në Facebook. Ndryshe, mëngjesin e sotëm në poliklinikën “Jane Sandanski” në…

Lexo më Shumë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy persona të cilët në mënyrë të kundërligjshme, kishin mbushur një pjesë ujore në bregun e detit në lagjen nr. 4 Sarandë, me qëllim ndërtimin e një moli. Në pranga përfunduan dy shtetasit me iniciale F. M., 40 vjeç dhe I. B., 56 vjeç. Njoftimi i plotë: Aksion i përbashkët me IKMT, për goditjen e paligjshmërisë. Policia vë në pranga 2 shtetas, të cilët në mënyrë të kundërligjshme kishin mbushur një pjesë ujore në bregun e detit në lagjen nr. 4 Sarandë, me qëllim ndërtimin e një moli. Policia e Sarandës, në bashkëpunim…

Lexo më Shumë

Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, kryepeshkopi z.z. Stefan ka bërë thirrje që gjatë festave të ppashkëve të respektohen masat për mbrojtje nga Covid-19. Ai bën thirrje që me kohë të merren ilaçet dhe vaksinat kundër Covid-19. – Advertisements – “Jetojmë në një kohë tundimesh të vazhdueshme. Dhe si pjesa tjetër e botës, edhe ne përballemi me probleme shëndetësore – përhapja e një sëmundje ngjitëse që ka përshkuar çdo aspekt të jetës. Për këtë arsye në mënyrë atërore kemi bërë thirrje dhe vazhdojmë të bëjmë thirrje respektimin me durim të masave të parashikuara, për kujdesin tonë dhe të tjerëve, si dhe…

Lexo më Shumë

Bombola e gazit ka qenë shkaku i shpërthimit të zjarrit në një objekt banimi në katin e pestë, në Bulevardin “Iliria” në Tetovë, raporton Alsat.  Zjarri ka shpërthyer rreth orës 7 e 50 minuta, ndërsa vetëm disa minuta më vonë kanë arritur edhe zjarrfikësit me dy makina dhe tetë zjarrfikës të cilët për një periudhë të shkurtër, kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin duke parandaluar përhapjen e tij nëpër banesat tjera. Nga zjarri i shkaktuar nga bombola e gazit, nuk ka pasur të lënduar, edhe pse në momentin e shpërthimit të zjarrit në banesë ka pasur banorë, por janë shkaktuar vetëm…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Gj., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H.(S)., 26 vjeç, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, ka goditur me grushte shtetasin M. Zh., 29 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas pranimit të 200 mijë dozave të vaksinës kineze nga Sinopharm në Shtëpinë e Shëndetit “Jane Sandanski” tha se gjatë muajit maj në vend pritet të arrijnë gjithsej 600 mijë vaksina kineze, respektivisht 500 mijë nga kompania Sinovac dhe 100 mijë nga kompania Sinopharm, transmeton Alsat. – Advertisements – Në lidhje me: Arrijnë 200 mijë vaksina kineze kundër Covid-19 “Muajin që vje presim të arrijnë 500 mijë doza të vaksinës Sinovac, pastaj 100 mijë doza shtesë që vijnë si donacion duke iu falënderuar Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë bisedës së ministres Shekerinska me ministrin kinez të…

Lexo më Shumë

Kanë arritur 200.000 vaksina kineze kundër Covid-19, njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Vaksinat janë prodhim i kompanisë kineze Sinopharm, transmeton Alsat. Ministri Filipçe njoftoi se për transportimin si dhe shpërndarjen është angazhuar Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vaksinat janë siguruar përmes kontratës së drejtpërdrejt me prodhuesin. Me shpërndarjen e tyre në pikat rajonale të vaksinimit në gjashtë qytete në të gjithë vendin, pas pushimeve pritet të nis imunizimi masiv i popullsisë. Deri më tani, në vendin tonë kundër Covid-19 janë vaksinuar rreth 60,000 qytetarë. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Fatos Lubonja ka sjellë sot në “Real Story” në News24 analizën e tij për fitoren e disa kandidatëve në zgjedhjet e 25 prillit dhe humbjen e disa të tjerëve. Lubonja tha se analiza e votës tregon që fiton kush ka më tepër para. Duke u ndalur tek fitorja e Fatmir Xhafajt në Tiranë, e parë në referimin si një njeri simbol i PS, sipas tij nuk qëndron, pasi e tregon humbja e Pandeli Majkos. “Disa fenomene që janë për t’u komentuar. Gjëja që më tërhoqi më shumë vëmendjen ishte fakti se Ervin Bushati kryetar i PS të Tiranës, njeri që…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesja e Aleancës për Shqiptarët, Vjollca Berisha në paraqitjen e saj në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat përballë zëvendësministrit të Arsimit Shabani, akuzoi se gjatë gjithë kësaj periudhe të mësimit online i është dhënë shkelmi i fundit arsimit në vend. Ajo u shpreh se nuk e kupton gjithë këtë ngulm për reformën e librave digjitalë, kur gjatë gjithë kësaj periudhe është demonstruar se është një dështim total për arsimin tonë. Berisha tha se nxënësit që kur ka filluar pandemia dëgjojnë mësimin vetëm nëpërmjet telefonit, ku nuk iu paraqitet as ndonjë slide të paktën për orientim. – Advertisements – Në arsim…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama në të parën intervistë pas fitores së zgjedhjeve të 25 Prillit ka bërë të ditur se rezultatin aktual e kishte pritur, madje se forca e tij politike ka humbur edhe 3 mandate nga votat e pavlefshme. “Ne sot kalkulojmë që kemi humbur 3 madate nga votat e pavlefshme”, – tha Rama duke bërë të ditur se PS e arriti dhe kaloi objektivin për të thyerntavanin e 800 mijëve, shkruan opinion. Kryeministri ka mohuar çdo akuzë të ngritur nga partitë opozitare për blerje apo manipulime të votës. “Këto janë broçkulla. Partitë që kanë humbur, është PD dhe LSI…

Lexo më Shumë