Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë shkollës “Sabaudin Gabrani”.
“News24” siguron pamjet e rënda nga vendngjarja, që tregojnë momentin kur makina përplas të renë, teksa po kalonte te vizat e bardha. Dëshmitarë nga vendngjarja thonë se përplasja ka qenë shumë e fortë dhe vajza ndodhet në gjendje të rëndë.
Siç raporton gazetarja Dorjana Bezat, drejtuesi i mjetit nuk është larguar nga vendngjarja, por ka qëndruar për t’i dhënë ndihmë të plagosurës, ku dhe është shoqëruar nga policia.



