Kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Blendi Hodai, në emisionin e sotëm “Rruga Drejt” në Alsat në një përplasje verbale me zëvendësministrin e arsimit Shabani, tha se të gjithë ish ministrat shqiptarë të arsimit që kanë qenë, nuk kanë mbajtur asnjë përgjegjësi për dikasterin që kanë drejtuar. Ai tha se në 4 vjet që ai është nxënës i shkollës së mesme, në shkolla nuk ka pasur as printera, ndërsa tani pretendohet për libra digjitalë, ndërkohë vazhdojnë të paguhen nga 10 denarë për çdo printim për provimet që kryhen. – Advertisements – Sa ministra shqiptar kemi pasur, askush…
Author: almakos
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka pritur në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ky është takimi i parë mes Von der Leyen dhe Kurtit, teksa ajo i uron sukses në qeveri me avancimin e reformave, shtetin e së drejtës dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Kurti ndodhet për vizitë në Bruksel ku po takon zyrtarë të lartë të BE. STATUSI NGA URSULA VON DER LEYEN Takim i mirë i parë me Albin Kurtin. I uroj qeverisë së tij suksese në avancimin e reformave në Kosovë, duke përfshirë në shtetin e së drejtës, dhe normalizimin…
Sot përfundoi procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputet të Qarkut Shkodër, ndër të cilët fituan vend në Parlament Edona Bilali, Paulin Sterkaj dhe Benet Beci. Duke qenë kandidati i dytë më i votuar i Partisë Socialiste në Shkodër, Benet Beci ka përcjellë në faqen e tij në Facebook një mesazh falenderues për të gjithë mbështetësit e tij. POSTIMI: Sot herët në mëngjes ka përfunduar proçesi i numërimit edhe për kandidatët në Qarkun e Shkodrës. Dua të falenderoj të gjithë anëtarët e komisioneve të të gjitha niveleve, numëruesit dhe vëzhguesit e Partisë Socialiste dhe subjekteve të tjera ,…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Komunitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian ka prezantuar katër hapat për rifillimin e dialogut me Serbinë. Kreu i ekzekutivit në Bruksel tha se dialogu duhet të jetë i drejtë dhe i barabartë në raport me palën serbe. “Si kryeministër që ka mbi 50 përqind të votave detyrimi im i parë është që mbrojë sovranitetin, pavarësinë dhe Kushtetutën tonë. Prandaj ne jemi për dialog, që është i mirë përgatitur dhe me parime. I drejtë dhe barabartë. I pari është pranimi i realitetit, nuk mund të kthehemi para pavarësisë. Pavarësia…
Pas disa denoncimeve nga ish-deputetë dhe persona të tjerë për mesazhe fyese të marra nga Kreu i Shtetit, ka reaguar presidenti i Republikës. Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi tha se këto akte vënë në rrezik sigurinë kombëtare dhe do kërkohet hetim i menjëhershëm. Në një deklaratë për mediat, Blushi tha se këto akte të dëshpëruara, kanë për autor të gjithë ata që i blenë dhe i vodhën mandatet e deputetëve më 25 Prill dhe tani nuk po i gëzojnë dot. Duke ju kërkuar ndjesë të gjithë qytetarëve, të cilët kanë marrë mesazhe të tilla, Presidenca iu kërkon ta venë…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në takimin e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) në Washington SHBA mbi Zgjedhjet e 25 prillit dhe rëndësinë e tyre për demokracinë në Shqipëri. Në fjalën e tij Balla falenderoi organizatorët për takim me një tematikë kaq të rëndësishme. Balla theksoi se ndonëse Partia Socialiste i ka fituar zgjedhjet, bashkëpunimi me opozitën është thelbësor për të ecur përpara në rrugëtimin e Bashkimit Europian. “Zgjedhjet janë një celebrim i demokracisë” tha Balla dhe rikonfirmoi deklaratën e Departamentit të Shtetit Amerikan, që uruan Kryeministein Rama për fitoren në këto zgjedhje dhe…
Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në një deklaratë për mediat u shpreh se tashmë do të rihapen shkollat. Kushi theksoi se sfida e Maturës Shtetërore na pret përpara, duke shtuar se të gjithë bashkë, prindër, mësues e nxënës duhet të fitojmë këtë sfidë të madhe. “Javën tjetër, nxënësit rikthehen në shkolla. Më lejoni që të falënderoj të gjithë mësuesit, për punën e madhe që kanë bërë gjatë këtij viti sfidues. Mirënjohje për mësuesit, një sfidë e madhe si Matura na pret përpara. Përqafime të sinqerta për të gjithë ju nxënës të dashur. Një bravo të madhe për përgjegjshmërinë. Miirënjohje për…
Në vendin tonë janë regjistruar 433 raste të reja nga 2.453 testime të realizuara. Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë shëruar 641 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 46 persona. – Advertisements – Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 718.626 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 152.002 persona. Nga personat e infektuar, 132.171 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.818 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 15.013.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi vendet evropiane se lehtësimi i masave kundër përhapjes së koronavirusit mund të shkaktojë një “stuhi” të rasteve të reja me COVID-19, siç po ndodhë në Indi. Situata e rëndë epidemiologjike në Indi sipas ekspertëve është rezultat edhe i tubimeve masive. Kreu i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, u tha gazetarëve të enjten se vendet nuk duhet të bëjnë gabim duke relaksuar kufizimet shumë shpejt. “Kur masat mbrojtëse relaksohen, pastaj ka tubime masive, dhe kur ekzistojnë variantet më ngjitëse të virusit në kohën kur shkalla e vaksinimit është ende e ulët, atëherë kjo mund të…
Kryetari i Konfederatës së sindikatave të lira, Bllagoja Rallkovski ka akuzuar Qeverinë për presione dhe ndjekje ndaj sindikalistëve që paralajmërojnë protesta dhe nuk mendojnë ashtu si pushteti. Rallkovski akuzoi se kryetarët e degëve të sindikatave janë shkarkuar apo ri- sistemuar në pozita më të ulëta dhe larg vendbanimeve të tyre, vetëm për shkak se kanë aktivitete sindikale. – Advertisements – “Jam larguar nga puna, e fitova rastin tim në Gjykatën e shkallës ës parë, pozitivisht në shkallë të dytë, pozitivisht në Gjykatë Supreme. Por, më pushuan përsëri me të njëjtën bazë. Shembulli i fundit është me sindikatën e policisë, paralajmëruan…
Një persona ka mbetur i plagosur me thikë në Kamëz, pas një konflikti me dy persona, të identifikuar si babë e bir me inicialet H. L dhe A. L. Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi J.V u transportua me urgjencë në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 29.04.2021, rreth orës 14:35, në Kamëz, në rrugën “Paqësori”, si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit H. L dhe djali i tij A. L., kanë goditur me një mjet prerës shtetasin J. V., dhe më pas janë larguar menjeherë nga vendngjarje. Si pasojë është dëmtuar shtetasi J. V.,…
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se në 24 orët e fundit nga 3, 262 raste me Covid kanë rezultuar pozitivë 269 persona, ndërsa 9 pacientë kanë humbur betejën me virusin. Njoftimi i plotë i IKSHPK: 449 TË SHËRUAR DHE 269 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.262 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 269 raste pozitive. Brenda 24 orëve…

