Author: almakos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Allabegi të Maqellarës në Dibër, ku ka ndodhur një krim brenda familjes. Mësohet se dy vëllezër janë konfliktuar njëri me tjetrin. 26-vjeçari me iniciale F.T. ka goditur me thikë vëllain e tij B.T. 23 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen. I riu ka humbur jetën në spital si pasojë e gjakëdërdhjes. Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Nesër pritet të arrijnë 200 mijë vaksinat kineze me çka parashihet edhe rritja e qytetarëve që do të imunizohen në bazë ditore. Ndërsa çdo të hënë në muajin maj do të vijnë nga 5.000 deri 7.000 vaksina Pfizer, respektivisht gjithsej 26 mijë doza, njoftoi dje ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe duke shtuar se pret informacione nga Covax sistemi. – Advertisements – Ndërkohë, kryeministrja serbe, Ana Brnabic dje njoftoi se Serbia i ka dhuruar Maqedonisë së Veriut gjithsej 48,000 vaksina kundër Covid-19. Për 33.8% është ulur numri i të infektuarve nga Kovid 19. Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik tregon…

Lexo më Shumë

Me ndryshimet e reja në Ligjin e Marrëdhënieve të Punës, babai do të ketë mundësinë të përfshihet në pushimin e lindjes. Lidhur me disa nga ndryshimet e këtij ligji sonte, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sqaroi se me ndryshimet e reja, pushimi i lindjes do të jetë rreth 12 muaj, nga të cilët 5 muaj parashikohen si pushimi i detyrueshëm kurse pjesa tjetër mund të kombinohet me babanë. – Advertisements – Nisemi nga standardet e vendosura nga Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe këtu njihen tre kategori: pushimi i lindjes, atësia dhe…

Lexo më Shumë

Gazeta e njohur gjermane, Tageszeitung, në një analizë të redaktores Jana Lapper shkruan se fitorja e Edi Ramës është një katastrofë, veçanërisht për të rinjtë. Sipas analizës, Rama sundon prej kohësh si autokrat. Lexoni më poshtë tekstin: Shqipëria tashmë është plotësisht një shfaqje me një person të vetëm. Edi Rama ia ka dalë në dy mandatet e tij të mbushë postet dhe listat e kandidatëve me ndjekës besnikë dhe e ka lënë vendin të zhytet gjithmonë e më shumë në një kënetë të korrupsionit dhe keqmenaxhimit. Edhe opozita, pavarësisht një aleance të gjerë me parti të ndryshme, nuk ishte një…

Lexo më Shumë

Kriza kovid ka përkeqësuar të drejtat e punëtorëve, vlerëson i pari i sindikatës, Darko Dimovski, në paraqitjen e tij të sotme në emisionin “Magazina Ekonomike”, në Alsat. Siç shpjegon ai, punëdhënësit po “sakrifikojnë” punonjësit, ose disa prej tyre, me shpresën se në këtë mënyrë ata do të ulin kostot, dhe do të arrijnë ta kapërcejnë krizën. – Advertisements – Ne si Lidhje e Sindikatave të Maqedonisë nuk pajtohemi me atë, sepse marrëveshja kolektive dhe Ligji për Marrëdhëniet e Punës, në kushte të tilla të krizës, ka parashikuar si duhet tëjetë ajo, pa i lënë punëtorët pa ekzistencë, dhe u bëj…

Lexo më Shumë

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Arben Shkodra nga Bashkimi i Prodhuesve të Shqipërisë ka folur për ndikimin e pandemisë në rritjen e çmimeve, mungesën e kontrollit për produktet ilegale që vijnë në vendin tonë dhe nevoja për pezullimin e taksave kombëtare për të mos krijuar situatë tek shporta. “Asnjëherë nuk është bërë një diskutim i detajuar se çfarë ndodh me shportën. Familjet tona gatuajnë me vaj, kultura jonë mesdhetare vajin e ka pjesë shumë të rëndësishme. Nëse me vajin e ullirit lëndën e parë e kemi këtu, për vajin e lulediellit jemi të varur nga…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në Vizbeg të Shkupit janë konfiskuar shtatë biçikleta të cilat dyshohet se janë të vjedhura, transmeton Alsat. Biçikletat u gjetën gjatë kontrollit që policia ka realizuar në shtëpinë e personit E.H.  (29). Siç njofton Ministria e Brendshme, E.H.  është ndaluar ndërsa pasi dokumentimit të plot të rastit, kundër tij do të parashtrohet padi konkrete. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit ka nxitur reagimin e të gjithëve. Nuk ka munguar komenti i Tritan Shehut, i cili kandidonte në listën e PD në qarkun e Gjirokastrës. Pasi falënderon këdo që ka votuar Partinë Demokratike në këto zgjedhje, jep faktorët e arsyeve përse humbën. Mes tyre duket se i jep “shuplakë” aleatëve duke thënë se humbën për shkak të mungesës së strategjive të aleateve për format e bashkëpunimit, gjë që është shoqëruar me rezultatet larg pritshmërive. Shkrimi i plotë Ju falenderoj te gjitheve, ishit te mrekullueshem! Qarku i Gjirokastres mbylli para pak te gjithe…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk merr merr pjesë në takimin e 11 majit të paralajmëruar nga shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrel, që do të shënonte rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Këtë deklaratë kryeministri i Kosovës e bëri nga Brukseli ku po qëndron për vizitë dy ditore dhe po zhvillon takime me krerët më të lartë të BE-së. “Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund t’ju konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisioneri Borrell,…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët në Bashkinë e Librazhdit. Nga numërimi i kutive në 55 qendrat e votimit në këtë bashki, ka rezultuar se më i votuari është kandidati i PS, Taulant Balla. Nga të dhënat Balla ka marrë në këtë bashki 6578 vota, i ndjekur nga kandidati i PD, Lefter Gështenja, i cili ka siguruar 3555 vota dhe më pas kandidatja e PS, Albana Hana, me 266 vota.

Lexo më Shumë

Vijon ende numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në mbarë vendin. Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “BalkanWeb” se nga numërimi i votave të deritanishme në Qarkun e Durrësit nga radhët e Partisë Socialiste kryesojnë Ergys Çyrbja dhe Rrahman Rraja. Ndërkohë, sa i përket kryeministrit Edi Rama, i cili renditet i 8-i në listën e Durrësit, ka marrë një numër të vogël votash. Siç raporton gazetari Skëndaj, kryeministri Rama ka marrë numër rekord votash në Vlorë, ku edhe në këtë qark renditej i 8-i.

Lexo më Shumë

Opozita shqiptare ka kërkuar nga kryeministri Zoran Zaev, të përgjigjet nëse pjesë e negociatave me Mickovskin është edhe amnestimi i huliganëve të 27 prillit. Deputetja e ASH-AAA-së Ilire Dauti në seancën për pyetje deputetësh, tha se nga zhvillimet e fundit që ndodhën, ka krijuar përshtypje më të thellë, se po tentohet të bëhet amnestimi i atyre personave që kërkonin gjakderdhje, në ngjarjet e 27 prillit. Por kryeministri Zoran Zaev, u kundërpërgjigj se në asnjë takim me Mickovskin nuk është hapur një temë e tillë. Sipas Zaev, kryetari i VMR-DPMNE-së, Hristijan Mickovski nuk guxon të hapë këtë temë, pasi ndjehet bashkëpjesëmarrës…

Lexo më Shumë