Author: almakos

Kryeministri Edi Rama ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti francez, Emmanuel Macron, për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit, duke siguruar kështu një mandat të tretë qeverisës. Po ashtu, mësohet se urimeve iu është bashkuar edhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez. Kujtojmë se liderë botërorë kanë uruar kryeministrin Rama për fitoren e tij.

Lexo më Shumë

Tarracat verore dhe oborret e objekteve gastronomike pas tre javësh janë hapur për klientët. Shumica e gastronomëve kanë hapur ambientet kurse të tjerët që i kanë rinovuar objektet, do t’i hapin për disa ditë. Objektet e kategorizuara për festime do të jenë në gjendje të fillojnë të punojnë, por do të funksionojnë si objektet e tjera gastronomike, pa dasma, ditëlindje dhe festime tjera familjare. Gastronomët do të bisedojmë me autoritetet për këtë temë pas festave. – Advertisements – “Presim që të paktën në pjesën e hapur të tarracave të lejohen që të përdoren, tani nuk do t’i quaja ahengje por…

Lexo më Shumë

Departamenti Amerikan i Shtetit reagon për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, që nxorën fituese sërish Partinë Socialiste, të drejtuar nga Edi Rama.Zëdhënësi i DASH, Ned Prince, shkruan në “Twitter” se SHBA do të vazhdojë partneritetin e ngushtë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa thekson se respektimi i rezultatit të zgjedhjeve forcon demokracinë në Shqipëri. “SHBA uron popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e fundit. Do të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me kryeministrin Rama dhe vlerësojmë fushatën e fortë të opozitës. Respektimi i rezultatit të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”, shkruan ai.

Lexo më Shumë

Për 33.8% është ulur numri i të infektuarve nga Kovid 19. Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik tregon se brenda javës së shkuar janë regjistruar 3,443 raste pozitive në 33 qytete të vendit. Rënie ka shënuar edhe numri i testeve për 16,5%. Ministri i Shëndetësisë pret që gjendja të shkojë drejt përmirësimit të mëtejmë. – Advertisements –   Nuk presim rritje tjetër të numrit të rasteve positive megjithëse këtë e them me rezervë sepse mund të komplikohet pasqyra epidemiologjike dhe të ketë ndryshim të masave. Tani për tani trendet janë në drejtim të uljes së numrit. Bien numrat e…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 327 raste të reja me koronavirus. Autoritetet theksojnë se në këto orë kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm edhe 5 të infektuar. Njoftimi: 508 TË SHËRUAR DHE 327 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.104 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 327 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3034 teste të kryera janë regjistruar 447 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 620 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 30 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 151. 569 raste, prej të cilëve 131.530 janë shëruar, kurse 4.772 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 15.267 raste aktive me virusin korona. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Dy nga rutat kryesore të Shkupit, do të lehtësojnë qarkullimin e trafikut përmes ndërtimit të kryqëzimit tek lokacioni në Momin Potok. Lidhja e bregut verior dhe jugor të kryeqytetit do të bëhet me projektin e Qytetit të Shkupit, punimet e të cilit pritet të fillojnë në qershor dhe do të zgjasin dy vjet e gjysmë. Me kosto prej 18 milion eurove janë paraparë dy rreth rrotullime dhe dy ura. Kreu i Shkupit Shilegov tha se për zhbllokim të trafikut, rreth rrotullimi pari do të zëvendësojë kryqëzimin në Bulevardin 8 Shtatori me Rruga Skupi dhe e dyta do të zëvendësojë kryqëzimin…

Lexo më Shumë

Mangësitë në procesin arsimorë që dolën në sipërfaqe nga zbatimi i masës për mësim në distancë janë evidentuar edhe në raportin vjetorë të Avokatit të Popullit për vitin 2020. Me vendimin e Ministrisë së Arsimit për mësim në distancë, për të cilin nuk kanë kushte ekonomike të gjithë fëmijët, është shkelur neni 43 i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriu si dhe Konventa për të Drejtat e Fëmijës, sipas të cilave tek arsimi duhet të kenë qasje të gjithë nën kushte të barabartë, thuhet ndër të tjera në raport. – Advertisements –  Mungesa e mjeteve elektro-teknike, kompjuterike, mungesa e energjisë elektrike,…

Lexo më Shumë

“Edhe pse u paralajmërua që pas pesë ditësh, spitali modular për kovid këtu në Tetovë do të hapet, dera e kësaj ambulante edhe më tej vazhdon të jetë e mbyllur, kjo, pasi që inspektorati hasi në lëshime të shumta në ndërtimin e këtij objekti, me ç’rast iu dhanë pesë ditë afat për heqjen e lëshimeve megjithatë, edhe pas shtatë ditësh ky spital vazhdon të jetë jashtë funksionit”. – Advertisements – Në Spitalin Klinik në Tetovë arsyetohen se kompania nuk ka ardhur t`i përmirësoj defektet, ndërsa kërkojnë padi ndaj ndërtuesve. Para pesë minutash informova edhe Ministrinë e Shëndetësisë se nuk kanë…

Lexo më Shumë

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca e ka cilësuar një lajm të mirë vendimin e Gjykatës së Posaçme me kërkesë të SPAK për sekuestrimin e pasurive të tre ish-gjyqtarëve të lartë. Në një postim në “Twitter” Soreca shkruan se ky është një hap tjetër që tregon se SPAK po ndjek detyrat e tij. “Lajm i mirë sot që Gjykata Speciale ka pranuar kërkesën e SPAK për të sekuestruar pasuritë e 3 ish-gjyqtarëve të Kushtetueses & Lartë të shkarkuar nga vettingu. Një hap tjetër që tregon SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin. Reforma në drejtësi…

Lexo më Shumë

Gjykata e Tiranës ka lënë burg 32-vjeçarin Arben Mema, i cili rrezikoi jetën e qytetarëve më 25 prill, duke hyrë mes përmes sheshit “Skënderbej”. Ai është paraqitur në seancën e sotme, teksa i pyetur nga gazetarët se përse e bëri atë veprim, ai ka thënë se i kishte dalë makina jashtë kontrollit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se 32-vjeçari ka treguar se ditën e ngjarjes po nxitonte të shkonte për të votuar. Sipas tij, makinën ia kishte marrë një miku dhe kishte ngatërruar rrugën duke shkuar në shesh, ku ka humbur kontrollin e mjetit. “Më doli makina jashtë kontrollit,…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme vendos sekuestrimin e pasurive të tre ish-gjyqtarëve të lartë. Bëhet fjalë për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo dhe ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi. Vendimi erdhi pas kërkesës së SPAK, bazuar në hetimet për fshehje pasurie ndaj tre ish-gjyqtarëve të lartë. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 7.5.2020 regjistroi procedimin penal nr.137 për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin…

Lexo më Shumë