Author: almakos

Kandidati i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, Petrit Malaj, i cili nuk ia doli të merrte mandatin e deputetit, ka bërë një mesazh urimi në rrjetet sociale. Malaj uron të gjithë votuesit e majtë e të djathtë që sipas tij me qytetari vendosët të ardhmen e qarqeve të tyre. “Qeveria e ardhshme e Kryeministrit Rama, e cila do përfaqësojë gjithë qytetarët Shqiptarë pa dallime partiake!”, shprehet ai. Mesazhi i plotë Të nderuar qytetarë të Qarkut të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë! Sovrani foli! Partia Socialiste e Shqipërisë do të qeverisë edhe katër vite të tjera! Ka ende shumë punë për…

Lexo më Shumë

Gjatë muajit të Ramazanit, në Kosovë ka rënë interesimi i qytetarëve për t’u testuar për COVID-19, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Kosovë brenda dy ditëve të fundit (26 dhe 27 prill) janë bërë 3,844 testime. Ndërkaq, dy ditë para fillimit të Muajit të Ramazanit (11 dhe 12 prill) ishin kryer 7,621 testime për coronavirus. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se edhe masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, kanë ndikuar në rënien e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 dhe të personave që kanë nevojë…

Lexo më Shumë

Dy analistë amerikanë thonë se forcat politike në Shqipëri duhet të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe se Shqipëria duhet të vazhdojë në rrugën e reformave dhe demokratizimit. Profesori Daniel Serwer i Universitetit Johns Hopkins dhe Damon Wilson i Këshillit të Atlantikut, thanë për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara duan të shikojnë integrimin e Shqipërisë dhe forcimin e institucioneve, përfshirë pavarësinë e gjyqësorit dhe funksionimin e parlamentit. Me analistët bisedoi Keida Kostreci. Zoti Serwer thotë se pas zgjedhjeve duhert të respektohen rezultatet dhe duhet punuar drejt konsolidimit të institucioneve. “Rruga përpara është me pjesëmarrjen e plotë të opozitës dhe…

Lexo më Shumë

PD i është drejtuar përmes një shkrese KQZ, përmes sekretarit për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso. Partia Demokratike i kërkon t’i vihen në dispozicion të dhënat teknologjike. Në letrën dërguar kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, Kaso shkruan se përmes numëruesve dhe vëzhguesve në terren ka grumbulluar dhe është duke grumbulluar të dhëna lidhur me parregullsi të rënda në procesin zgjedhor, vecanërisht gjatë fazës së numërimit. Lidhur me këto pretendime PD kërkon nga KQZ t’i vihen në dispozicion: Pamjet filmike në cdo qendër votimi, pamje filmike të numërimit të fletëve të votimit, të dhënat e grumbulluara nga pajisjet e identifikimit, të dhënat…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga Sheshi “Skënderbej”dha dhe një mesazh prekës për të ndjerin Bashkim Fino, që humbi jetën gjatë fushatës elektorale nga koronavirusi. Mes të tjerash, teksa foli për ndasitë e politikës, Rama tha se ky është fiks momenti për t’i shtrirë dorën PD-së, në mënyrë që mandati i tretë t’i kushtohet bashkimit dhe jo ndasive e sherreve. “Këtu sot mungon dikush që punoi për këtë fitore, miku i shtrenjtë, Bashkim Fino. E imagjinoj këtu bashkë me ne, duke festuar për fitoren tonë të mrekullueshme. Por, u desh të ikte nga kjo botë, Bashkimi ynë i…

Lexo më Shumë

Qeveria e shkarkoi Stojko Paunovskin nga pozita e drejtorit të Inspektoratit të tregut. Shkak për shkarkimin e  tij sipas Qeverisë, është mosrespektimi i kodeksit etik. – Advertisements – Qeveria “Sipas nenit 10, paragrafi 1 nga ligji për inspektorat shtetëror sipas të cilit Qeveria emëron dhe shkarkon drejtorin e Inspektoratit shtetëror të punës, në seancën e sotme Qeveria e shkarkoi Stojko Paunovskin nga pozita e drejtorit të Inspektoratit për shkak të sjelljes së tij joprofesionale” Vetë ligji sipas të Cilit Paunovski morri detyrë të punësojë administratorë sipas Marrëveshjes kornizë nuk ofronte mundësinë e shkarkimit nëse dikush nuk e zbaton ligjin por…

Lexo më Shumë

Gjatë fjalës së tij të fitores nga sheshi “Skënderbej”, kryeministri Edi Rama dha një mesazh të veçantë për bashkëshorten e tij, Linda Ramën, dhe tre fëmijët, Gregun, Rean dhe Zahon. Duke e cilësuar Lindën, si gjysmën e tij më të mirë, Rama tha se ajo është guri që i mbledh në familje. Ndërsa për dy fëmijët e rritur, Greun dhe Rean, kryeministri i falënderoi, duke thënë se ata nuk i shkaktojnë dhimbje koke me mënyrën e tyre të jetesës. Sa i takon Zahos, Rama tha se është i mërzitur, pse nuk ka marrë vota në Vlorë, ndonëse ka bërë fushatë.…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme Qeveria vendosi për shkarkimin e Drejtorit të Inspektoratit të Tregut, Stojko Paunovki. – Advertisements – Shkarkimi i tij nga ky post vjen pas kundërshtimeve të drejtorit për të pranuar 35 administratorët e rishpërndarë nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Ata janë prej 1 349 nëpunësve të punësuar me programin K-5, që me vite merrnin rroga por nuk shkonin në punë. Arsyetimi i drejtorit Paunovski ishte se vetëm 12 nga 35 që u parapanë për në Inspektorat janë me shkollimin e duhur për t’u punësuar. Për të tjerët Paunovski nuk mund të siguronte punësim…

Lexo më Shumë

Një apartament në Korçë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë. Gazetarja Lorena Kodra ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se si kati i 5 i një pallati është përfshirë nga zjarri. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku mbeti i vrarë eksponenti i PS-së, Pjerin Xhuvani, si dhe u plagosën katër persona të tjerë mes tyre edhe një efektive e forcave “Shqiponja”. Me anë të një postimi në “Facebook”, Berisha shkruan se drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka mashtruar mbi ngjarjen dhe se në automjetin e Klement Xhaferit të cilin ish-kryeministri e quan vrasës, u gjetën material zgjedhore si karta ID, pasaporta biometrike, fletë votimi, bllok pagesash dhe shkop gome policie. Postimi i plotë: Breakin Neës! Raporti zyrtar mbi ngjarjen tragjike ne…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2847 teste të kryera janë regjistruar 450 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1001 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 28 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 150.672 raste, prej të cilëve 129.909 janë shëruar, kurse 4.714 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 16.049 raste aktive me virusin korona. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 194 raste të reja si edhe 8 viktima nga COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën me dije se numri total i rasteve pozitive është 104.390 raste nga 524.588 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.148 raste të vdekjes. Njoftimi i IKSHPK-së: 599 TË SHËRUAR DHE 194 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.285 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve…

Lexo më Shumë