Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku mbeti i vrarë eksponenti i PS-së, Pjerin Xhuvani, si dhe u plagosën katër persona të tjerë mes tyre edhe një efektive e forcave “Shqiponja”.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Berisha shkruan se drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka mashtruar mbi ngjarjen dhe se në automjetin e Klement Xhaferit të cilin ish-kryeministri e quan vrasës, u gjetën material zgjedhore si karta ID, pasaporta biometrike, fletë votimi, bllok pagesash dhe shkop gome policie.
Postimi i plotë:
Breakin Neës!
Raporti zyrtar mbi ngjarjen tragjike ne Elbasan!
Trafikanti Ardi Veliu ka mashtruar publikisht shqiptaret.
Ne makinen e banditeve,trafikantit Greca dhe vrasesit Klement Xhaferi sipas raportit zyrtar qe policia i ka dorzuar Veliut dhe prokurorise u gjenden dhjetra karta identiteti, pasaporta biometrike, flete votimi, bllok pagesash deri dhe shkop gome policie.
Ndersa kryehorri i pafytyre ne krye te narkopolicise u tha shqiptareve se ne makinat e bandes nuk u gjenden materiale zgjedhore.
Perveç kesaj ne raportin oficereve te policise ne vend ngjarje drejtuar kryehorrit ne krye te narkopolicise dhe narkoprokurorit te Elbasanit thuhet se u gjeten 3 lloj gezhojash cka tregon se ne drejtim te aktivisteve te Pd u qellua nga dy gryka zjarri, Ardi Veliu mashtroi duke thene se u gjeten dy lloj gezhojash.
Ketu me poshte keni raportin e dy oficereve te policise gjyqsore per ngjarjen qe pergjaku Elbasanin, i cili deshmon vertetsine e plote te deshmive te veprimtareve te PD per ngjarjen tragjike dhe manipulimin e ngjarjes nga autori i vrasjes se vertet Edi Rama dhe puthadori i tij Ardi Veliu! sb



