Kandidati i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, Petrit Malaj, i cili nuk ia doli të merrte mandatin e deputetit, ka bërë një mesazh urimi në rrjetet sociale.
Malaj uron të gjithë votuesit e majtë e të djathtë që sipas tij me qytetari vendosët të ardhmen e qarqeve të tyre.
“Qeveria e ardhshme e Kryeministrit Rama, e cila do përfaqësojë gjithë qytetarët Shqiptarë pa dallime partiake!”, shprehet ai.
Mesazhi i plotë
Të nderuar qytetarë të Qarkut të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë!
Sovrani foli!
Partia Socialiste e Shqipërisë do të qeverisë edhe katër vite të tjera! Ka ende shumë punë për të bërë, dhe vota tregoi se këto punë duhet të vazhdojnë!
Një urim e kam për të gjithë votuesit, të majtë e të djathtë: Përgëzime që me qytetari vendosët për të ardhmen e qarqeve tuaja. Gjithcka ju vendosët, do u përkthehet me përgjegjshmëri dhe punë nga qeveria e ardhshme e Kryeministrit Rama, e cila do përfaqësojë gjithë qytetarët Shqiptarë pa dallime partiake! Gjithashtu një urim e kam për gjithë të zgjedhurit e parlamentit të ri, me shpresën që do të përfaqësojnë me dinjitet votuesit e tyre: Suksese dhe punë të mbarë!
Po e mbyll me dy fjale për 13856 votuesit Socialistë të Qarkut të Kukësit e veçanërisht për ata 3534 që më votuan edhe personalisht kryesisht ne Tropojë: Mirënjohje përjetë! Nuk do resht së punuari në çdo formë për ju!
Me dinjitet dhe kokën lart, unë do të jem këtu, më i fortë se kurrë



