Author: almakos

Ka përfunduar takimi në Qeveri mes kryeministrit Zoran Zaev dhe tre punonjësve nga Inspektoratit Shtetëror i Tregut. Takimi zgjati gati një orë, pas çka nuk ka pasur deklarata për media. Në takim janë shkëmbyer pikëpamjet nga të dy palët, transmeton Alsat. Punonjësit e Inspektoratit që udhëhiqet nga Stojko Paunovski kanë nënshkruar peticion të cilin ata tashmë e kanë dorëzuar në Qeveri, me çka ata kërkojnë që drejtori i tyre të mos shkarkohet. Kryeministri Zaev njoftoi shkarkimin e Paunovskit, pasi i njëjti  refuzoi të punësonte 35 administratorë në Inspektoratin e Tregut. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Nga ora 20:00 e ditës së djeshme (27.04.2021) deri në ora 05:00 të ditës së sotme Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar 41 shkelje të orës policore. Nga ky dikaster njoftojnë se janë regjistruar edhe 451 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si masë preventive për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot duhet të ketë takim me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT) lidhur me peticionin e tyre kundër shkarkimit të drejtorit të ISHT, Stojko Paunovski. – Advertisements – Inati me eprorët dhe moszbatimi i ligjit për administratorët e programit K-5 janë arsyet pse kryeministri Zoran Zaev do ta shkarkojë Stojko Paunovskin nga posti i drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Sidoqoftë, sot në mëngjes, Zaev do t’i presë punonjësit e inspektoratit në takim të cilët do të bëjnë përpjekje ta bindin atë që të mos shkarkojë Paunovskin e më pas, vendimi përfundimtar do të merret në…

Lexo më Shumë

“Shtetet e Bashkuara presin nga kandidatët dhe udhëheqësit (e Shqipërisë) që të pranojnë vendimin e votuesve kur të përfundojë numërimi i votave,” tha për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit lidhur me zgjedhjet e së dielës. Duke përgëzuar qytetarët e Shqipërisë për pjesëmarrjen aktive në zgjedhje, zëdhënësi thekson shpresën për “një certifikim të shpejtë, efiçent dhe të plotë të rezultateve nga zyrtarët e zgjedhjeve”. “Ne mbështesim misionin vëzhgues të OSBE/ODIHR-it në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara mirëpresin bashkëpunimin me qeverinë e dale nga zgjedhjet,” shton më tej zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, duke nënvizuar se Shtetet e…

Lexo më Shumë

Një incident i rëndë që ka përshkallëzuar në përplasje fizike ka ndodhur mes vëzhguesve socialistë e demokratë në shkollën “1 Maji” në Tiranë. Ndërprerja e numërimit ka qenë shkaku i përplasjes që fillimisht ka qenë verbale dhe më pas ka degjeneruar në dhunë. Palët nuk i kanë kursyer grushtat, shqelmat e karriget kundër njëri-tjetrit, duke e degraduar konfliktin fizik. Raportohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin dy vëzhgues të PS-së dhe PD-së. Më pas ka ndërhyrë policia që ka shoqëruar 7 persona. Në ambientet e shkollës ka qenë edhe deputetja demokrate Orjola Pampuri. Kjo e fundit në një prononcim për mediat…

Lexo më Shumë

Teksa në të gjithë vendin vijon numërimi i votave, kryeministri Edi Rama jep një tjetër lajm në “Facebook”. Rama shkruan se sapo kanë mbërritur në vendin tonë 8190 vaksina të tjera anti-Covid të kompanisë Pfizer. “8190 vaksina të tjera Pfizer mbrritën sonte, teksa vaksinimi vazhdon me ritëm të lartë #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Rama.

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet, Alfred Rushaj në një dalje nga selia e PD-së pohoi se në vijueshmëri të procesit të numërimit do të ketë surpriza. Rushaj tha se sot u rikuperuan dy mandate nga ana e PD-së, ndërsa iu bëri thirrje numëruesve që mos të tjetërsojnë votën e shqiptarëve. “Siç ju kemi thënë që në fillim, numërimi i çdo vote do të konfirmoj vullnetin e shqiptarëve për ndryshim. Sot pamë se si dy vende deputetësh u rikuperuan. Vazhdimi i numërimit do të ketë të tjera surpriza, të pakëndshme për kundërshtarët tanë. Ndaj i bëj thirrje çdo numëruesi të çdo partie, mos…

Lexo më Shumë

Në një dalje publike nga Selia e PS, drejtuesi politik për Tiranën Erjon Veliaj konfirmoi trendin e votës në Tiranë, ndërsa u shpreh se në Malësinë e Tiranës, PS ka arritur një fitore historike. Veliaj komentoi gjithashtu edhe deklaratat për përzgjedhjev preferenciale të kutive të votimit. “Jam shumë i lumtur për ta mbyllur këtë ditë kaq të ngarkuar. Për të gjithë ata që nuk kanë qenë ndonjëherë numërues dua ti sqaroj se ka një rend, sic numërojmë numra numërojmë edhe kutitë. Kush lider politik që për të mbajtur të vetët me gajret qartazi nuk e ka bërë kurrë të vetën…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka vizituar për herë të dytë KZAZ 39, tek Muzeu Kombëtar, për të parë nga afër procesin e numërit të votave. Pasi ka folur nga afër me komisionerët e kësaj KZAZ-je, ambasadorja është larguar nga këto ambiente, ndërsa nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët. Ndonëse këta të fundit e pyetën në lidhje me vendimin e Tom Doshit nga mandati i tij i deputetit të PSD-së, ambasadorja Kim nuk ka preferuar të japë asnjë koment.

Lexo më Shumë

Drejtuesi i PD në qarkun e Durrësit, Edi Paloka pohoi se bastionet e të djathtës ende nuk janë numëruar, ndaj i ftoi qytetarët që të presin. Në një prononcim për mediat, Paloka tha se do të dalë e vërtetë ajo çka ka pasur si parashikim PD. “Bastionet e tjera të PD nuk janë numëruar, ndaj prisni. Çfarë kemi thënë do të dali e vërtetë. Shqiptarët kanë votuar për ndryshimin dhe jemi të bindur se ndryshimi do të vijë. Presim ndryshim edhe në Durrës.”, tha Paloka.

Lexo më Shumë

Me 11 vota “pro”, 60 “kundër” dhe asnjë abstenim, nuk ka kaluar në Kuvend interpelanca për Ministrinë e Brendshëm, Oliver Spasovski, e kërkuar nga partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Ndërsa opozita maqedonase VMRO-DPMNE ka braktisur sallën e Kuvendit në momentin e votimit të kësaj kërkese. Arsyeja e interpelancës e kërkuar nga opozita shqiptare ka qenë arratisja e Sasho Mijallkovit. Por, ministri Spasovski, duke u mbrojtur në sallë, ka deklaruar se interpelanca e iniciuar nga ASH-AAA është e çuditshme, pasi ajo pason pas një aksioni të suksesshëm të MPB-së, e jo pas dështimeve të saj. Seancën e lëshoi…

Lexo më Shumë