Author: almakos

Vijon procesi i numërimit të votave shumicën e qendrave te numërimit në Shqipëri, ndërsa po dalin edhe rezultatet e para. Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi. Aktualisht janë numëruar rreth gjysma e kutive, nga ku PS kryeson.  PS prin me 50.5%, PD dhe LSI 46.5%. PSD ka 2%. Ndërkaq kanë nisur të dalin edhe në qytetet, ku në shumicën prej tyre, udhëheq. Ashtu si prite, opozita ka ruajtur…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet Facebook, Lefter Maliqi ka bërë një deklaratë të fortë. Duke bërë me dije se nuk i njeh këto zgjedhje, kandidati i LS është shprehur se votat e tij janë vjedhur. “Të dashur bashkëqytetarët e mi në qarkun e Beratit. Unë, në respekt të vullnetit tuaj, nuk i pranoj këto zgjedhje, kurrë dhe pikë. Votat e mia janë grabitur, janë blerë, janë manipuluar, nga krimi dhe mafia, për mua jo vetëm në qarkun Berat por në gjithë vendin, diçka e tmerrshme fshihet. Rezultati i deritanishëm është skandaloz dhe i pavërtetë. Mbetem më i fortë se kurrë, besoj që e vërteta…

Lexo më Shumë

Gjykatësi i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit për shoferin që gjatë ditës së shtunë tentoi t’i ikte kontrollit të policisë dhe fizikisht sulmoi një polic në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, transmeton Alsat. Ai është dërguar në burgun e Shutkës. – Advertisements – “Gjykata Themelore në Gostivar ndaj I.B. (49) nga Ballindolli i ka caktuar paraburgim prej 8 ditësh”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPBS-së.

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, paradite përkohësisht me vranësira të theksuara. Gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor, e cila pasdite përgjatë Vardarit në disa vende do të përforcohet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 18 deri në 24 gradë Celsiusë. – Advertisements – Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare. Gjatë natës në luginën e…

Lexo më Shumë

Kur ende ora nuk ka shënuar 00:00 në disa bashki të vendit ka nisur numërimi. Ka nisur procesi i numërimit të votave në bashkinë e parë në vend. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se ka përfunduar numërimi në qendrën e parë, përkatësisht në Kallamas, ku rezultati është: PS me 118 vota, PD me 114 dhe LSI me 17 vota.  Ka nisur procesi i numërimit të votave në Qarkun e Gjirokastrës, përkatësisht në Bashkinë e Memaliajt. Ndërkaq vetëm pak minuta më parë janë hapur kutitë e para edhe në bashkinë e Selenicës.

Lexo më Shumë

Kreu i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha në një konferencë për shtyp pak momente më parë (23:10) se pjesëmarrja në zgjedhjet e kësaj të diele është mbi 48 për qind. Megjithatë, sipas tij ky nuk është rezultati përfundimtar. “Sa i përket pjesëmarrjes, sipas të dhënave të stampuara nga KQZ janë në nivelin 48.2 për qind. Natyrshëm, rezultatin e plotë të pjesëmarrjes do ta kemi pasi të marrim të dhënat e plota. Pjesëmarrjen totale të zgjedhësve e kemi pasi të përfundojë procesi i numërimit”, theksoi ai.

Lexo më Shumë

Në Shqipëri u mbyll votimi për parlamentin e ri të vendit. Deri në orën 18.00, sipas të dhënave të pjesshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime ka qenë në nivelin e 45.41 përqind, ku bie në sy Dibra me pjesëmarrjen më të lartë, prej 51.69, e pasuar nga Tirana me 51.42 përqind. Qarku i Vlorës, ka riregjistruar pjesëmarrjen më të ulët me 33.05 përqind. Në të 5199 qendrat e votimit procesi ka nisur thuajse normalisht, ndërsa janë vënë re problematika që kryesisht lidhen me identifikimin biometrik, procesin që aplikohet për herë të parë në këto zgjedhje. Përmes aparaturave…

Lexo më Shumë

Një aksident tragjik ka ndodhur pas një përplasjeje mes dy makinave afër St.Pölten të Austrisë. Dy persona humbën jetën në këtë aksident, i cili ndodhi të dielën në mëngjes në Westautobahn (A1). Pesë persona të tjerë u lënduan, disa rëndë, ka njoftuar Departamenti i zjarrfikësve në St. Pölten-Stadt, shkruajnë mediat austriake. Sipas policisë, aksidenti erdhi pasi që dy makina u përplasën, njëra prej të cilave thuhet se po lëvizte në krahun e gabuar, përcjell albinfo. Përplasja ka ndodhur rreth orës 3:30 minuta të mëngjesit midis Loosdorf (qarku Melk) dhe St.Pölten, në rrugën për në Vjenë. Sipas policisë austriake, një makinë…

Lexo më Shumë

Presidenti Meta ka reaguar sërish. Nëpërmjet Facebook Presidenti është shprehur se tashmë përgjegjësia është e komisionerëve dhe e numëruesve. Edhe njëherë Meta ka përsëritur që mos të merren parasysh sondazhet, pasi në fund do të qeshin me to. Statusi i Metës Të gjithë qytetarët të relaksohen tani, pas këtij procesi të mrekullueshëm votimi. Tani është përgjegjësia e komisionerëve dhe e numëruesve. Askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine! Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet! Sondazhet, që jepen, kanë vetëm prapavija partiake dhe ju do të argëtoheni me to në fund të procesit. Qetësi dhe…

Lexo më Shumë

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, dha një mesazh në mbyllje të procesit të votimit në Shqipëri. Duke vlerësuar procesin në të gjithë vendin, Soreca theksoi se pjesëmarrja e lartë në votime tregoi se qytetarët shqiptarë e kanë kuptuar që këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme për vendin e tyre. Duke vënë theksin te disa problematika, ambasadori i BE u shpreh se do t’i dërgojë vëzhgimet e tij OSBE/ODIHR, që nesër mund të nxjerrë raportin paraprak të zgjedhjeve. Ndërkohë, kryediplomati deklaroi se vëzhguesit e BE do të vijojnë të ndjekin deri në mëngjes edhe procesin e numërimit. “Sot ka…

Lexo më Shumë

128 raste të reja dhe 6 humbje jete nga COVID jane regjistruar në 24 orët e fundit ne vendin tone. NJOFTIMI I MSH Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2789 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 128 qytetarë.…

Lexo më Shumë

Një qendër votimi në Kavajë është mbyllur rreth 3 orë përpara orarit zyrtarë. Duke folur për kamerat, komisioneri tha se e njeh këtë zonë dhe askush tjetër nuk kishte për të ardhur për të votuar. “Nuk ka njeri. 100 shpi ka fshati gjithsej. Kam pesë orë që po rri. Nga ora 1 deri tani, ka pesë orë që kam qenë këtu dhe nuk ka ardhur asnjë person me votuar. E di se sa njerëz ka kjo lagje se kam qenë në komision prej vitit 1991”, u shpreh komisioneri.

Lexo më Shumë