Presidenti Meta ka reaguar sërish. Nëpërmjet Facebook Presidenti është shprehur se tashmë përgjegjësia është e komisionerëve dhe e numëruesve. Edhe njëherë Meta ka përsëritur që mos të merren parasysh sondazhet, pasi në fund do të qeshin me to.
Statusi i Metës
Të gjithë qytetarët të relaksohen tani, pas këtij procesi të mrekullueshëm votimi.
Tani është përgjegjësia e komisionerëve dhe e numëruesve. Askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine! Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet!
Sondazhet, që jepen, kanë vetëm prapavija partiake dhe ju do të argëtoheni me to në fund të procesit. Qetësi dhe paqe tani për të gjithë ju! Shqipëria ka Fituar dhe shumë shpejt do çelim negociatat për anëtarësim.



