Kur ende ora nuk ka shënuar 00:00 në disa bashki të vendit ka nisur numërimi. Ka nisur procesi i numërimit të votave në bashkinë e parë në vend. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se ka përfunduar numërimi në qendrën e parë, përkatësisht në Kallamas, ku rezultati është:
PS me 118 vota, PD me 114 dhe LSI me 17 vota. Ka nisur procesi i numërimit të votave në Qarkun e Gjirokastrës, përkatësisht në Bashkinë e Memaliajt. Ndërkaq vetëm pak minuta më parë janë hapur kutitë e para edhe në bashkinë e Selenicës.



