Vijon procesi i numërimit të votave shumicën e qendrave te numërimit në Shqipëri, ndërsa po dalin edhe rezultatet e para. Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm.
Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi. Aktualisht janë numëruar rreth gjysma e kutive, nga ku PS kryeson. PS prin me 50.5%, PD dhe LSI 46.5%. PSD ka 2%. Ndërkaq kanë nisur të dalin edhe në qytetet, ku në shumicën prej tyre, udhëheq. Ashtu si prite, opozita ka ruajtur bastionet e saj edhe në këto zgjedhje.



